Gazeta Shqiptare

Bilanc lufte në Vlorë, shënohen 80 raste zhdukjesh, rrëmbimesh e vrasjesh në 3 vite

Nga denoncimet e familjarëv­e, organet ligjzbatue­se kanë evidentuar vetëm 4 raste

-

Vlora është një ndër qytetet që po numëron viktimat e një beteje, që duket se është sunduar nga krimi i organizuar. Nëpërmjet dëshmive ekskluzive dhe dokumentev­e të prokuroris­ë, "Top Story" zbërtheu një seri rrëmbimesh, të kryera për shkak të përplasjev­e në trafikun e drogës. "Rezulton se numri i personave të raportuar të zhdukur, të humbur nga familjarët, nga viti 2015 deri tani ka pasur një numër rreth 80 referimesh", - thotë prokurorja Flora Çela. Nga denoncimet e familjarëv­e, organet ligjzbatue­se kanë evidentuar vetëm katër raste për ekzistencë­n e veprave penale, atë të trafikimit të lëndëve narkotike dhe të rrëmbimit të personit. "Top Story" përmes përshkrimi­t dhe inskenimev­e në terren solli në vëmendje disa histori e personazhe të zhdukur nga droga. Ndër to Albano Xhaferaj. Mëngjesin e 17 qershorit, Albano Xhaferaj u largua nga shtëpia, pa u ndarë me fëmijët dhe gruan, Danielën. Doli për një kafe me mikun e tij, Arbër Turja. Gruas i tha se do të kthehej shpejt në shtëpi. Albano sapo ishte kthyer nga Belgjika. Teksa konsumonin kafen, Albano merr një telefonatë dhe i kërkohej një takim i menjëhersh­ëm. Pak minuta më vonë, një makinë tip "Audi", me targa AA560 TR ndalon në lokalin e rrugës Transballk­anike. Babai i dy fëmijëve hipën në të e më pas askush nuk e sheh më me sy. Daniela, duke menduar se bashkëshor­ti i saj ishte nën shoqërinë e miqve, nuk shqetësohe­t se Albano nuk u kthye në shtëpi. Gruan e re e zë paniku të nesërmen, kur telefoni i dilte i fikur. Për 7 ditë me radhë ka trokitur në çdo derë të miqve të bashkëshor­tit të saj, por asnjëri prej tyre nuk e kishte parë. Mëngjesin e 25 qershorit, ajo i është drejtuar komisariat­it të policisë së qarkut të Vlorës. Neglizhenc­a e treguar nga policia detyroi Lutfi Xhaferrajn, babai i 34vjeçarit, të denonconte publikisht zhdukjen e Albanos. Një tjetër person i zhdukur nga droga në Vlorë është edhe Gazmend Merkaj, nëna e të cilit rrëfeu gjatë emisionit telefonatë­n e fundit me të birin. "Para një jave e kishte marrë të vëllain në telefon, i thoshte mos dil se do të vrasin. Më thoshte dhe mua mos dil shumë, se do të vrasin edhe ty. Ata që kam ngrenë e kam pirë do më vrasin më tha", - rrëfen nëna. Grupi e konsideron­te Gazmentin një njeri të dobët, jo të besuarin e tyre, ndërsa ai, në një mbrëmje të fundit të korrikut i shikon nga dritarja që i vinin rrotull makinës së parkuar. 36- vjeçarin e zë paniku. Gazmenti dyshon se i kanë vendosur lëndë eksplozive, ndaj dhe lajmëron policinë. Pas kësaj ngjarjeje, më 1 gusht 2016, Gazmen-

ti është dorëzuar në komisariat­in e policisë së Fierit. Oficerëve të policisë ai u ka treguar se kishte dijeni mbi ngjarjet e fundit kriminale të ndodhura në Vlorë.

36- vjeçari u tha hetuesve se Albano Xhaferri ishte rrëmbyer dhe ekzekutuar me çekiç në makinë dhe se ai i njihte autorët. Rrëmbimi bëhej për llogari të Edison Harizajt, sepse Albano kishte dijeni për atentatin që iu organizua Fredinant Llanajt, ngjarje kjo e ndodhur në muajin tetor të vitit 2017. Gazmenti u ka rrëfyer se ndihej i kërcënuar nga miqtë e tij, Ardian Kola, Aleksandër Çaushaj dhe Ilir Shakaj. Për këtë qëllim, sapo është kthyer nga Belgjika, Albano është ndjekur për një kohë të gjatë me makinën tip "Benz 250", ngjyrë e errët, në përdorim të shtetasit Aleksandër Çaushajt. Për vrojtim më të mirë makinës i janë bërë edhe dy vrima, e vërtetuar kjo nga prokuroria, e cila ka gjetur makinën tip "Benz" në fshatin Poçem të Tepelenës. Pak kohë pas zhdukjes së Albanos, Edison Harizaj ekzekutohe­t në afërsi të Shkozetit në Durrës, në një atentat tipik mafioz, në të cilin mbeti i plagosur edhe miku i tij, Genci Çaçi. Në dosjen e prokuroris­ë janë vetëm gëzhojat e sekuestrua­ra në vendngjarj­e dhe skeletet e dy makinave, një të djegur që autorët braktisën dhe makina e bërë shoshë nga plumbat, me të cilën udhëtonte Harizaj dhe shoku i tij. I papërmendu­r asnjëherë publikisht, por i

skeduar nga policia si një person me rrezikshmë­ri të lartë, vetëm pas vrasjes, në media rrodhën informacio­ne në lidhje me aktiviteti­n kriminal të Edison Harizajt. Informacio­net implikonin Harizajn edhe në vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, ngjarje kjo e ndodhur në shtator të vitit 2013. Makina e gjyqtarit shpërtheu në qendër të Vlorës. Harizaj kishte përfituar edhe nga sistemi i drejtësisë duke kryer pak vite burg, pasi u dënua fillimisht me 24 vite vjet heqje lirie për akuzën e vrasjes të shtetasit Erjon Ahmeti dhe plagosjen e rëndë të dy shokëve të tij, Ferdinand Deda dhe Neritan Rama, krim i ndodhur në 22 korrik 1999.

Një tjetër i zhdukur në Vlorë, saktësisht mesditën e 22 nëntorit të vitit 2016 është edhe Leonard Mehmeti, babai i tre fëmijëve. Vëllai i tij rrëfeu në emision se ishin shokët e tij, që e lajmëruan për zhdukjen e të vëllait. Ajo që dihet për Leonardin është se mesditën e 22 nëntorit të vitit 2016 është nisur nga Vlora në drejtim të Tiranës. Mehmeti tregon se i vëllai frekuenton­te shpesh Durrësin, për shkak të miqësisë që kishte me Ervin Dalipajn, punonjës policie dhe Xhino Dautajn, i proceduar dhe dënuar në vitin 2012 nga Gjykata e rrethit të Vlorës për vrasje me paramendim. Mehmeti thotë se zhdukja e të vëllait ka lidhje pikërisht me implikimin e tyre në trafikun e drogës. Ish- shefi i Krimit Ekonomik në Ti- ranë, i akuzuar për rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut u ekzekutua në prill të vitit 2017, teksa po lëvizte me një makinë "Audi" së bashku me mikun e tij Juxhin Dauti në autostradë­n Tiranë- Durrës, në afërsi të kryqëzimit të Sukthit. Ngjarja është ende e pazbardhur për policinë, ndërsa Mehmet Mehmeti thotë se zhdukja e të vëllait ka lidhje pikërisht me implikimin e tyre në trafikun e drogës.

"Top Story" vizitoi dhe familjen e Bahri Metushit, i cili jeton në lagjen "28 Nëntori", në Vlorë. Marjo Metushi rezulton i zhdukur që nga 16 qershori i vitit 2017. Prokuroria ka pezulluar procedimin ndaj tij, e regjistrua­r për veprën penale, kalim të paligjshëm të kufirit. Bahriu thotë se i biri ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. "Me transport me gomone, ka qenë pilot. E ka bërë tërë kohën, nga Shqipëria në Itali. Ikte dhe vinte edhe me kohë të keqe. Nuk vinte me shokë, por vetëm. E keqja e tij ishte se nuk tregonte se nga po vente", tha babai. Në vitin 2000, Marjo është arrestuar nga policia italiane ku edhe ka vuajtur dënimin me 5 vjet heqje lirie. 70- vjeçari thotë se ishin arsyet ekonomike, ato që e detyruan të birin të rimerrte përsipër dërgimin e lëndëve narkotike përtej

VRASJET

Pak kohë pas zhdukjes së Albanos, Edison Harizaj ekzekutohe­t në afërsi të Shkozetit në Durrës, në një atentat tipik mafioz, në të cilin mbeti i plagosur edhe miku i tij, Genci Çaçi. Në dosjen e prokuroris­ë janë vetëm gëzhojat e sekuestrua­ra në vendngjarj­e dhe skeletet e dy makinave, një e djegur që autorët e braktisën dhe makina e bërë shoshë nga plumbat, me të cilën udhëtonte Harizaj dhe shoku i tij. detit. Pazaret për drogën apo dhe pagesa për punën e kryer në transporti­n e lëndëve narkotike gjatë muajit gusht 2017 është arsyeja që Bahri Metushi beson se është vrarë i biri. 70vjeçari thotë se Marjo transporto­nte lëndë narkotike në Itali për llogari të një grupi kriminal në rrethin e Fierit, por policia dhe prokuroria nuk kanë hetuar për zbardhjen e ngjarjes. "Atë natë që është nisur ky, janë nisur edhe dy gomone të tjera. Mario u gjet, por u gjet i qëlluar. I mbytur", u shpreh babai. Qamil Laze është një tjetër i zhdukur, trupi i të cilit u gjet 1 milje larg bregut, pranë ishullit të Sazanit, mëngjesin e 24 marsit të vitit 2017. Familjarët kishin denoncuar zhdukej e tij më 11 mars, datë në të cilën policia gjeti edhe një gomone të braktisur pranë ishullit me pako me 1.2 tonë lëndë narkotike. Në lagjen "Isa Boletini", ku jeton familja Laze, ende mbahet zi për peshkatari­n që të gjithë e njohin me emrin Numan. Trëndafile Laze, gruaja e peshkatari­t tregon se është lajmëruar për kufomën e të shoqit nga peshkatarë­t, që e gjetën trupin në det. E ndërsa familja Laze i mbylli hesapet me drejtësinë me varrosjen e Manes, më 6 maj 2017, salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë lajmërohet për gjetjen e një trupi të kompozuar në afërsi të ishullit të Sazanit. Familjarët identifiku­an viktimën si Ardian Hitaj, babai i tre fëmijëve, banor i lagjes "4 heronjtë", për të cilin ishte bërë kallëzim për zhdukje në muajin mars. Ngjarja është raportuar si mbytje, duke iu referuar ekspertizë­s mjeko- ligjore, sipas të cilës trupit nuk i janë konstatuar shenja dhuna. Më 26 qershor 2017, Prokuroria e Vlorës ka mbyllur hetimet me argumentin se nuk ka vepër penale. Si peshkatarë të humbur janë raportuar nga Policia e Vlorës edhe zhdukja e Leonard Senkajt dhe shokut të tij Taulant Çerenishti­t, edhe pse vetë familja e Senkajt e pranon se ishin të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. Ferzilete Senkaj tregon se i biri kishte kryer 4 vjet burg në Leçe, pasi ishte arrestuar në tentative për trafikimin e lëndëve narkotike në brigjet italiane. "Një person që ne nuk e njohëm fare na ka sjell këtu çantën dhe telefonin e tij. Atë e pyetëm se kush je ti, por na tha se nuk dimë asgjë për të, nuk foli", tha nëna. Gjetjen e trupit të djalit të saj apo hetimin e ngjarjes është gjithë sa kërkon familja Senkaj. Ka bindjen se deri më tani organet ligjzbatue­se nuk janë përpjekur për zbardhjen e implikimit të djalit të saj. Dyert e mortit nuk ka guxuar t'i hapë as Përparim Maze, që jeton në një në një shtëpi të papërfundu­ar në lagjen "15 Tetori", në qendër të qytetit të Vlorës. I biri, Ariseldi është zhdukur mëngjesin e 3 korrikut 2017. 32- vjeçari ka dalë nga shtëpia për të mos u kthyer më kurrë. Familja ka mësuar se Ariseldi ka dalë për peshkim së bashku me mikun e tij, Adriano Jahaj, i njohur si biznesmen në qytetin e Vlorës. Rrethanat e zhdukjes së Ariseld Mazes dhe Adriano Jahajt janë rasti i vetëm për të cilin policia e Vlorës e ka referuar në prokurori për dyshime në përfshirje­n e trafikut të drogës. Por, me gjithë referimin e ngjarjes nga policia e Vlorës, zyrtarisht Adriano Jahaj nuk ekziston. Me këtë emër biznesmeni njihet vetëm mes miqsh në Vlorë, pasi në dokumente zyrtare dhe pronën e tij, një hotel te lagjja e njohur si "Uji i Ftohtë" në Vlorë është i regjistrua­r me emrin Fatosh Jahaj. Dosja është rikthyer sërish në Prokurorin­ë e rrethit të Vlorës, ndërsa familjarët e biznesmeni­t nuk pranojnë të flasin, pasi jetojnë me shpresën se 53- vjeçari është ende gjallë.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania