Gazeta Shqiptare

Emigrantët në Greqi, sa vite duhet të punoni që të merrni pension

Eksperti: Sistemi helen i sigurimeve shoqërore nuk kthen pas paratë për shqiptarët Kriteret për të përfituar edhe pensionin kombëtar

-

Në këto raste, emigranti do të marrë Kompensimi­n e të Moshuarit të Pasiguruar, pasi të mbushë 67 vjeç dhe vlera e këtij kompensimi do të jetë 350 euro. e Pasiguruar", - thekson Savvas Robolis, pedagog i ekonomisë në Universite­tin Panteion, është një nga ekspertët më të mirë të sigurimeve shoqërore në Greqi. Ndërkohë të gjithë personat që kanë punuar me kontribute në Greqi, por janë rikthyer në Shqipëri, mund të pretendojn­ë pension e do të marrë shumën që i korrespond­on për kontribute­t që ka paguar ai dhe punëdhënës­i i tij gjatë kohës që punonte në shtetin helen. Nëse nuk merr pension nga Shqipëria, atëherë nga vendi pritës, pra Greqia, do të marrë edhe pensionin që i takon në bazë të kontribute­ve që ka paguar, por edhe pensionin kombëtar që financohet nga buxheti i vendit pritës. Pra, personi që jeton në Shqipëri dhe merr një pension nga Shqipëria, nga Greqia do të marrë pen- sionin për vitet me siguracion që i korrespond­ojnë dhe jo pensionin kombëtar. Në rast se jeton në Greqi dhe nuk merr pension nga Shqipëria, do të marrë edhe pensionin kombëtar. "Nëse merr pension nga shteti, në vendin tjetër ku je emigrant, do të marrësh vetëm pensionin që të korrespond­on në bazë të kontributi­t për siguracion dhe pagës që ke deklaruar ti dhe punëdhënës­i yt. Domethënë, nuk mund të marrësh dy pensione kombëtare, nga dy buxhete shtetërore", - thotë Robolis.

PUNA NË TË ZEZË

Emigrantët shqiptarë duhet të kërkojnë punën e deklaruar dhe me siguracion dhe jo punën e padeklarua­r dhe pa siguracion, siç ndodh jo rrallë pas vitit 2010 dhe krizës që pasoi. Elementi i dytë që duhet të kërkojnë në mënyrë kolektive, është që të ushtrojnë trysni ndaj të dy vendeve që të avancojnë në fillimin e bisedimeve për nënshkrimi­n e një marrëveshj­eje ndërshtetë­rore për sigurimet shoqërore. "Kemi tani edhe përfaqësue­sit e kreditorëv­e, diskutimet që po bëhen për reduktimin e mëtejshëm të pensioneve pas 1 janarit 2019. Në këtë studim ne tregojmë se nuk është e nevojshme që të reduktohen pensionet nga 1 janari 2019. Nuk krijojnë problem as për jetëgjatës­inë e sistemit deri në 2070, domethënë nuk i krijojnë deficite sistemit. Me ligjet që u votuan jo vetëm në Greqi, por edhe në vende të

tjerë, në shpenzimet për pensionet kanë vënë një tavan nga BE që mos të kalojë 16% të prodhimit të përgjithsh­ëm të brendshëm. Këto shpenzime në Greqi në 2070 do të jenë 10,6%, që në raport me 2016- ën ka një diferencë shumë të madhe. Mesatarja e BE- së duket se do të jetë ( në 2070) 11,4%. Do të thotë që vendimi dhe strategjia politike është që shpenzimet për pensionet t'i mbajnë të ulëta, por nga ana tjetër ulen edhe pensionet. Për Greqinë kemi parë që deri në 2050, 2060, pensioni mesatar, kryesor dhe suplementa­r së bashku, do të jetë 900 euro. Në vendet e tjerë të Europës do të jetë analog dhe në varësi të nivelit të jetesës, inflacioni­t etj.", - thekson Robolis.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania