Bandat e druvarëve: Plaçkitja e pyjeve të lashta të Shqipërisë

Prerja masive e pemëve në parkun më të madh kombëtar të Shqipërisë po shkatërron pyllin natyror të mbrojtur nga UNESCO, zbulon një investigim i BIRN

Gazeta Shqiptare - - UNAZA E MADHE - Arlis Alikaj *

Shoferi futi kamionin pro dhim sovjetik me marsh të parë kur hyri në rrugën malore. Duke ecur mbi një shkëmb të madh, kamioni u anua rrezikshëm pranë humnerës. Poshtë, një det me re shtrihej në horizont.

"Dashtë Allahu, o do t'ia dalim, ose do të vdesim", tha shoferi.

Fatalizmi i tij nuk solli shumë qetësi.

Kamioni u fik, u tund dhe më pas u rikthye në punë. Duke shkelur butë gazin, ai ia doli të kapërcejë shkëmbin për të hyrë në një shteg balte.

Kjo ishte vetëm një nga ditët e zakonshme të tregut të zi të drurit në parkun kombëtar ShebenikJabllanicë në Shqipërinë Lindore.

Pavarësisht ndalimit strikt të prerjes së pyjeve dhe regjistrimit të një pjese të Shebenik- Jabllanicës si vend i trashëgimisë botërore të mbrojtur nga UNESCO, rrjetet kriminale po shkatërrojnë pyjet natyrore për të furnizuar me dru zjarri tregun e vendit, zbuloi një investigim nga rrjeti ballkanik për gazetari investigative.

Më shumë se 2 mijë metra mbi nivelin e detit, pyjet e virgjëra të ahut në parkun më të madh kombëtar të Shqipërisë rriten të larta dhe të gjera, duke i bërë ato plaçkë të rëndësishme në një vend që ka humbur shumicën e pyjeve të veta përgjatë pesëdhjetë viteve të fundit.

Nga ryshfeti te lejet e falsifikuara apo te flotat e kamionëve të pajisur me mjete gjurmimi satelitore, investigimi i BIRN zbulon përmasat në të cilat druvarët ilegalë shfrytëzojnë zonat e mbrojtura.

Ai thekson gjithashtu kulturën e pandëshkueshmërisë në një vend kandidat për anëtarësim në BE, që po vuan të vendosë sundim ligji në fushën e mbrojtjes së natyrës.

Në lojë është shëndeti i një ekosistemi që shërben si mushkëri e Shqipërisë. Pyjet e larta ndihmojnë për të stabilizuar klimën e zonës, duke rregulluar reshjet dhe duke ndihmuar qarkullimin e ajrit, thonë mjedisorët.

I gjendur në kufi me Maqedoninë, parku është gjithashtu një nga zonat e fundit të mëdha të egra në Europën Juglindore, ku tufa ujqish të hirtë konkurrojnë me sharrat elektrike.

Bashkë me pyjet e virgjëra të ahut, sharra rrezikon bimë dhe kafshë të rralla, përfshirë zambakun shqiptar, ariun e murrmë, shqiponjat e arta dhe rrëqebullin në rrezik zhdukje të njohur ndryshe si "tigri i Ballkanit".

"Parku Shebenik- Jabllanicëështë, një nga parqet më të bukura në Ballkan, por në anën juglindore të tij është dëmtuar shumë", thotë Ahmet Mehmeti, udhëheqës i një grupi mjedisorësh të quajtur Klubi Ekologjik i Elbasanit dhe një konsulent në prokurorinë e shtetit për krimet kundër mjedisit.

"Ata përgjegjës për tregtinë e paligjshme të drurit të zjarrit po thyejnë ligjin dhe po përdorin parkun për të bërë miliona për vete". Masakra mjedisore Më 2016- ën, Shqipëria vendosi një moratorium 10- vjeçar në shfrytëzimin e të gjitha pyjeve të veta dhe ndaloi eksportin e drurit. Ndalimi erdhi pas dekadash shfrytëzimi të egër, që zhveshi shpatet dikur të gjelbra të vendit dhe shkaktoi erozion.

Autoritetet mund të vijojnë të lëshojnë leje për prerje pemësh në zona specifike për të plotësuar nevojat për dru zjarri për popullsinë vendase, por parqet kombëtare janë rreptësisht të ndaluara.

Sipas Kodit Penal shqiptar, shkelësit mund të dënohen me deri tetë vjet burg për dëmtimin e zonave të mbrojtura.

Të dhënat më të fundit nga "Global Forest Watch", një shërbim me bazë në SHBA që monitoron pyjet në të gjithë botën, tregojnë se pyjet mbulonin 17% të Shqipërisë më 2010.

Mes viteve 2001 dhe 2017, humbja e mbulesës me pyje në vend ka sjellë çlirimin e pothuajse tre megatonëve dioksid karboni, thotë "Global Forest Watch".

Një pjesë e pyjeve të mbetura është në Parkun Kombëtar Shebenik- Jabllanicë, i cili përbën 70% të biodiversitetit të Shqipërisë, sipas Klubit Ekologjik Shqiptar, një grup mjedisorësh.

Parku me sipërfaqe 340 kilometra është pjesë e Brezit të Gjelbër të Europës, një rrjet zonash ekologjike me rëndësi për Komunitetin Europian. Pyjet e lashta të ahut përreth fshatit të thellë të Rrajcës në cepin jug- lindor të parkut morën mbrojtje nga UNESCO më 2017- ën.

Pëllumb Gjini, ish- kryekomunar në fshatin Steblevë në veri të Shebenik- Jabllanicës, ndihmoi në organizimin e pleqësisë për krijimin e parkut kombëtar më 2008, pasi druvarët shkaktuan dëme "të stërmëdha" për shumë vite me radhë.

"Por ironikisht situata nuk u përmirësua dhe masakra mjedisore vijon", i tha ai BIRN. "Biznesi prej miliona dollarësh e bën të lehtë injorimin e asaj që po ndodh duke e lënë zonën pa një plan menaxhimi".

"Rreth 80 për qind e banorëve të zonës mbështeten te drutë e zjarrit për ngrohje gjatë muajve të gjatë të dimrit", shtoi Gjini.

"Biznesi prej miliona dollarësh e bën të lehtë injorimin e asaj që po ndodh".

Pëllumb Gjini, ish- kryekomunar i Steblevës

Ministria e Mjedisit nuk iu përgjigj kërkesës për intervistë apo pyetjeve me shkrim mbi prerjen e paligjshme të pyjeve.

Por, Enver Shkurti, drejtor i Inspektoratit të Mjedisit për Qarkun Elbasan, institucioni përgjegjës për zbatimin e ligjit në park, mohoi se këtu kishte një problem gjatë një interviste në një kafene në Librazhd, qyteti më i afërt me parkun.

"Nuk është e vërtetë se ka prerje të paligjshme të pyjeve në park", tha Shkurti, i cili ka qenë zëv- endëskryetar Bashkie në Librazhd nga viti 2015 deri në fillim të vitit 2018. "Institucioni ynë nuk ka informacion mbi asnjë prerje të paligjshme në park, megjithëse mund të ketë raste të izoluara".

Investigimi i BIRN zbuloi një pamje tjetër.

Në një udhëtim njëditor të fshehtë me prerësit në zonën e mbrojtur nga UNESCO pranë Rrajcës, BIRN pa parcela pyjesh të virgjëra ahu që po pastroheshin. Në shpatet e larta mbi retë gjendeshin pirgje me drurë të sapoprerë në pritje për t'u ngarkuar. Zhurma e sharrave dëgjohej kudo.

Ajo që pa BIRN nga bota e tregut të zi të drurëve të zjarrit filloi një mëngjes vere në një kafene pranë rrugës në fshatin Hotolisht, pak kilometra jashtë anës jugperëndimore të Shebenik- Jabllanicës.

Pesë shoferë që punonin për "bosët" e druvarëve po pinin duhan dhe kafe. Theksi i tyre tregonte se vinin nga pjesë të ndryshme të Shqipërisë. Targat e kamionëve të parkuar aty pranë tregonin për mjete të regjistruara në rrethe të largëta: Durrës, Fier, Korçë dhe Berat.

Secili shofer punonte për një "kompani" të ndryshme. Detyra e tyre ishte që të lidheshin me skuadrat e druvarëve në malet e Shebenik- Jabllanicës dhe të ngarkonin lëndën drusore.

Shoferët filluan të debatonin se kush do të merrte ngarkesën më të mirë nga lartësitë më të mëdha në park. Sa më e mirë të ishte lënda drusore, aq më i madh ishte fitimi i tyre.

Në tavolinë ata kishin të dhëna mbi lëvizjet e oficerëve të policisë vendore - të vlefshme për planifikimin e rrugës dhe shmangien e patrullave.

Pak më vonë, një njeri tjetër mbërriti në kafene: plaku i njërit prej disa dhjetëra fshatrave që gjenden pranë parkut.

Grupi filloi të grindej mbi atë se në cilin kamion do të hipte kryeplaku. Në fund, ai zgjodhi një shofer dhe të gjithë të tjerët u hipën kamionëve për të krijuar një karvan. BIRN shoqëroi njërin prej shoferëve, një njeri i bëshëm në të dyzetat.

"Ai zgjodhi kamionin dhe shoqërinë e atij që do t'i japë ryshfetin më të madh", tha shoferi ndërsa ndezi makinën, duke shpjeguar se pasja e kryeplakut në kamion do të thoshte më pak probleme me autoritetet apo banorët vendës.

"Kryeplaku përcakton gjithashtu vendet ku priten pemët", tha ai. Shoferët e dinë se çfarë shtigjesh të ndjekin në park sipas shenjave të vendosura me bojë në shkëmbinj apo degë pemësh në degëzimet e rrugëve të pashtruara. Secila kompani ka ngjyrën e vet të përcaktuar. Sa më i madh të jetë ryshfeti, aq më e pasur është parcela për t'u prerë. Armë dhe sharra Ndërsa ai përparoi në park, shoferi mori telefonata nga bosët, përmes tre telefonave të ndryshëm celular, secili me një bateri të jashtme. Ai tha se kamioni kishte pajisje të gjurmimit satelitor për të ndihmuar punëdhënësit që të ndiqnin vendndodhjen e tij.

Në një degëzim rruge, kamionët u ndanë.

Duke dalluar ngjyrën e kompanisë së tij në një trung, shoferi mori një shteg të pjerrët, që gradualisht u bë edhe me baltë dhe me gurë. Për 45 minutat që pasuan, kamioni çau ngadalë përpara duke u tërhequr herë pas here pas. Në një pikë, ai ndali kamionin, zbriti, vendosi shkopinj e gurë nën rrota në mënyrë që të mund të çante nëpër baltë.

Herë pas here burra me syze dielli shfaqeshin mes pemëve për t'u siguruar se kamioni do të ndiqte shtegun e duhur, i cili duhej se ishte hapur nga një buldozer që gjendej i parkuar aty pranë.

Një i ri trupmadh përshëndeti shoferin dhe i dha atij dy apo tri dokumente që shoferi tha se ishin lejet për të prerë dru në Dardhë, rreth 30 kilometra në jug të parkut.

"Këto letra do të më shpëtojnë", tha shoferi.

Kur kamioni në fund mbërriti në destinacion në kreshtën e malit pranë fshatit të vogël RrajcaSkënderbej, më shumë se 2 mijë metra mbi nivelin e detit, dhjetë banorë vendës filluan të ngarkonin trungje ahu gjigant në kamion. Burra të tjerë me sharrë në duar ishin të zënë duke prerë pemët. Stivat e druve gjendeshin gjithkund.

Disa njerëz me armë në brez mbikëqyrnin punën. Njëri rrotullonte pistoletën në dorë. "Është për kafshët", tha ai. Një nga punëtorët që po ngarkonte trungjet në kamion

Nga 26 rastet e prerjes së paligjshme që u janë referuar prokurorëve përgjatë dy viteve të fundit, 23 prej tyre përfunduan me ngritje akuzash, por vetëm një person u dënua - një burrë nga Rrajca, i cili mori një gjobë prej 650 eurosh për prerje pemësh pa leje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.