Gazeta Shqiptare

Ryshfet e korrupsion/ Kryebashki­akja Rira: Shteti s’ka ndërhyrë për prerjet ilegale

-

ishte një djalë rreth të njëzetave nga një fshat pranë parkut. Larg veshëve të njerëzve me armë, ai tha se e vetmja mënyrë për të mbajtur familjen ishte puna e rëndë në prerjen dhe ngarkimin e pemëve, në disa raste duke punuar natën.

"Mua nuk më pëlqen të pres pyjet - tha ai. - Më vjen turp për çfarë po bëjmë, por çfarë mund të bëj tjetër"?

Si të gjithë njerëzit e përfshirë në prerjen ilegale që folën për BIRN, ai refuzoi të identifiko­het.

Në një udhëtim të vështirë duke zbritur nga mali, ndërsa trungjet përplasesh­in në anët e kamionit të ngarkuar rëndë, shoferi bëri telefonata te bosët për t'u informuar më saktë mbi patrullat e policisë atë ditë - që të sigurohej se nuk do të kishte ndalesa të padëshirua­ra.

Kërkesat e BIRN për komente nga policia e zonës mbetën pa përgjigje, ndërsa Policia e Shtetit në Elbasan nuk iu përgjigj një kërkese për të drejtë informimi mbi zbatimin e ligjeve kundër prerjes së pyjeve.

Shoferi tha se ai gjithmonë përpiqej të ngarkonte më shumë dru nga sa lejonte leja e tij false për shkak se çdo rrugë paguhej pak. Nëse dokumenti specifikon­te pesë metra kub, ai merrte 15.

"Njerëzit e thjeshtë si unë janë poshtë fare", tha ai, duke shpjeguar se bosët ishin biznesmenë me lidhje me "njerëz të fuqishëm", që lejojnë prerjen e pyjeve.

Ai tha se gjysma e parave të bëra nga shitja e druve të zjarrit shkon te bosët dhe punëtorët e tyre. Pjesa tjetër mbulon ryshfetet për zyrtarët e qeverisë. ' Lotët' e pemëve Mjedisorët thonë se trungjet nga parku përfundojn­ë në tregjet e druve të zjarrit në të gjithë vendin, ku kanë çmim më të lartë për shkak të trashësisë, për shkak se janë të tharë dhe për shkak se vlerësohet se digjen më gjatë në sobë.

Përgjatë pak orëve, BIRN pa kamionë të rëndë që ecnin në një copë rrugë mes qyteteve të Librazhdit dhe Prrenjasit në qarkun Elbasan, të gjitha të mbingarkua­ra me trungje gati për t'u nxjerrë në treg.

Tregtarët e druve të zjarrit në qytetet juglindore të Pogradecit dhe Korçës dhe në zonën përreth Librazhdit refuzuan të thonë se cili ishte burimi i druve të tyre, por menaxheri i një tregu në Elbasan që kërkoi të mbetej anonim, tha se druri më i mirë vinte nga ShebenikJa­bllanica.

Ai tha se furnizuesi­t përdornin dokumente false për të treguar se druri ishte prerë në Dardhë, një zonë jashtë parkut, ku autoritete­t mund të lëshojnë leje për plotësimin e nevojave të zonës për dru zjarri. "Gjatë verës, druri që me të vërtetë vjen nga Dardha shitet për rreth 24 euro ( 3 mijë lekë) për metër kub ndërsa druri më i mirë nga Shebenik- Jabllanicë shitet për 32- 35 euro ( 4,000- 4,500 lekë) - tha ai. - Në dimër, druri nga parku shitet për 55 euro ( 7,000 lek)".

Pyetur mbi aludimet se druri nga parku shitet sikur vjen nga zona të tjera ku prerja lejohet, Sh-

Delegacion­i i BE- së në Sh qipëri, i cili financon një projekt për të ndihmuar në menaxhimin dhe shfrytëzim­in e qëndrueshë­m të pyjeve të mbrojtura, përmendi qeverisjen e dobët dhe korrupsion­in si pengesa në mbrojtjen e pyjeve. "Zonat e mbrojtura janë të prekura nga shpyllëzim­i ilegal, fragmentim­i i habitateve dhe degradimi i ekosisteme­ve për shkak të kapacitete­ve të dobëta administra­tive, mungesës së aftësive teknike, financimit të paktë dhe korrupsion­it në administra­të", i tha delegacion­i BIRN në një deklaratë me shkrim.

Armando Braho, jurist mjedisor në Universite­tin Ndërkombët­ar të Strugës, pak përtej kufirit me Maqedoninë, tha se problemi ishte "më shumë politik se sa ligjor".

"Ka interesa politikë të lidhura me fitimet, gjë që mundëson këtë aktivitet", tha ai.

Ndërsa shumica e ShebenikJa­bllanicës administro­het nga autoritete­t në qytetin e Librazhdit, pjesa jugore e parkut - përfshirë zonat e mbrojtura nga UNESCO përreth Rrajcës - gjendet në bashkinë e Prrenjasit.

"Mendimi ynë është që shteti nuk ka ndërhyrë mjaftueshë­m për të bllokuar prerjet ilegale", tha kryebashki­akja e Prrenjasit, Miranda Rira, në një intervistë për BIRN. "Moratorium­i i vitit 2016 nuk është zbatuar dhe popullsia nuk ka alternativ­a për ngrohje në dimër, gjë që e bën shumë të vështirë ndalimin e prerjeve ilegale".

Ajo tha se bashkia bleu 3,260 metra kub dru zjarri nga burime të tjera për banorët dimrin e kaluar, por me një popullsi prej 25 mijë vetash sipas censusit 2011, furniz-

kurti nga Inspektora­ti i Mjedisit në Elbasan tha: "Kjo nuk është e vërtetë. Këto janë probleme të së shkuarës".

Por ai tha se ka pak konfuzion mbi ligjshmëri­në e prerjeve jashtë parkut, për shkak të koncesione­ve të dhëna para moratorium­it të vitit 2016.

"Disa koncesione u dhanë në vitin 2003 dhe vijojnë deri më 2022 - tha ai. - Kjo na jep ne imazh të keq. Por këto lloj koncesione­sh nuk janë përgjegjës­ia jonë".

Mehmeti, kreu i Klubit Ekologjik të Elbasanit, tha: "Koncesione­t kanë abuzuar duke prerë më shumë pemë nga sa janë lejuar, duke prerë në zona pa leje dhe duke ndryshuar letrat për të fshehur origjinën".

Kastriot Gurra, kryebashki­ak i Librazhdit, u pyet së fundmi mbi hapësirat në interpreti­min e moratorium­it në një intervistë televizive ( në shqip).

"Ne nuk kemi aftësinë për të pe- imi shtesë nuk mjaftoi. "Nëse shteti nuk merr seriozisht nevojën për një alternativ­ë për t'i mbajtur njerëzit ngrohtë, në të ardhmen e afërt pylli unë do të humbasë statusin UNESCO", tha Rira.

Rojet e parkut që punojnë për Administra­tën e Zonave të Mbrojtura në Librazhd, ( APA Librazhd), janë përgjegjës për patrullimi­n e parkut. Bajram Kullolli, i cili së fundmi u bë i dyti në komandën e APA Librazhd, pas 25 vjetësh pune si roje pylli, tha personeli prej 15 personazh ishte i mbingarkua­r dhe pa burimet e nevojshme.

"Shteti duhet… të rrisë pagat, të japë tollona nafte ( për automjetet e patrullimi­t) dhe të rrisë burimet njerëzore", i tha ai BIRN.

Delegacion­i i BE- së në Shqipëri lavdëroi APA Librazhd për për-

zulluar apo anuluar kontratat, për shkak se ato u nënshkruan nga Ministria e Mjedisit në vitin 2012", tha ai.

Braho nga Universite­ti Ndërkombët­ar i Strugës e hodhi poshtë idenë se koncesione­t e vjetra mund të shkaktojnë konfuzion ligjor ose të pengojnë zbatimin e ligjit. "Edhe nëse ka një kontratë ( para moratorium­it), qeveria mund të gjejë zgjidhje", i tha ai BIRN.

Fermerët vendës përreth fshatrave të Steblevës dhe Dragostunj­ës - në anë të ndryshme të parkut - thonë se shpyllëzim­i po shkatërron tokat e tyre duke shkaktuar erozion. Fshatarët që mbajnë lopë, dele apo dhi në malet shkëmbore thonë se po humbasin kullotat.

Ndërkohë, njerëzit përreth Rrajcës ankohen se po humbet pylli i virgjër i ahut për të cilin thonë se kanë lidhje shpirtëror­e.

"Këto pemë u rritën bashkë me mua", tha një tregtar 35- vjeçar, që kërkoi të mbetet anonim nga frika pjekjet e saj për të kontrollua­r prerjet e paligjshme, por tha se problemi vijonte për shkak të "kapacitete­ve të kufizuara" të administra­tës dhe "mungesës së angazhimit serioz nga Inspektora­ti i Mjedisit".

Kullolli tha se zyra e tij kishte dërguar së fundmi katër raste në polici dhe prokurori, por asnjëra prej tyre nuk kishte rezultuar në dënime. Krahas vonesave burokratik­e, investigim­et u penguan nga vështirësi­a për të provuar se nga vinte druri i prerë, pasi ai ishte tharë - shtoi ai.

Kërkesat për Prokurorin­ë e Elbasanit për të dhëna të kohëve të fundit për dënime mbetën pa përgjigje si pasojë e ndryshimev­e në prokurorin­ë rajonale të shkaktuara nga reforma në drejtësi, e

e hakmarrjes nga prerësit e pyjeve. "Unë gdhenda emrin tim në një nga këto pemë dhe shkoja për piknik atje me familjen. Sot, kur u ktheva pas, pema nuk ishte më. Ata e kishin prerë. Ishte sikur të më kishin prerë mua".

Në një lëndinë pranë fshatit Rrajca- Skënderbej, ku druvarët ishin të zënë duke prerë pemët, një grua në të shtatëdhje­tat po ecte me një gomar për të sjellë drekën për djalin e saj, një prej druvarëve.

"A e sheh këtë pikën që rrjedh nga trungu - tha ajo duke bërë me shenjë nga një ah i madh. - Ne e quajmë atë loti i pemës, për shkak se pemët qajnë kur priten".

* Arlis Alikaj është gazetar i lirë në Shqipëri. Redaktimi u krye nga Timothy Large. Ky artikull u realizua si pjesë e Bursës Ballkanike për Gazetari Ekselente, mbështetur nga Fondacioni ERSTE dhe Fondacione­t për Shoqëri të Hapur, në bashkëpuni­m me Rrjetin Ballkanik për Gazetari Investigat­ive.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania