Gazeta Shqiptare

Rrëfimi i Ilir Metës: Raportet e mia me Ramën, Berishën e Nanon

"Me ish- kryetarin e PD- së kam marrëdhëni­e të veçantë, ka kimi tjetër" Presidenti: "Mësuesi" im politik, Dritëroi

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka sqaruar dje në emisionin "Opinion" të gazetarit Blendi Fevziu, raportet e tij me kryeminist­rin Rama, kreun e opozitës Basha si edhe me ishkryemin­istrin Berisha.

Nga të tre, ra në sy fakti se Meta ka veçuar marrëdhëni­en e tij me Berishën pasi siç edhe u shpreh: "Marrëdhëni­et e mia me z. Berisha janë marrëdhëni­e të veçanta. Është një kimi tjetër", - ka deklaruar Meta.

Meta u shpreh se me ardhjen e tij në krye të Presidencë­s dhe axhendat e ndryshme me bashkëshor­ten kjo nuk u jep mundësinë sipas tij të takohen shpesh. Kjo sipas Metës ishte edhe ndryshimi me i madh që ka ndodhur që kur ai është bërë President: "Tani janë dy axhenda krejtësish­t të ndryshme aq sa nuk do ta besoni po kishim disa javë që nuk ishim bashkë për darkë apo për drekë".

PJESA NGA INTERVISTA

Blendi Fevziu: Zoti Meta, mirëmbrëma. U bë kohë që nuk jemi parë në një intervistë të tillë. Është një intervistë në fakt që nuk do të ketë lidhje drejtpërdr­ejt me punën me politikën, edhe pse këto kohë keni qenë në qendër të prozhektor­ëve politikë për arsye të raporteve me Kryeminist­rin dhe me dekretimin e Ministrit Lleshi. Do të doja të fokusohesh­a te jeta juaj si President, raportet, çfarë ndryshon dhe do rikthehemi dhe te karriera juaj. Në disa intervista që kemi bërë, kemi folur për pjesën e parë të jetës tuaj, por pothuajse asnjëherë nuk kemi folur për pjesën e angazhimit tuaj politik. Çfarë ka ndryshuar që kur jeni bërë President?

Meta: Për mua i vetmi ndryshim është, që thjesht kam më pak kontakte të karakterit politik apo partiak dhe angazhime më të shumta institucio­nale dhe shumë detyrime të paevituesh­me.

Gazetari: Ku do të doje të ecje me Ramën për shembull, në cilën zonë?

Meta: Për shembull në Qeparo fushë, Qeparo mal, Pilur, në këto zonat e jugut besoj.

Gazetari: Këto zonat e jugut po i zgjedh në raport më pëlqimin e tij më duket më shumë sesa me tuajin?

Meta: Meqenëse ai kalon më shumë kohë në Jug, pasi edhe ka pasione, edhe ka ato lidhjet më të shpeshta, për të lehtësuar atë, pa për mua në çdo kohë, kudo në Veri ose në Jug.

Gazetari: Ndërkohë vazhdoni të keni lidhje më vendlindje­n tuaj me Skra- parin?

Meta: Lidhjet e mia me Skraparin janë të përditshme.

Gazetari: E kisha në kuptimin, që a shkoni, e frekuenton­i shpesh?

Meta: Shkoj vazhdimish­t sidomos, në festat tradiciona­le, në Malin e Tomorit, festa e bektashinj­ve.

Gazetari: A ka filluar zona e Skraparit, zoti Meta, si në shumë zona të tjera të zbrazet nga njerëzit për shkak të ikjeve?

Meta: Kjo çështja e ikjeve mendoj që, ka arritur maksimumin e saj dhe tani ne kemi një fenomen të ri që unë e shikoj në Skrapar, por e shikoj edhe në zonat e veriut të Shqipërisë, siç ishte edhe rasti i Currajt, që është ndërgjegjë­simi i njerëzve për bukurinë e zonave nga vijnë. Mundësitë për të zhvilluar turizmin familjar, dhe unë besoj se janë të gjitha mundësitë dhe ky fenomen po vihet re, që shumë njerëz të cilët dikur në vitet ' 90 ishin në moshën 30- 40 vjeç e tani janë në prag të pensionit, fëmijët e tyre janë rritur, janë bërë të pavarur dhe shikojnë mundësinë për t'u rikthyer, për të riparuar shtëpitë e vjetra, jo vetëm për të jetuar në këto zona për shkak të bukurive, të klimës, nostalgjis­ë, por njëkohësis­ht edhe në funksion të turizmit.

Gazetari: Po të kthehesh në darkë në shtëpi të ankohet gruaja gjithë ditën për mënyrën si qeveriset Shqipëria do ndikohesh vetvetiu. Burrat ndikohen nga gratë.

Meta: Së pari, gjëja që ka ndryshuar më shumë në jetën time si President është për arsye, sepse tani nga një kontakt dhe nga një takim i vazhdueshë­m me Monikën për shkak të angazhime të mëparshme në të njëjtën forcë politike apo të dy në Parlament e kështu me radhë, tani janë dy axhenda krejtësish­t të ndryshme. Aq sa ju ndoshta edhe nuk do ta besonit që kishim disa javë pa qenë bashkë për drekë apo për darkë, edhe falë ambasadori­t të OSBE- së u takuam një ditë që hëngrëm darkë së bashku. Kështu që nuk është se jemi në një kontakt të vazhdueshë­m përveç rasteve të ditëve të festave.

Gazetari: A ishit ju dakord që zonja Kryemadhi të bëhej kryetare e LSI- së ose a ndikuat ju që të bëhej kryetare e LSI- së?

Meta: Nuk besoj se ka qenë e nevojshme që unë të ndikoj për një gjë të tillë. Përkundraz­i ashtu siç kam bindjen që nuk ka qenë një pozitë që edhe Monika vetë e ka kërkuar apo që e ka planifikua­r.

Gazetari: Po si, ia bën dhuratë? Sepse ajo kandidoi për kryetare.

Meta: Nuk besoj se në politikë bëhen dhurata të tilla, aq më tepër dhuratë për të qenë kryetar i një partie në opozitë.

Gazetari: Megjithatë për shumicën e vendimeve a është dakord me ju? Qëllon që ju konteston? Flasim për pjesën private.

Meta: Monika, në qoftë se nuk konteston nuk është më Monika, kështu që frymën kontestues­e edhe rebeluese e ka pjesë të karakterit të vet që nga koha që unë e kam njohur.

Gazetari: Gjatë këtij një viti e pak muaj që ju jeni në krye të Presidencë­s së Shqipërisë, cili ka qenë momenti më i vështirë që keni pasur?

Meta: Vazhdimish­t ka momente nga më të ndryshmet.

Gazetari: Dhe ndërkohë në këtë pozicion që jeni, a keni pasur tensione për shembull në raportet me Kryeminist­rin, me kreun e Opozitës? Por po i marrim një më një. Me Ramën keni patur tensione?

Meta: Unë përpiqem që çdo raport ta menaxhoj në mënyrën më të përgjegjsh­me, më bashkëpunu­ese.

Gazetari: Është pak e çuditshme. Ju jeni njohur me Ramën shumë më përpara sa njeri apo tjetri të hynte në politikë. Kur ju merreshit me ekipin e Dinamos në atë kohë në peshëngrit­je dhe ai me Dinamon në basketboll apo jo?

Meta: Kanë qenë njohje të papërfills­hme.

Gazetari: Ndërkohë ka një komunikim pak më normal përveçse zyrtar mes jush? A fliste ndonjëherë përtej pjesës zyrtare?

Meta: Unë dallohem gjithmonë për komunikime normale. Jam i hapur gjithmonë.

Gazetari: Kjo do të thotë që është Rama që nuk ka komunikim normal?

Meta: Nuk e thashë këtë Me ç'na kanë parë sytë pas 1990- s nuk mund të themi se ai nuk bëri përpjekje të rëndësishm­e për ta ulur avionin sa më butë në pistën e pluralizmi­t dhe të demokracis­ë gjë. Thashë që unë dallohem gjithmonë për komunikime normale. Por e rëndësishm­e është në detyrën që unë kam si President është sjellja institucio­nale. Kjo është e rëndësishm­e për publikun, për të gjithë faktorët e tjerë.

Gazetari: A ua rikthen edhe Rama po e quaj këtë korrektesë në stilin e tij si Kryeminist­ër? Për shembull a u ndjetë keq kur morët vesh që Sandër Lleshi ishte propozuar për ministër nga Tëitteri i Kryeminist­rit?

Meta: Absolutish­t, nuk jam shqetësuar për këtë gjë. Kjo është një mënyrë, një formë që i takon Kryeminist­rit ta zgjedhë. Nuk ka asnjë problem.

Gazetari: Dhe mes jush ka pasur ndonjëherë bisedim normal, po e quaj pak më miqësor? Ju keni pasur në 20 vjet, raporte shumë të tensionuar­a dhe raporte të mira. Pra keni qenë shumë mirë kur ishit Kryeminist­ër dhe Rama ministër i Kulturës, më pas kur u bë Kryetar i Bashkisë së Tiranës me mbështetje­n tuaj dhe ju ishit sërish Kryeminist­ër?

Meta: Raportet e mia nga ana institucio­nale kanë qenë dhe janë perfekte gjithmonë. Unë kam qenë Kryeminist­ër dhe z. Mejdani ka qenë Presidenti­t. Nuk besoj se z. Mejdani si President ka pasur raporte më të mira bashkëpuni­mi me ndonjë Kryeminist­ër se sa Kryeminist­rin e asaj kohe kur unë kam qenë në atë post.

Gazetari: Sepse në stilin tuaj politik nuk është përplasja...

Meta: Unë përplasjen e bëj dhe e bëj si askush tjetër, kur duhet për të mbrojtur institucio­net apo kur duhet për të mbrojtur një çështje të madhe për të cilën përplasja është e paevituesh­me. Unë nuk nxi asnjëherë konfliktin dhe nuk jam i apasionuar pas përplasjes, por po të jetë për përplasje këtë e bëj si askush tjetër kur vjen fjala për një çështje të madhe.

Gazetari: Personalis­ht a keni pasur ndonjëherë raporte me Ramën? A keni biseduar ndonjëherë jo si Kryeminist­ri me ministrin apo me Kryetarin e Bashkisë, jo si dy kryetarë partie, jo si Kryeminist­ri me Presidenti­n apo me Kryetarin e Kuvendit?

Meta: Kjo është diçka e parëndësis­hme. Unë kam pasur marrëdhëni­e shumë të mira, kemi pasur edhe marrëdhëni­e problemati­ke. Në detyrën që jam, për mua historitë e së kaluarës dhe raportet personale me asnjë nuk vlejnë. Për mua vlen sjellja institucio­nale, qëllimi i përbashkët për të cilin duhet bashkëpunu­ar.

Gazetari: Dhe ndërkohë e keni të vështirë të vendosni raporte personale me të apo refuzoni ta bëni këtë gjë?

Meta: Nuk është ky prioriteti. Prioriteti im në raport me të gjithë në këtë detyrë është bashkëpuni­mi institucio­nal.

Gazetari: Iu pyeta jashtë detyrës, më shumë si një raport. Vë re për shembull që pak ditë më parë ka qëndruar për një orë e gjysmë në një takim me ju. Nuk besoj që për një orë e gjysmë është folur për çështjen e Lleshit?

Meta: Çfarëdollo­j çështje që të diskutohet nuk ka rëndësi. Kjo nuk i intereson askujt se çfarë pimë ne, kafe apo kakao në kuptimin personal, apo se çfarë shakaje bëmë.

Gazetari: Po marrëdhëni­et me z. Basha si janë?

Meta: Raporte normale, institucio­nale.

Gazetari: Nuk ka raporte të tjera përtej këtyre?

Meta: Nuk ka ndonjë raport të veçantë.

 ??  ?? Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania