Gazeta Shqiptare

Pakti i ri detar? Do të zbatoj vendimin e Gjykatës Kushtetues­e

"Nuk kam asnjë lloj nostalgjie për Enver Hoxhën, Luftën nuk e nisi ai" "Me Ramën kam raporte normale, institucio­nale"

-

takuar me të, sidomos më 5 maj takoheshim herë pas here te motra e Margarita Tutulanit. Takoheshim ndonjë herë dhe ai ishte një njeri me shumë eksperienc­ë dhe do të thosha shumë i kthjellët në reflektimi­n që kishte bërë për të kaluarën.

Gazetari: A mendoni se Ramiz Alia në fund të viteve ' 80 bëri ç'të mundej që të krijonte një kalim më të butë të pushtetit? Dhe e dyta, a ishte ai po aq fanatik sa Hoxha?

Meta: Me ç'na kanë parë sytë pas 1990- s nuk mund të themi se ai nuk bëri përpjekje të rëndësishm­e për ta ulur avionin sa më butë në pistën e pluralizmi­t dhe të demokracis­ë. Sepse ne shohim një nivel të jashtëzako­nshëm të intoleranc­ës edhe sot pas 28 vitesh, është e papranuesh­me, jo më në atë kohë kur Shqipëria ka qenë në një situatë mjaft të rëndë, edhe ekonomike, edhe sociale për të cilën nuk mund të bëhet përgjegjës thjesht Ramiz Alia si individ, pasi kjo situatë dramatike kishte nisur që me prishjen me Kinën. Kuptohet që në një situatë kaq të polarizuar për shkak të luftës së klasave dhe pasojave mjaft të rënda të saj te një shtresë e madhe e popullsisë dhe te situata ekonomike e tmerrshme, po të kemi parasysh kohën e tollonit e të 80 % dhe të gjithë fenomeneve të tjera, ka qenë mjaft e vështirë për të ecur drejt hapjes dhe drejt demokracis­ë, pasi ishte akumuluar me të drejtë një mllef shumë i madh.

Gazetari: Z. Meta, herë pas here kam parë t'ju akuzojnë ose kam parë edhe të jeni në qendër të vëmendje për një lloj nostalgjie, po e quaj, ndaj Enver Hoxhës sidomos pranisë së përdorimit të portreteve të tij. Një person që është rritur në Tiranën e viteve ' 80 ku shumicën e rasteve ishin të paushqyer për arsye të tollonit, ku shihej që vendi ishte në një marrëzi të madhe, kur bota po zhvillohej ndërsa Shqipëria ishte krejt e mbyllur, ku parullat absurde dominonin mbi logjikën normale, si mund të ketë nostalgji për Enver Hoxhën?

Meta: Së pari, nuk e di se ku është shprehur këtë nostalgji për Enver Hoxhën. Unë nuk kam asnjë lloj nostalgjie për Enver Hoxhën. Ajo që mund t'ju them është që gjithmonë kam pasur dhe kam një vlerësim dhe nderim për Luftën Antifashis­te Naciona- lçlirimtar­e...

Gazetari: E cila nuk ka qenë vetëm e Enver Hoxhës padyshim...

Meta: Jo vetëm që nuk ka qenë e Enver Hoxhës, por kur më pyetën një herë dhe fola për De Gaulle- n, që Franca sidoqoftë e kishte De Gaulle- n simbol të rezistencë­s, dhe më thanë: "Po këtu kush ishte De Gaulle?" Unë thashë: "Ishte Lufta Antifashis­te Nacionalçl­irimtare". Më pyetën sërish: "Mos ishte Enver Hoxha? Jo, - i thashë - , nuk ishte Enver Hoxha, për arsye sepse nëse rezistenca e Francës ndaj Gjermanisë naziste fillon me De Gaulle, me një figurë mjaft të njohur, që krijoi frontin e rezistencë­s, në Shqipëri kjo rezistencë ka filluar pa u krijuar as Partia Komuniste dhe pa u njohur as Enver Hoxha.

Gazetari: Ka filluar që ditën që italianët zbarkuan në Shqipëri....

Meta: Dhe më pas Enver Hoxha ishte një produkt i kësaj lufte dhe i mënyrës se si ajo u zhvillua apo qoftë edhe u manipulua në një mënyrë të caktuar. Kështu që nderimi im për LANÇ- in nuk ka asnjë lidhje me ndonjë nostalgji për figurën e Enver Hoxhës.

Ashtu sikurse unë jam i bindur që çdo figurë historike e Shqipërisë duhet parë në kuadër të kohës dhe duhet gjykuar me objektivit­et, pasi përndryshe do të fshijmë gjithmonë historinë tonë pa qenë në gjendje për të ruajtur, për të vlerësuar ato gjëra të cilat vërtetë kanë qenë pozitive dhe për të mos përsëritur ato tragjeditë.

Gazetari: Dhe mbi të gjitha nuk ka nevojë për pasione politike kur gjykohet historia...

Meta: Unë për këtë kam qenë dhe për këtë jam. Edhe për figurën e Zogut, edhe për çdo figurë tjetër.

Gazetari: Po, ju keni pasur një kontribut sidomos për rivlerësim­in e figurës së Mbretëresh­ës Geraldinë apo të mbretit Zog....

Meta: Edhe Zogu është një figurë që duhet vlerësuar me shumë realizëm, sepse përndryshe do të ishim tepër të njëanshëm dhe nuk do të mësojmë asnjëherë nga historia.

Gazetari: Por bëhet fjalë për figura që ishin anatemuar për 50 vjet dhe gati ishin fshirë nga historia dhe kjo është absurde...

Meta: Sepse ne këtë zakon e vazhdojmë edhe sot, që gjithmonë përpiqemi të fshijmë çdo gjë të mirë të paraardhës­ve dhe gjithmonë të krijojmë idenë se çdo gjë fillon nga ne.

Gazetari: Ndërkohë që 2 javë më parë erdhën në atdhe eshtrat e Mid'hat Frashërit, i cili e kishte lënë amanet në një testament, ku kishte dhuruar gjithçka që kishte përfshirë edhe reliket e familjes Frashëri për Shqipërinë dhe kërkonte vetëm të varrosej në oborrin e institutit të albanologj­isë, për të cilin ai do të kontribuon­te për t'u ndërtuar. Si e shihni kthimin e eshtrave të z. Frashëri?

Meta: Mendoj se kjo është një gjë shumë pozitive, sepse çdo shqiptar në fund fare ka të drejtë të prehet në vendin e vet, në atdheun e tij. Në ras- tin konkret është një figurë komplekse e cila ka kontribute të jashtëzako­nshme. Ne pak ditë më parë festuam 110vjetori­n e Kongresit të Manastirit. Ai ka qenë një ndër 2- 3 figurat kryesore, kryetari i kongresit dhe nënkryetar i komisionit për alfabetin së bashku me Fishtën dhe me Luigj Gurakuqin, por edhe me figura të tjera. Jo vetëm kaq, por edhe në Pavarësinë e Shqipërisë ka kontribute­t e tij, edhe më pas. Sigurisht që angazhimi tij politik apo partiak me Ballin Kombëtar është një angazhim që krijon ndarje, por unë prandaj e theksova më parë që ne duhet t'i vlerësojmë figurat me objektivit­et dhe të ruajmë e të çmojmë atë që ata kanë bërë për të mirën e Shqipërisë.

Gazetari: Edhe për momentin duket që kemi një tension me grekët për çështjen e ndarjes së detit dhe kam përshtypje­n se pala greke ka drejtuar gishtin nga ju si njeriu që po e pengoni këtë marrëveshj­e.

Meta: Unë do të theksoj edhe një herë se kam qenë dhe jam tepër i vendosur për marrëdhëni­e sa më të ngushta sa më miqësore me të gjithë fqinjët dhe padyshim edhe me Greqinë. Dhe unë do t'i bëj shërbimin tim me përkushtim­in maksimal kësaj marrëdhëni­eje edhe me Greqinë, duke marrë përgjegjës­itë e mia në radhë të parë në respekt të Kushtetutë­s së vendit tim dhe të vendimit të Gjykatës Kushtetues­e. Kështu që nuk shikoj asnjë arsye...

Gazetari: Atëherë pse vjen ky pretendim z. Meta që ju po e pengoni marrëveshj­en me Greqinë?

Meta: Nuk dëshiroj të merrem me pretendime­t e askujt, pasi nuk dua të bëhem pjesë e spekulimev­e dhe as e përpjekjev­e për të kompleksua­r Presidenti­n e Shqipërisë, që të respektojë Kushtetutë­n e vendit të tij dhe interesat kombëtare të vendit tim.

Gazetari: Jeni i bindur deri në fund për të respektuar këtë vendim të Gjykatës Kushtetues­e për çështjen e detit?

Meta: Më duket se jam tepër i qartë. Unë prirem në këto raporte për të qenë gjithmonë bashkëpunu­es dhe për të respektuar reciprokis­ht interesat e përbashkët­a.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania