Alesia Noka: Nuk do heq dorë nga modelingu për asnjë shumë të caktuar

"S'e kornizoj njeriun ideal"

Gazeta Shqiptare - - PRESIDENTI I REPUBLIKES - Egla Xhemali

Bukuria e fytyrës zbe het nëse mungon ajo e shpirtit. Alesia Noka është modeli i bukuroshes që karakterizohet nga shpirti plot ngjyra. Ajo është një nga modelet më IN të momentit. E njohur për bashkëpunimet me brandet ndërkombëtare dhe suksesin e jashtëzakonshëm me "Dolce Gabanna"- n , Alesia vjen si rrallëherë në një rrëfim për "Gazeta shqiptare", për setet e veçanta fotografike, paragjykimet ndaj femrave të bukura, për sekretin e të qenit gjithmonë në formë dhe për shumën që do ta tundonte për të mos pasur lidhje me modelingun. Më tej, Noka zbulon se është duke pozuar në Budva për një brand të famshëm. E pyetur se çfarë duhet të ketë një mashkull për të tërhequr vëmendjen e saj, bukuroshja pohon se nuk i pëlqen ta kornizojë njeriun ideal. Vështirësitë e modelingut në Shqipëri? Vitet e fundit nuk ka më vështirësi si më parë, sepse klientët janë më të mësuar me tregun dhe me pritshmëritë e modeleve profesioniste. Mendon se paragjykohen femrat e bukura? Paragjykimi nuk është vetëm për femrat e bukura. Mendoj se çdokush paragjykohet ashtu si dhe ato pak më të bukurat ose dhe meshkujt. Gjithkush paragjykohet. Seti fotografik që do e përsërisje? Fushata e parë për linjën klasike "Tarik Ediz". Aktualisht je në Budva. Impresionet e tua për setin që po zhvillon atje? Sot po fotografojmë për një brand bridal ' Nila Style'. Jam shumë e kënaqur për faktin që është një ditë shumë e ngrohtë. ( qesh) Më mirë photoshooting apo pasarela?

Photoshooting sepse materialet e përftuara qoftë ato artistike apo monetare janë më të mira. Cili është sekreti që je gjithë kohën në formë? Mendoj që është genetike, por dhe me ushqimin nuk abuzoj. Shuma që do të tundonte për të hequr dorë nga modelingu? Nuk do të hiqja dorë kurrë nga modelingu për një shumë të caktuar, madje nuk e çoj ndonjëherë në mendje. Thjeshtë një punë me një pagesë që nuk do e mendoja të arsyeshme për mua nuk do e pranoja. Profesioni juaj ka më shumë miq apo armiq? Pa diskutim që miq. Udhëtimet e shumta dhe eksperiencat e ndryshme që kaloj më kanë bërë të njoh njerëz nga fusha të ndryshme dhe kam kaluar gjithmonë bukur me ta. Çfarë duhet të ketë një mashkull që të tërheqë vëmendjen e Alesias? Asgjë specifike. Nuk mund ta kornizoj njeriun ideal. E synon tregun ndërkombëtar? Kur kam qenë e vogël, por tani që e kam prekur jam shumë e lumtur me punët e njëpasnjëshme nga vendet e botës. Do veçoja bashkëpunimin me brandet ndërkombëtare "Dolce Gabanna" & "Tarik Ediz".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.