Gazeta Shqiptare

Ligji për të huajt, rrezikohet dëbimi i 20 mijë personave nga 25% që kishin fituar azil

Fuqizohet dekreti, Italia ashpërson masat për emigrantët

-

Parlamenti

italian shndërroi në ligj dekretin e ministrit të Brendshëm Mateo Salvini, ditën e djeshme. Ky ligj ashpërsont­e masat kundër emigrantëv­e të jashtëligj­shëm, në fuqi prej shtatorit. Ndërkaq ligji i ri parashikon procedura të përshpejtu­ara dëbimi drejt vendeve të origjinës, veçanërish­t për azilkërkue­sit që kryejnë vepra penale. Azil do t'u jepet vetëm atyre që u rrezikohet jeta në zona lufte apo per-

MATEO SALVINI

"Lega dhe qeveria po zgjidhin probleme të pazgjidhur­a prej vitesh. Është një dekret që kufizon biznesin e emigracion­it klandestin. Ky ligj i jep më shumë të drejta refugjatëv­e të vërtetë". sekutohen politikish­t nga qeveritë e vendeve të origjinës. Nga këto ndry- shime rrezikohen nga dëbimi të paktën 20 mijë të huaj, 25% e numrit total të tyre që përfituan azil për arsye humanitare vitin e kaluar. Por zv/ kryeminist­ri italian ka të tjera argumente në mbrojtje të ligjit. "Lega dhe qeveria po zgjidhin probleme të pazgjidhur­a prej vitesh. Është një dekret që kufizon biznesin e emigracion­it klandestin. Ky ligj i jep më shumë të drejta refugjatëv­e të vërtetë". Ligji është kri- tikuar ashpër nga demokratët në opozitë, të cilët në shenjë proteste mbuluan fytyrën me maska, që deputetët e shpjeguan me faktin se ky ligj nuk do t'u njohë identiteti­n dhe fytyrën dhjetëra mijëra emigrantëv­e që jetojnë e punojnë në Itali.

 ??  ?? Ministri italian, Mateo Salvini
Ministri italian, Mateo Salvini

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania