Gazeta Shqiptare

Merkel kundër zgjidhjes ushtarake mes Rusisë e Ukrainës

Incidenti në det me marinarët, Vladimir Putin fajëson Kievin Prag lufte? Poroshenko kërkon ndihmën e NATOS- s

-

Pas rrëmbimit të 24 marinarëve nga Rusia Kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur kundër një zgjidhjeje ushtarake për konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës. Përgjigjja e saj vjen pas kërkesës së Presidenti­t të Ukrainës, Poroshenko, i cili i bëri thirrje NATO- s të ndërhyjë dhe të dërgojë anije në detin Azov. Tensionet mes dy vendeve u rritën të dielën kur Rusia qëlloi 3 anije ukrainase. Kancelarja Merkel thotë se kjo krizë është shkaktuar krejtësish­t nga veprimet e presidenti­t rus. Megjithatë, ajo shtoi se çështje të tilla duhet të zgjidhen vetëm me dialog dhe jo ushtarakis­ht. Presidenti Putin ka akuzuar Presidenti­n ukrainas Poroshenko për provokim lidhur me incidentin që ndodhi në det. Sipas Putin, Presidenti Poroshenko kërkon vëmendjen para zgjedhjeve të vitit 2019 dhe këtë situatë do ta përdorë për politikën e brendshme. Në kundërpërg­jigje të agresionit rus, presidenti ukrainas ka vendosur ligjin ushtarak për 30 ditë në pikat kufitare të Ukrainës. Ndërkaq më parë Ukraina ka kërkuar ndihmën e NATO- s për t'u mbrojtur nga Rusia. Në një intervistë për të përditshme­n gjermane Bild, presidenti Petro Poroshenko i bëri thirrje aleancës të dërgojë anije luftarake në detin Azov në ndihmë të forcave ukrainase. "Shpresojmë që vendet e NATO- s të jenë të përgatitur­a për të dërguar anije në detin Azov në mbështetje të Ukrainës dhe të garantojnë sigurinë për ne". Ukraina nuk është pjesë e aleancës së Atlantikut Verior. Poroshenko akuzon Putinin se po përpiqet të ringjallë Perandorin­ë Ruse dhe ta shndërrojë Ukrainën në koloni të saj. "E vetmja gjuhë që Putin kupton është solidarite­ti i vendeve perëndimor­e. Politikën agresive të Rusisë nuk mund ta pranojmë. Në fillim ishte Krimeja, pastaj lindja e Ukrainës dhe tani ai kërkon detin Azov". Sipas marrëveshj­eve të mëparshme mes Ukrainës dhe Rusisë, në ngushticën e Kerçit ku ndodhi incidenti, është i lejueshëm kalimi i anijeve të të dyja palëve. Por pas aneksimit të Krimesë nga

Rusia në 2014- ën, Moska kontrollon edhe hapësirën detare përreth gadishulli­t. NATO dhe vendet perëndimor­e mbështesin plotësisht Ukrainën. Por Bashkimi Europian është shprehur kundër shtimit të sanksionev­e ndaj Rusisë pavarësish­t

se në Shtetet e Bashkuara po diskutohet kjo alternativ­ë. Ndërsa presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, fajësoi Kievin për një konfrontim, në të cilin roja bregdetare ruse hapi zjarr ndaj anijeve të Ukrainës, duke aneksuar tri anije dhe duke kapur dh-

jetëra marinarë. Putin tha se Ukraina e provokoi qëllimisht përplasjen dhe se ajo është përpjekje e presidenti­t ukrainas, Petro Poroshenko, për të rritur popullarit­etin e tij, përpara zgjedhjeve presidenci­ale që do të mbahen në mars.

 ??  ?? Kancelarja gjermane, Angela Merkel
Kancelarja gjermane, Angela Merkel
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania