Tensionet Rusi- Ukrainë, Trump anulon takimin me Putin

Gazeta Shqiptare - - PRESIDENTI I REPUBLIKES -

Presidenti

i SHBA, Donald Trump, ka anuluar një takim të planifikuar me presidentin rus Vladimir Putin, i cili do të mbahej në Samitin e G20 në Buenos Aires të shtunën. Anulimi i takimit u njoftua nga vetë shefi i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump. Sipas mediave amerikane, anulimi i këtij takimi të parashikuar për të shtunën në Argjentinë është bërë nga tensioni i ndezur mes Rusisë dhe Ukrainës. Trump kishte dyshuar më parë nëse takimi do të zhvillohej, ndërsa në një prononcim për "Washington Post" një ditë më parë, shefi i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se gjithçka mund të anulohet, duke cituar si shkak tensionet e anijeve luftarake mes Rusisë dhe Ukrainës. Tre anije të Marinës së Ukrainës u kapën nga Rusia duke u përpjekur të kalonin të dielën midis Detit të Zi dhe Detit Azov. Ndërsa Kievi tha se e kishte njoftuar Rusinë për kalimin, ndërsa Moska zyrtare theksoi se nuk e kishte marrë një informacion të tillë. "Duke pasur parasysh faktin se anijet dhe marinarët nuk u kthyen në Ukrainë nga Rusia, vendosa që të ishte më mirë për të gjithë palët e përfshira që të anulonin takimin e planifikuar në Argjentinë me presidentin Vladimir Putin. Pres me kënaqësi një samit të rëndësishëm sapo të zgjidhet kjo situatë!",shkroi Trump në Twitter.

DONALD TRUMP

"Duke pasur parasysh faktin se anijet dhe marinarët nuk u kthyen në Ukrainë nga Rusia, vendosa që të ishte më mirë për të gjithë palët e përfshira që të anulonin takimin e planifikuar në Argjentinë me presidentin Vladimir Putin. Pres me kënaqësi një samit të rëndësishëm sapo të zgjidhet kjo situatë!",- shkroi Trump në Twitter.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.