Gazeta Shqiptare

Arratisja e Nikolla Gruevskit, PE amendament për ekstradimi­n e tij për në Maqedoni

Kërkohet për korrupsion, ish- kryeminist­ri pritet të dënohet me 2 vite burg

-

Parlamenti

Europian ka miratuar ditën e djeshme një amendament lidhur me arratisjen e ish- kryeminist­rit maqedonas, Nikola Gruevski. Në amendament­in e miratuar dhe të dorëzuar nga eurodepute­tja Judith Sargentini, Hungarisë i kërkohet që të ekstradojë ish- kryeminist­rin Gruevski në Maqedoni. Për të shkuar në Hungari ishkryemin­istri maqedonas kishte kaluar nga Shqipëria për në Mal të Zi. Ai hyri në Shqipëri nga pika kufitare e Bllatës në Maqellarë të Dibrës në datë 11 nëntor dhe po atë ditë ka dalë nga Hani i Hotit, ndërsa dy ditë më pas është lëshuar urdhri ndërkombët­ar i arrestit. Ish- kryeminist­ri maqedonas kërkohet nga autoritete­t maqedonase pasi mbi të rëndon një dënim prej 2 vitesh burg për shpër- dorim detyre. Gruevski akuzohet se bleu një Benz me vlerë mbi 600 mijë euro nga paratë e taksapague­sve maqedonas. Ndërkaq ditën e martë me 62 vota pro, parlamenti i Republikës së Maqedonisë, pa debat, në seancë plenare pranoi rekomandim­in e Komisionit për Çështjet e Rregullore­s, Imunitetit dhe Mandatit për heqjen e imunitetit tët ish- kryeminist­rit dhe deputetit, Nikolla Gruevski, edhe me kërkesën e gjykatës për shkak të caktimit të masës së paraburgim­it. Në seancë nuk morën pjesë deputetët e opozitës nga VMRODPMNE- ja, ku Gruevski është kryetar nderi. Ndërkohë, pritet që sot ekstradimi i ishkryemin­istrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski nga Hungaria, të mbështetet edhe nga shumica e deputetëve të Parlamenti­t Europian.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania