Gazeta Shqiptare

Plumb në zarf, dhurata e Armando Lulajt për ish- GKA

Artisti dërgon me postë një plumb dhe një letër "Asnjë hapje reale, institucio­ni është vetëmbyllu­r"

- Fatmira Nikolli

Një letër që në pamje të parë është e tejdukshme dhe një plumb. Nuk është vetëm ( as) një vepër arti. Artisti shqiptar Armando Lulaj i ka dërguar një plumb në zarf dje Muzeut të Arteve të Bukura, ose ishGaleris­ë së Arteve Kombëtare në Tiranë. Lajmin e ka konfirmuar vetë ai për "Gazeta Shqiptare". "PLUMB NË ZARF", 2018 ka edhe shpjegimin e vet.

"Si i vetmi institucio­n i rëndësishë­m i artit në vend, Galeria Kombëtare e Arteve, sot Muzeu Kombëtar i Arteve të Bukura, është konsiderua­r historikis­ht pikë referimi për artistët vendas, sikundër edhe për publikun. Ndërtesa aktuale, e cila ndodhet në Bulevardin ' Dëshmorët e Kombit', u inaugurua më 29 nëntor 1974, në përvjetori­n e çlirimit të vendit. Ky është edhe momenti i parë i riorganizi­mit dhe ristruktur­imit të institucio­nit, falë të cilit misioni dhe veprimtari­a artistike e galerisë vazhdoi shtysën drejt vizionit shtetëror për ndërtimin e të ardhmes socialiste", shënon ai në tekstin që shoqëron imazhet e zarfit në platformën "DebatikCen­ter".

Artisti, i njohur për veprat e tij vitet e fundit dhe si përfaqësue­s i Shqipërisë në Bienalen e Venecias( 2015), ka një mesazh që përçon me zarfin e fundit. "Në këtë moment të kohës sonë, kur i gjithë aparati shtetëror aktual shfaqet mëse i vendosur, që me çdo mjet të lançojë vendin drejt bashkëkoho­res, institucio­ni më i rëndësishë­m i artit, si pasojë e transformi­mit të tij në muze, i është nënshtruar një ristruktur­imi dhe rindërtimi të dytë. Qëllimi bashkëkoho­r i lajmëruar prej qeverisë socialiste që prej vitit 2013 nuk ka shfaqur ende e nuk mund të shfaqë kurrsesi asnjë shpërthim vizionar, asnjë zgjim, e asnjë hapje reale institucio­nale. Gjurmët që po lënë pas zbulojnë gjithnjë e më shumë drejtimin e kundërt. Institucio­ni është ngurtësuar e vetëmbyllu­r, ndërkohë që shpërthimi i vërtetë ka ndodhur dhe vazhdon të ndodhë jashtë tij", thotë Lulaj. Ai shton se "në këto kohë të demokracis­ë së paqartë dhe të kontrollit total politik mbi artin, në këtë datë historike të çlirimit të vendit nga nazifashiz­mi që përkon me përvjetori­n e 44- t të inaugurimi­t të kësaj godine, i dërgova institucio­nit një copëz të vogël realiteti". Ai e cilëson "PLUMB NË ZARF", një dhuratë për Muzeun Kombëtar të Arteve të Bukura. Ky akt u vulos dhe u siglua më dt. 29 Nëntor 2018, në orën 09: 20, dhe ju dërgua Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura, ish- Galeria Kombëtare e Arteve, me shërbim ekspres të brendshëm postar me nr. EB75647157­4AA.

EDUKIM PËRMES HESHTJES

Prej një viti, Galeria Kombëtare e Arteve që me ligjin e ri merr emrin Muzeu Kombëtar i Arteve të Bukura, është vënë në qendër të kritikave, teksa në drejtim është Erzen Shkololli. Duke e vlerësuar emrin e zgjedhur, por pa ditur platformën dhe konceptet e tij mbi institucio­nin, pas një kohe amullie, pati edhe një kohë kritikash. ( E kundërta do të ish- komunizëm) pas disa muajsh heshtje, GKA ose MAB u "rihap" me Edi Hilën, e çka vijoi pas tij, nuk e dha së gjeri idenë e hapjes, pavarësish­t cilësisë së ekspozitav­e. Krejt e kundërta. Edhe në një bisedë me Hilën, artistë të pranishëm shfrytëzua­n rastin për të përcjellë pakënaqësi­të ndaj Shkolollit dhe ministres Mirela Kumbaro, duke u shprehur se u janë mbyllur dyert e nuk i pret më njeri. Nëse ishte me vend që kritikat të bëheshin në bisedën e Hilës - ky është tjetër diskutim - por të gjendur pa zë, a të padëgjuar, artistët shfrytëzua­n të vetmen mundësi që ju dha. Së fundmi, heshtjes së pothuaj një viti, u është shtuar edhe mbyllja e Ekspozitës Ndërkombët­are "Onufri" - për çka sërish nuk ka sqarime zyrtare, siç do të duhej të ishte, kur bëhet fjalë për një institucio­n kombëtar si GKA dhe një ekspozitë tradite si Çmimi "Onufri". As Çmimi "Onufri" e as GKA nuk mund të jenë vendime personale të askujt as të mbeten vullnete personale të askujt. Hapja kulturore që propagando­het, cilësia e eventeve, mesazhi e frytet, përballja me të tjerë, kultura si pasaportë - nuk arrihen me mbylljen e "Onufrit" pas mbylljes së kahershme edhe të çmimit për fo- tografinë. Mbi çfarë ta matim veten? Cilët jemi ne që vendosim pa pyetur dhe nuk kumtojmë çfarë kemi vendosur? Mbi të gjitha, nuk mund zhbëhet një traditë duke u fshehur pas heshtjes. Përndryshe, ky a këta, nuk mund të jenë më institucio­ne të kulturës. Të cilës kulturë? Të asaj që po e zhbëjmë pa pasur guximin të themi pse? Të cilës hapje me Europën? Të asaj që ia çmojmë traditën por nuk e marrim shembull? Dhe nëse ka një plan, për të cilin publiku nuk ka dijeni, pse nuk bëhet publik - siç bëhen publike dhjetëra e evente nën mesataren, vetëm e vetëm pse janë financuar në një masë nga buxheti i ministrisë. As Ministria e Kulturës që deshi ta mbyllte

Qëllimi bashkëkoho­r i lajmëruar prej qeverisë socialiste që prej vitit 2013 nuk ka shfaqur ende e nuk mund të shfaqë kurrsesi asnjë shpërthim vizionar, asnjë zgjim, e asnjë hapje reale institucio­nale. Gjurmët që po lënë pas zbulojnë gjithnjë e më shumë drejtimin e kundërt. Institucio­ni është ngurtësuar e vetëmbyllu­r, ndërkohë që shpërthimi i vërtetë ka ndodhur dhe vazhdon të ndodhë jashtë tij", thotë Lulaj

"Onufrin" edhe dy vite më parë, as GKA, nuk e kanë parë me vend të sqarojnë se çfarë i çoi në marrjen e këtij vendimi dhe në fakt cili është vendimi. Tani, do të duhej të vizitonim ekspozitën e përvitshme ndërkombët­are. Por përtej godinës me suva të rënë, nuk ka asgjë. Qyteti është zbukuruar për foto, adresat zyrtare në rrjetet sociale të ngopin me imazhe, por ( ç') edukimi përmes heshtjes është ai që po i vret ardhmëritë e pritura. Modernitet i lëngët!

 ??  ?? Letra e dërguar nga Armando Lulaj
Letra e dërguar nga Armando Lulaj
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania