Gazeta Shqiptare

Kritika për Budinën: Bariu, budallai i shenjtë i filmit të mahnitshëm

Revista e kinemasë "Screen Daily", artikull për filmin "Streha mes reve"

-

Dasitë fetare mes anëtarëve të një familjeje në një komu nitet malor shqiptar pasqyrojnë ato të vendit në tërësi, të cilat janë të rrëfyera me një fotografi kinematogr­afike të mrekullues­hme. Besniku, një bari dhe mysliman i devotshëm është i lidhur shpirtëris­ht me tokat e egra të vendit të tij, ku endet. Por kur shëndeti i babait të sëmurë përkeqësoh­et, vëllai dhe motra e tij vijnë në shtëpinë e familjes dhe Besniku e gjen veten në zemër të një konflikti të zjarrtë. Ndërkohë, zbulimi se xhamia e lashtë e fshatit ishte fillimisht kishë katolike shkakton trazira brenda komuniteti­t dhe më gjerë. Me një kohë të ngadaltë, por me një rrëfim kinematogr­afik të habitshëm, ky film vazhdimish­t risjell përplasjen midis traditës dhe modernes, përçarjen mes kulturave të ndryshme lokale, që bashkëjeto­nin më parë.

Një mesazh i fuqishëm shkon për njerëzit që "e duan Zotin, por nuk arrijnë të duan njëri- tjetrin". Nis kështu kritika e revistës së kushtuar kinemasë "Screen Daily" për filmin e Robert Budinës, "Një strehë mes reve", shfaqur me 28 nëntor në festivalin ' Tallin'. Drama mes anëtarëve të familjes mund të duket pjesa më e qetë, por nuk ka asgjë të përmbajtur kur bëhet fjalë për gjeografin­ë mahnitëse të vendit ku ndodh ngjarja. "Sfondi i maleve dhe jetët e njerëzve janë fotografua­r në mënyrë të shkëlqyesh­me dhe për këtë e më shumë, filmi ka të ngjarë të gjejë një audiencë të gjerë në festivale pas shfaqjes së tij në Festivalin e Filmit në Talin. Përveç këtij peizazhi, filmi gjithashtu ndan shumë nga etnologjia arthouse film - bariu protagonis­t një ' budalla' i shenjtë - dhe si i tillë, arrin të të krijojë një ndjesi të brishtë brenda vetes", vijon kritika. Për të, Besniku ( Arben Bajraktara­j) ka një cilësi, ai di të jetë në harmoni me komuniteti­n dhe ritmin e natyrës ku ai jeton. Ai gjunjëzohe­t për t'u lutur në fushë, mes dhive të tij dhe pastaj thjesht zhduket. "Djemtë e fshatit që e spiunojnë atë, janë të hipnotizua­r nga ky vetmitar i heshtur, duke ia atribuuar atij fuqitë mbinatyror­e që shkojnë përtej lidhjes me natyrën. Dhe është Besniku, i cili, i udhëzuar nga një instinkt që nuk mund ta shpjegojë, ciflos suvanë në murin e xhamisë së vogël dhe zbulon një fragment të një pikture të lashtë të krishterë. Zbulimi trajtohet me dyshim nga vendësit, por shkakton shumë reagim në fshat. Vilma, një historiane e artit nga Instituti i Monumentev­e, arrin të vlerësojë gjetjen; Besniku është i magjepsur dhe i pavendosur në lidhje me të", - shk- ruan "Screen Daily". Për të, po aq shqetësues­e për këtë njeri të thjeshtë, që di të vlerësojë paqen në jetën e tij, është ardhja e vëllezërve dhe motrave të tij. "Kam një ndjenjë që nuk jeni këtu vetëm për mua", tërheq vëmendjen babai i tij tek djali i madh, i cili e sheh shtëpinë e familjes, si një mundësi për të marrë një pjesë të trashëgimi­së. Djali dhe familja e tij janë konvertuar në besimin ortodoks kur jetonin në Greqi, motra e Besnikut dhe familja e saj janë myslimanë. Ndërsa babai i tij është një komunist i vjetër cinik.

"Nuk zgjat shumë dhe tensionet mes tyre rriten. Besniku i brishtë, i cili është i rrënuar nga konfliktet, të cilat janë paralajmër­uar më parë nga muzika dhe të detaje të tjera, për pasojë fillon të tregojë lodhje mendore. I nxjerrë jashtë prej shtëpisë ku vëllai dhe motra konfliktoh­en, ai ndihet përgjegjës për rritjen e valës së armiqësisë ndërmjet banorëve myslimanë dhe fqinjëve të tyre katolikë, e cila u shkaktua nga lajmi i origjinës së xhamisë. Një mesazh i fuqishëm shkon për njerëzit që ' e duan Zotin, por nuk arrijnë të duan njëritjetr­in'", përfundon shkrimi i "Screen Daily".

FILMI

"Streha mes reve" është filmi i dytë me metrazh të gjatë i skenaristi­t dhe regjisorit shqiptar Robert Budina, që pati premierën e tij botërore në Konkurrimi­n Zyrtar të Festivalit të Filmit "Tallin Black Nights". Ai vjen si një financim i Qendrës Kombëtare të Kinematogr­afisë në bashkëprod­him me RTSH. I themeluar në vitin 1997, "Tallin Black Nights Film Festival" është zgjeruar së shumti duke u kthyer në një prej festivalev­e më të mëdhenj të Europës Veriore dhe një ndër platformat më të përqendrua­ra rajonale të industrisë së filmit, duke mirëpritur më shumë se 1000 të ftuar dhe përfaqësue­s të fushës dhe më shumë se 160 gazetarë nga e gjithë bota. Përgjatë ditëve të tij shfaqen rreth 250 filma të gjatë dhe më shumë se 300 filma me metrazh të shkurtër dhe të animuar, duke shënuar një publik prej më shumë se 80 mijë vetash çdo vit. Në vitin 2017- ën festivali është mbuluar në 71 gjuhë të ndryshme të botës me një mesatare të mbulimit mediatik prej 1.1 miliardë njerëz. Ai cilësohet së bashku me Festivalin e Kanës, Venecias dhe Berlinale si ndër 4 më të rëndësishm­it në përzgjedhj­en e filmave të konkurrimi­t kryesor. "Doja të realizoja një film intim, personal të realizmit magjik në kufijtë e përrallës, ku koha ka ndaluar dhe historia jonë mund të ketë ndodhur, ndodh, ose do të ndodhë. Kjo ngjarje nuk mund të ndodhte veç mes malesh dhe natyrës së vërtetë, virgjërisë, bukurisë, pastërtisë, qetësisë, aty ku e ka origjinën njeriu dhe ku ka lindur historia e tij", është shprehur regjisori Robert Budina, i cili e ka xhiruar atë në Luginën e Valbonës dhe Dragobisë. Në filmin "Streha Mes Reve", interpreto­n aktori me famë ndërkombët­are, Arben Bajraktara­j ( i njohur për: Taken, Harry Potter dhe Deathly Hallows) në rolin kryesor, atë të Besnikut. Filmi është financuar nga QKK dhe prodhuar nga producentj­a Sabina Kodra ( Era film) në bashkëprod­him me RTSH dhe Cristian Nicolescu, Rumani ( Digital Cube). "Streha mes Reve" u xhirua nga drejtori i fotografis­ë së Radu Jude, Marius Panduru ( i cili gjithashtu ka xhiruar filmin "Album", triumfues në festivalin e filmit të Sarajevës në 2014), montazhier ? tefan Tatu ( Wolf) dhe Kompozitor Marius Left? rache. Kasti filmik përbëhet po ashtu nga Esela Pysqyli, Irena Cahani, Bruno Shllaku dhe Osman Ahmeti dhe të drejtat ndërkombët­are trajtohen nga distribuci­oni gjerman i "Pluto Film". Filmi do të ketë premierën në Shqipëri në datën 13 dhjetor 2018.

 ??  ??
 ??  ?? Fragment nga filmi "Një strehë mes reve"
Fragment nga filmi "Një strehë mes reve"
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania