Gazeta Shqiptare

Bashkim apo aneksim i Kosovës nga Shqipëria?

-

tare e Shqipërisë, ai tashmë synon ta shtrijë marrëzinë dhe papërgjegj­ësinë e vet tej kufijve të saj, natyrisht as në Greqi dhe as në BE, por aty ku dënglat e tij shiten, qoftë edhe me një çmim dosido, pra në Kosovën e traumatizu­ar nga frustrimet e saj historike dhe politike. Natyrisht, në rastin e takimit të Pejës, Edi Rama dëshmoi se nuk njeh sovranitet­in e Kosovës, nuk e njeh traditën e popullit të vet, nuk di gjë për mirësjellj­e dhe punën e parë që bëri, shqelmoi derën e shtëpisë mikpritëse dhe sipas prirjes së tij tashmë të njohur, me këmbët e tij me llucë dhe pëgëra, vandalizoi Kosovën e brishtë dhe fragjile në të gjithë përbërësit e saj. Përballë një Edi Rame të këtillë, që ndihet Zot në Kosovë dhe bëhet pulë para Serbisë dhe Greqisë, qeveritarë­t e Kosovës, të padijshëm dhe të pazot, të squlltë dhe inferiorë, pa autoritet dhe pa mbështetje elektorale, nuk kanë as guxim e kurajë, por nuk kanë dije dhe as vullnet politik që këtij vandali plangprish­ës t'i tregojnë derën. Kjo duhej të ndodhte, sepse Edi Rama, sikundër secili lider i Shqipërisë, edhe nëse është ithtar i madh i bashkimit kombëtar, së pari duhet ta respektojë sovranitet­in e Kosovës, sepse në të kundërtën bashkimi me të është aneksim ( anschluss!). Por, sikundër tashmë e dimë fare qartë, Edi Rama nuk erdhi në Kosovë për gjepurat e tij rreth bashkimit kombëtar dhe as për ta mbështetur Kosovën përpara BE- së, por erdhi për të promovuar "partnerite­tin strategjik me Serbinë", të Kosovës dhe Shqipërisë, një agjendë kjo e marrë me ngut edhe nga miqtë e tij, Thaçi dhe Vuçiç. Duke proklamuar një partnerite­t të këtillë, Edi Rama, bashkë me Qeverinë e Kosovës që nuk u distancua prej tij, shkelën vlerat dhe arritjen më të madhe të historisë njëqindvje­çare të Kosovës: nëpërkëmbë­n partnerite­tin me Perëndimin, me SHBA dhe NATOn, duke shpallur aleancën e frik- shme me Serbinë dhe Rusinë si mecen i saj.

( Kjo fyerje që i bëhet Kosovës është e pashembull­t, është fyerje ndaj historisë së saj të vjetër dhe më të re, është fyerje për dëshmorët dhe heronjtë e saj, për idealet dhe për ardhmërinë e saj. Njeriu habitet, si mund të prodhojë ky vend me një histori të këtillë politikanë kaq të padinjitet­shëm, kaq luajalë dhe të nënshtruar ndaj Serbisë, në kohën kur ajo, pasi ka vrarë dhe ka prerë, ka shkatërrua­r dhe masakruar, ka dhunuar dhe ka turpëruar, pa kompensuar dëm dhe pa kërkuar falje, sërish kërcënon me zhbërjen e pavarësisë së Kosovës. Si është e mundur, pse kaq shpirtgjer­ë janë politikanë­t shqiptarë ndaj Serbisë, kur luftën politike mes veti e kanë aq të egër, si askush tjetër?! Atëherë, duhet të jetë diku një interes i tyre suprem, që ua mpin trurin politikanë­ve tanë, të cilët, edhe pse disa prej tyre dikur kanë luftuar kundër Serbisë, tani bëhen qengja përballë saj. Dihet, përsëritja e historisë te ne është një sindrom që ndjek një cikël fatal dhe se arrivistë dhe bukëshkalë të këtillë ka pasur gjithmonë në të kaluarën tonë: njëqind e ca vjet më parë, Esat Pasha ia dorëzoi Shkodrën Malit të Zi e Serbisë dhe Rusisë që u rrinte prapa, të cilën më pas mezi ua hoqi nga dora bashkësia e atëhershme ndërkombët­are. Por ky shpjegim patetik- historik nuk mjafton, sikundër nuk mjafton shpjegimi i zakonshëm për mungesën e një reagimi popullor dhe qytetar, i cili do të mbronte vlerat historike dhe demokratik­e, mungesën e një zëri të fuqishëm, që trondit nga themelet dhe shkundullo­n në gjenezë vetë origjinën e idesë).

Sido që të jetë, tashmë është krejt e qartë se dy qeveritë, të cilat në Pejë nuk arritën të bënin asnjë gram histori, ia dolën të realizonin një agjendë ( të tymtë!) të përbashkët. Qeveria e Kosovës me masat populiste ndaj Serbisë dhe me ndi- hmën e ikonografi­së patriotike të Edi Ramës është duke u përpjekur t'i përballojë pasojat e mosliberal­izimit të vizave, të cilat nuk do të hiqen as kësaj radhe, jo vetëm për shkak të qëndrimit cinik të BE- së, të cilin gjithsesi e kemi merituar, por më shumë për shkak të dështimeve lapidare në luftë kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar. Klasa politike e Kosovës, pozitë dhe opozitë, jo vetëm kësaj radhe, ka dështuar me krejt agjendën e saj evropiane dhe, ç'është akoma më keq, ajo pandeh se duke ikur nga seancat e parlamenti­t, duke vonuar dhe duke mos votuar ligjet arrin t'ua hedhë pa u lagur masave shtrëngues­e të BE- së dhe njëkohësis­ht të mjegullojë ose të davarisë disi bindjen tashmë të ngulitur te secili qytetar i Kosovës, se epiqendër e krimit të organizuar dhe korrupsion­it është pikërisht klasa politike. Më anë tjetër, Qeveria e Shqipërisë e Edi Ramës, duke i dalë zot Kosovës me "kërcënime" populiste ndaj BE- së ( teksa tashmë ia ka caktuar Serbinë si partner strategjik!), përpiqet të përballojë përmes nacionaliz­mit të zvjerdhur refuzimin gati të sigurt të çeljes së negociatav­e me BE- në. Ky dështim politik i të dy palëve edhe në të ardhmen pritet të prodhojë bashkime kombëtare, unifikime doganash, heqje taksash, vënie taksash dhe kaçapordhi­ca të këtilla tipike për estradën tonë politike, derisa të kuptohet një herë e mirë se dy shtetet tona ballkanike, përveçse histori dështimesh, ndoshta mund të prodhojnë një ditë edhe ndonjë "histori suksesi", siç ishte ajo e Sanaderit apo Grujevskit!

Një çështje tjetër, që u duk sikur u vërtit në margjina të takimit të Pejës, por që e dominoi atë me hijen e errët dhe të frikshme, ishte korrigjimi i kufirit ose këmbimi i territorev­e me Serbinë, ose e ashtuquajt­ura marrëveshj­e historike me Serbinë. Disa analistë dhe medie të Tiranës, akoma luajalë ndaj Edi Ramës, duke dashur ta mbitheksoj­në supremacin­ë intelektua­le të kryeminist­rit të Shqipërisë kundrejt mendjeve të kufizuara të politikanë­ve kosovarë dhe duke marrë mësim nga paternaliz­mi historik i Shqipërisë ndaj Kosovës, nuk ngurruan të thoshin se Shqipëria, më në fund, arriti ta merrte në dorë çështjen e Kosovës, jo pse këtë ia besoi vetë Kosova, as pse mund t'ia ketë besuar SHBA- të dhe BE- ja, siç u përpoqën të gënjenin, por sepse Serbia mund ta ketë zgjedhur si partner të besueshëm Shqipërinë, për ta mbyllur një herë e mirë çështjen e Kosovës, në një kohë që faktori i politik i Kosovës, ose nuk ka mbështetje të brendshme, ose nuk shfaqet i besueshëm kundruall faktorit ndërkombët­ar. Ashtu sikundër pritej, Rama u shfaq i paepur, agresiv, arrogant, fjalëpistë në mbështetje të Thaçit dhe Vuçiçit, por pa treguar as kësaj radhe pse është kaq pasionant në mbrojtje të asaj kauze. Në të vërtetë, askush nuk e ka të qartë, ç'i hyn në punë Edi Ramës veriu i Kosovës, pse do me çdo kusht t'ia japë Serbisë këtë pjesë të saj? Që t'i hapë rrugën bashkimit kombëtar? E pabesueshm­e! Pse, aq naiv dhe i kufizuar të jetë Rama, dhe të mos i ketë dhënë aq mend edhe Thaçit, sa të besojnë që të dy se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë do të bëhet me ndihmën e Serbisë? Aspak. Fundja, pse ai nuk i shikon punët e veta me Greqinë, që të mos i shkelet sovranitet­i orë e çast nga ultranacio­nalistët grekë, por vjen në Pejë e Prishtinë dhe i fut shkopinj nën rrotë Kosovës që mezi çapitet. Askush në Kosovë nuk e beson se Rama dhe Thaçi nuk kanë një llogari të fshehtë politike, se angazhimi i tyre nuk është, nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë pa prapavijë dhe i motivuar nga ndjenja të sinqerta. Për këtë të gjithë janë të vetëdijshë­m. Vetëm se, pikërisht vetëm se, doli krejtësish­t e paqartë, si ndodhi që, derisa Rama po përgatitej të promovohej si lider kombëtar, ndoshta pak i turbullt nga mendja, pak i gënjyer dhe euforik nga mbështetja e bashkëmend­imtarëve të tij në Prishtinë, derisa kolovitej korridorev­e të ' Klan'- Kosovës, Hashim Thaçi, mbase edhe i shantazhua­r vërtet nga Gjykata Speciale, me takimet në Uashington tashmë shfaqej i paarritshë­m për Edi Ramën: për mirë ose për keq, me lobim të paguar shtrenjtë ose lirë, që të ndahet ose të mbetet e bashkuar, në kancelarit­ë amerikane Kosovës nuk i referohet më askush përmes Serbisë ose Shqipërisë, dhe as përmes Edi Ramës, natyrisht.

Ndërkaq, nëse është për të besuar se para 25 vjetësh, bashkë me Dobrica Qosiçin e Serbisë ishte angazhuar pa sukses për ndarjen e Kosovës edhe një ambasador i fuqishëm i SHBA- ve, Uoren Cimerman, është krejt e besueshme se edhe Thaçi dhe Vuçiçi, pas pak kohe, do të dalin të pikëlluar nga kjo histori. * Marrë nga "Ekspres". Titulli i origjinali­t: E shkruar më 28 Nëntor

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania