DERBI NË SHIFRA

Gazeta Shqiptare - - PRESIDENTI I REPUBLIKES -

Tirana, derbi i madh i kryeqytetit nuk vjen ashtu siç tifozët e futbollit shqiptar do të dëshironin ta shihnin. Natyrisht kjo për faktin se skuadrat po jetojnë realitetin të ndryshme. Të kuqtë janë në valle për titull, kryesojnë me meritë dhe duelojnë prej javësh me Skënderbeun, ndërsa Tirana që prej rikthimit në Superiore, është e përfshirë në luftën për mbijetesë, duke zhgënjyer pritshmëritë e mëdha të tifozërisë saj. Partizani është i pari në tabelë me 31 pikë pas 14 javësh kampionat, Tirana e teta me 11 pikë, 20 më pak sesa rivalët e përjetshëm. Të kuqtë e Skënder Gegës janë ekipi që ka shënuar më shumë fitore deri më tani, plot 10, ndërsa bardheblutë kanë fituar vetëm dy herë, të dyja në epokën Ze Maria, ndërsa Ardian Mema vijon të jetë në kërkim të suksesit të parë. Sulmi mes skuad- rave nuk ka ndonjë diferencë të frikshme. Partizani ka shënuar 15 gola, ndërsa Tirana 12, por ajo që bën diferencën është prapavija. Partizani është mbrojtja më e mirë e kampionatit me vetëm 6 gola të pësuar, ndërsa Tirana ka në arkivin e saj 17 gola të pësuar, çka ka reflektuar dhe ecurinë e dy ekipeve deri më tani. Bardheblutë nuk fitojnë praj 7 javësh, ndërsa "demat" ndërpreu serinë prej 3 fitoresh radhazi me humb-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.