Gazeta Shqiptare

Mema: Jemi të karikuar, mungesa e Hoxhës, pozitive

Tirana ka luajtur mirë, por i ka munguar suksesi, sukses që e duan ndaj Partizanit sot Trajneri bardheblu shpreson të gëzojë tifozët e tij

-

Ardian Mema kërkon fitoren e tij të parë në krye të Tiranës dhe këtë kërkon ta bëjë pikërisht në derbin e madh të kryeqyteti­t. Partizani është kryesues ndaj përballja është e vështirë, por për trajnerin bardheblu kjo do të ishte sfida e duhur për të ndryshuar sezonin e Tiranës, që deri më tani ka qenë larg pritshmëri­ve. Në konferencë­n e fundit për shtyp në prag të sfidës së sotme, Ardian Mema e shikon si një bonus për të tijtë mungesën e portierit dhe kapitenit të kuq, Alban Hoxhës.

Do të donit Partizanin në debutim, por a është momenti i duhur?

E thashë edhe kur erdha këtu, pasi doja të jepja një mesazh për lojtarët. Dua të bëj ndeshje të forta, si derbi. Është një takim me histori të madhe, edhe kur kam qenë futbollist i doja ndeshjet e forta. Është gati Tirana? Çdo gjë varet nga futbollist­ët, por edhe nga unë. Bashkë më lojtarët e shohim si ndeshje të radhës, edhe pse ka peshën e vet. Duhet të bëjnë detyrat si në çdo ndeshje. Karikimi nuk mungon. Edhe Partizani vlen 3 pikë, si çdo ndeshje tjetër.

Ultrasët kanë deklaruar bojkotin e ndeshjes.

Që kur kam lënë futbollin, tifozët kanë dhënë spektakël dhe ne nuk e kemi shijuar. Më shumë ka pasur spektakël në shkallë. Ata kanë luajtur më mirë se lojtarët, shpresojmë që spektakli të jetë në fushë.

Do të ketë ndryshime formacioni?

Ka ndryshime të vogla. Mbrojtja do të jetë njësoj, por mund të lëvizim gjatë lojës. Po të shikojmë golin ndaj Skënderbeu­t e pësuam në goditje standarde. Aty marrin pjesë edhe mesfusha edhe sulmi. Ishte vendosje jo e mirë.

Presioni është te Parti- zani, a favorizohe­t Tirana?

Çdo futbollist ka peshën e vet. Hoxha është ndër portierët më të mirë. Ky presion është te Partizani, u mungon një titullar. Duhet të veprojmë mirë përpara portës, qoftë me Albanin apo tjetrin. Kjo është pjesa ime e punës, duke marrë në konsiderat­ë kush luan në portë.

Do të preferonit lojë të keqe dhe fitore?

Nuk ka asnjë trajner që dëshiron që ekipi të mos luajë mirë. Kemi bërë mirë lojë, por nuk mjafton. Pres rezultate, unë dhe futbollist­ët. U bë kohë e gjatë pa fituar. Na ka munguar, do të ishte kënaqësi po të fitonin.

Çfarë keni menduar për sulmin?

Nuk e kam deklaruar si do të luaj dhe ju nuk mund ta dini. Strategjia është ndryshe për çdo ndeshje. Nuk mund të them se si do të sulmojmë. Puna e tra- jnerit është ta çojë ekipin deri te porta. Me këtë gjë kam punuar.

Ndërkohë mbrojtja ka çaluar.

Në futbollin e sotëm është i rëndësishë­m grupi. Një lojtar analizohet edhe në lëvizjet që bën individual­isht, në repart dhe në bllok. Në janar mund të shikojmë për lojtarë të tjerë. Kemi nisur të shohim, por kjo s'do të thotë presion për lojtarët e tjerë Duhet konkurrenc­ë, kush ta meritojë të luajë. Fanellën nuk ta jap Ardian Mema.

Nëse barazoni komplikohe­t situata?

Dëshira është të fitojmë, por futbolli i njeh të 3 rezultatet. Nuk e parashikoj dot si del ndeshja nesër ( sot).

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania