Gazeta Shqiptare

ISH- KAPITENI I SKËNDERBEU­T

Shkëmbi rikthehet në Korçë si kundërshta­r

-

Blendi

Shkëmbi rik thehet në Korçën e tij, kësaj radhe si kundërshta­r. Ish- kapiteni dhe lideri i Skënderbeu­t të suksesshëm, e ndërpreu karrierën e tij si futbollist një sezon më parë për t'iu përkushtua­r asaj të trajnerit, fillimisht te Liria e Prizrenit dhe sot te Teuta. Pikërisht në krye të durrsakëve, Shkëmbi i shkaktoi humbjen e parë Skënderbeu­t në javën e gjashtë të kampionati­t dhe që u lejoi bregdetarë­ve të rifillon më pas ringritjen, ku në 8 javët e fundit kanë koleksinua­r 5 fitore, dy barazime dhe një humbje, humbje që erdhi ndaj Partizanit kryesues. Pra, me pak fjalë, Teuta arriti të krijojë një identitet të sajin, çka e katapultoi në vendin e tretë të renditjes me 25 pikë, 5 më pak sesa Skënderbeu i vendit të dytë, ndaj të cilit do të ndeshet ditën e shtunë në Korçë, një sfidë e gjitha për t'u shijuar, pasi edhe skuadra e Orges Shehit, durrsakut që është në krye të kampionëve, dhe që do të kërkojë, gjithashtu, sikundër edhe Bledi Shkëmbi, suksesin ndaj qytetit të tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania