Gazeta Shqiptare

Shqipëria mbetet e 60- ta, Kosova ngjit 6 vende.

Renditja e Fifa- s, kryeson Belgjika

-

Shqipëria

vijon të mbetet në vendin e 60- të në ren ditjen e Fifa- s dhe për muajin nëntor. Kuqezinjtë zhvilluan dy sfida në këtë periudhë, atë ndaj Skocisë, ku u mposhtën 4- 0 dhe suksesin ndaj Uellsit me fitoren 1- 0. Padyshim që renditja tregon dhe formën e kuqezinjve, që në këtë edicion të Ligës së Kombeve kanë vijuar me paraqitje jo të mira duke qëndruar larg performanc­ave që e ngjitën Shqipërinë në rekordin e saj historik.

Vijon ngjitjen Kosova. Dardanët kanë fituar 6 pozicione dhe tashmë gjenden në vendin e 136. Padyshim që këtu kanë ndikuar fitoret ndaj Maltës dhe Azerbajxha­nit, që i lejuan Kosovës të ngjitet në Ligën C, aty ku bëjnë pjesë dhe kuqezinjtë.

Sa i takon kreut të renditjes, Belgjika vijon të mbajë vendin e parë, e ndjekur nga Franca dhe Kroacia. Jashtë 10 vendeve të para Gjermania, me skuadrën e Lëvit që ka humbur sërish 2 pozicione dhe ka zbritur në vendin e 16- të

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania