Flamurtari do të kërkojë vazhdimësinë ndaj Kastriotit

Vlonjatët duan fitoren e dytë radhazi

Gazeta Shqiptare - - PRESIDENTI I REPUBLIKES -

Flamurtari

kërkon të bëjë bis fitoresh ndaj Kastriotit. Ku qezinjtë e Ilir Dajës do të udhëtojnë këtë fundjavë në Fushë- Krujë për t'u përballur me krutanët e vendit të fundit, ndërsa vlonjatët do të kërkojë të kërkojnë të rrisin serinë e fitoreve, që nisi të premten e shkuar ndaj Partizanit. Në fakt, vazhdimësia ka qenë problemi më i madh për formacionin e Ilir Dajës në këtë edicion. Hera e fundit që kuqezinjtë kanë arritur dy fitore radhazi ka ndodhur në javën e dytë ndaj Kukësit dhe në javën e tretë ndaj Luftëtarit, të dyja fitore me të njëjtin rezultat 1- 0, më pas, që prej 1 shtatorit, vlonjatët kanë nisur një seri ndeshjesh jo bindëse, me dy humbjet ndaj Skënderbeut dhe Partizanit për t'u rikthyer te suksesi në javën e gjashtë ndaj Kastriotit, më pas tre pikë ndaj Tiranës në javën nëntë, fitorja ndaj Kukësit në javën e 11- të dhe trepikëshi i fundit ndaj Partizanit në javën e 14- të. Kjo thyerje e vazhdueshme rezultatesh ka bërë që Flamurtari të jetë në vendin e gjashtë me 22 pikë, 9 më pak sesa Partizani kryesues, ndërsa duket se Kastrioti vjen pikërisht në momentin e duhur për kuqezinjtë, që do të synojnë të krijojnë një vazhdimësi me shpresën për të ngushtuar diferencën me dyshen e kreut dhe për t'u rikthyer edhe njëherë në pretendimet madhore të fillimsezonit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.