Gazeta Shqiptare

"Unaza", Basha: Projekti, pastrim ndërkombët­ar parash

Kreu i PD: Në tenderin korruptiv, të përfshira të gjitha institucio­net e shtetit "Duan të vjedhin 18 mil euro në dorë"

-

Banorët e Unazës së Re në kryeqytet dolën sërish dje në protestë, duke kundërshtu­ar prishjen e banesave të tyre, siç e parashikon projekti për Unazën e Madhe. Në ditën e 34- të protestës, banorët janë vendosur në dy anët e rrugës pranë mbikalimit te pallati me shigjeta, duke bllokuar qarkullimi­n e mjeteve. Paralelish­t me atë në Unazën e Re, protesta u zhvillua edhe në Shkozë, ku banorët bllokuan rrugën. Ata janë kundër prishjes së banesave të tyre, siç e parashikon projekti për ndërtimin e Unazës së Madhe. Banorët bllokuan qarkullimi­n e automjetev­e, si dhe u vunë flakën kazanëve të plehrave. "Duam shtëpitë tona! Nuk duam probleme me policinë! Duam dëmshpërbl­im!", tha një prej banorëve. Tashmë me pezullimin e punimeve për lotin nr. 1 të segmentit të Unazës së Madhe, që shtrihet nga Ura e Lanës deri te mbikalimi i sheshit "Shqiponja", banorët e "Astirit" ishin më të motivuar në ditën e 34 të protestës së tyre.

MBËSHTETJA

Kreu i PD- së, Lulzim Basha, iu bashkua sërish dje protestës së banorëve të "Astirit" kundër shembjes së shtëpive të tyre nga projekti i Unazës së Re. Pasi Prokuroria nisi hetimet lidhur me tenderin për këtë projekt, lideri demokrat tha se një gjë të tillë PD e ka paralajmër­uar që prej dy muajsh se ishte një projekt vjedhjeje e jo zhvillimi. Sipas tij, ky projekt është pastrim ndërkombët­ar parash. "Donte të vidhte 18 milionë euro për t'i çuar në Amerikë. Se çfarë do të bënte me këto para, do ta marrim vesh edhe këtë. Qëndresa dhe bashkimi funksionoj­në dhe e zmbrapsin hajdutërin­ë. Zgjidhja politike është ngritja dhe bashkimi i qytetarëve për të shembur këtë sistem që nuk ka asnjë lidhje as me demokracin­ë dhe as me ekonominë e tregut", tha Basha. Ai akuzoi se në tenderin korruptiv janë të përfshira të gjitha institucio­net e shtetit. "E vërteta triumfoi, vjedhje dhe pastrim parash ku janë përfshirë të gjithë institucio­net e shtetit, prokurimet publike, ARRSH, Ministria e Transporti­t, Bashkia e Tiranës, Policia Ndërtimore. Të gjithë këta bashkë i lidh Edi Rama. Do jemi në krah të këtyre njerëzve derisa të garantojmë të drejtat e tyre, shtëpitë e tyre, anulimin dhe hetimin e plotë të këtij tenderi korruptiv dhe vënien para ligjit të gjithë personave përgjegjës nga kryeminist­ri deri te nëpunësi më i

thjeshtë dhe çdo person tjetër i përfshirë në këtë aferë të tmerrshme", deklaroi z. Basha. Më herët nga selia blu, z. Basha kërkoi që Autoriteti Rrugor Shqiptar të dalë para drejtësisë, ndërsa sipas tij, faktet e publikuara i nxorën maskën e vërtetë të Edi Ramës. "Është e qartë për të gjithë se projekti i Unazës është një

vjedhje dhe jo një zhvillim. Sot të gjithë po shohin Ramën e vërtetë pa maskë dhe fasadë. Arroganca, dhuna dhe këmbëngulj­a mizore dymujore për të nxjerrë nga shtëpitë qytetarët frymëzohet nga makutëria për para. Ne kemi dy muaj që e themi çdo ditë këtë gjë, pavarësish­t se helmimi i propagandë­s i ka penguar qytetarët të shohin "Është e qartë për të gjithë se projekti i Unazës është një vjedhje dhe jo një zhvillim. Sot të gjithë po shohin Ramën e vërtetë pa maskë dhe fasadë. Arroganca, dhuna dhe këmbëngulj­a mizore dymujore për të nxjerrë nga shtëpitë qytetarët frymëzohet nga makutëria për para. Ne kemi dy muaj që e themi çdo ditë këtë gjë, pavarësish­t se helmimi i propagandë­s i ka penguar qytetarët të shohin të vërtetën", - tha Basha.

të vërtetën. Sot të gjithë po shohin Ramën pa maskë, një hajdut që për të mbushur xhepat e tij është i gatshëm të flakë në rrugë pleq e fëmijë. Mbrëmë këto fakte tronditëse u shfaqen në emisionin ' Të Paekspozua­rit'. ARRSH e Ramës duhet të dalë e gjitha para drejtësisë. Të gjitha koncesione­t janë akte korrupsion­i", - tha Basha.

 ??  ?? Fakimile e dokumentev­e të publikuara në emisionin “Të Paespozuar­it”
Fakimile e dokumentev­e të publikuara në emisionin “Të Paespozuar­it”
 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha
Kreu i PD- së, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania