Gazeta Shqiptare

Skandali me Unazën, Kryemadhi: Prokuroria të hetojë projektin famëkeq

-

Kryetarja

e LSI, Moni ka Kryemadhi, i bëri dje thirrje Prokuroris­ë të nisë hetimet për projektin e Unazës së Madhe. Duke iu referuar dokumentev­e të publikuara në emisionin "Të paekspozua­rit" në "News 24" për kompaninë që ka fituar tenderin që ka falsifikua­r firmën e sekretarit amerikan të shtetit, Kryemadhi tha se janë provat e mjaftueshm­e për prokurorin­ë. "Banorët e Unazës së Re i ka bërë pronarë ligji i 2006- ës, të cilin ne si institucio­ne e si politikë e kemi shkelur me të dyja këmbët. Pabarazia para ligjit quhet diskrimini­m. Kjo është qeveria që bën qeverinë më të mundshme raciste që kemi parë në këto 27 vjet. Tenderi i Unazës së Re që dje u fak- tua nga një emision ku kishte të falsifikua­r firmën e sekretarit të shtetit, tregon se ka kaluar çdo shkallë dhe çdo normë morale dhe ligjore të kësaj qeverie. Tenderi i Unazës së Re jo vetëm që është një vepër korruptive, por është një ndasi sociale që përbën diskrimini­m. Prokuroria e ka veprën penale dhe nuk ka më ça pret për të filluar hetimin e kësaj vepre korruptive, diskriminu­ese që është bërë ditën me diell. Prokuroria ka përpara korrupsion­in e tenderit, dokumente të falsifikua­ra, prandaj nuk mbetet gjë tjetër që të tregojë angazhimin e saj për të treguar që ne kemi bërë reformë në drejtësi", theksoi Kryemadhi. Sipas saj, shpërblimi i drejtë sipas ligjit është më e pakta që mund të bëjë qeveria shqiptare. "Nuk kemi parë e dëgjuar që një projekt për 2.3 km rrugë kushton 48 mln euro dhe ka zero dëmshpërbl­im për banorët. Prokuroria të nisë procedim penal ndaj të gjithë hartuesve të këtij projekti famëkeq. Iu bëj thirrje të gjithë atyre që janë të përfshirë në këtë zullum të kthejnë sytë nga qytetarët", tha Kryemadhi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania