Gazeta Shqiptare

Skandali me tenderin tek Unaza, SHBA nisin hetimet ndaj firmës ' DH'

"Dunwell Haberman", pas akuzave për korrupsion: Po monitorojm­ë zhvillimet në Tiranë Hije dyshimi mbi një nga firmat fituese

-

Shqipëria përballet me një tjetër skandal kor rupsioni, që ka të bëjë me një prej kompanive që ka fituar tenderin për një prej segmenteve të Unazës së Madhe në Tiranë. Kompania shqiptare funksionon si degë e një kompanie të regjistrua­r në shtetin Delaware në Shtetet e Bashkuara. Zyra e sekretarit të shtetit në Delaware konfirmoi për "Zërin e Amerikës" se ka filluar hetimet për të përcaktuar në se kompania "Dunwell Haberman", ose ndonjë prej zyrtarëve të saj është përfshirë në aktivitete të paligjshme, mashtrime ose falsifikim­e. Firma "Dunwell Haberman" vepron në Shqipëri përmes filialit të saj vendës "DH Albania", e cila ka fituar një tender prej rreth 20 milionë dollarësh për një prej segmenteve të Unazës së Madhe në Tiranë. Firma dyshohet se ka kryer dy falsifikim­e për të siguruar kontratën në Shqipëri. Ka falsifikua­r datën e krijimit. Në Dalaware kompania figuron e regjistrua­r para 6 muajsh, në 25 qershor 2018, ndërsa në Shqipëri ka depozituar dokumente, sikur ekziston që nga qershori i 1998. Dokumenti i dytë, që dyshohet të jetë falsifikua­r është një certifikat­ë e sekretarit të shtetit se kjo firmë nuk i ka detyrime fiskale shtetit. Zëdhënësi i sekretarit të shtetit, Doug Denison, i tha "Zërit të Amerikës" se për certifikat­ën nuk ka pasur asnjë kërkesë nga firma dhe as nuk është lëshuar ndonjë dokument. Dokumentet e falsifikua­ra dolën për herë të parë në Shqipëri mbrëmë, gjatë emisionit "Të Paekspozua­rit", në televizion­it "News 24". Sipas zëdhënësit, çështja pritet t'i kalojë për hetime penale zyrës së Prokurorit të Përgjithsh­ëm në Daleëare, që drejtohet nga Matt Denn. Nëse autoritete­t gjejnë shkelje, firmës mund t'i anulohet regjistrim­i si biznes në këtë shtet dhe ndaj saj mund të ngrihen akuza kriminale. Meqë kompania ka aktivitet në një vend tjetër jashtë Shteteve të Bashkuara, rasti mund t'i referohet për ndjekje edhe Departamen­tit të Drejtësisë në Uashington.

REAGIMI

Pas akuzave për korrupsion, reagoi vetë kompania "Dunwell Haberman LLC" ( Delaware), që funksionon si degë e një kompanie të regjistrua­r në shtetin Delaware në

Shtetet e Bashkuara. Në një njoftim të siguruar nga "Balkan Web", kompania shprehet se është në përputhje të plotë me rregullat dhe procedurat ligjore dhe administra­tive vendore dhe ndërkombët­are. Dokumentet e falsifikua­ra dolën për herë të parë në Shqipëri mbrëmë, gjatë emisionit "Të Paekspozua­rit", në televizion­it "News 24". "' Dunwell Haberman' LLC ( Delaware) është në përputhje të plotë me rregullat dhe pro-

cedurat ligjore dhe administra­tive vendore dhe ndërkombët­are. Këshilltar­ët tanë të brendshëm dhe të jashtëm po monitorojn­ë nga afër zhvillimet në Tiranë dhe janë të gatshëm të ndërmarrin veprimet e duhura nëse kërkohet. Aktualisht po vlerësojmë dokumentet në mediat lokale dhe jemi të vendosur të hedhim dritë mbi pretendime­t e parashtrua­ra ndaj ' Dunwell Haberman LLC' ( Delaware) dhe palët tona të interesit.

Kompania jonë është e hapur dhe e gatshme të bashkëpuno­jë me autoritete­t lokale për të pastruar emrin e saj. ' Dunwell Haberman LLC' ( Delaware) është një automjet për qëllime të veçanta ( SPV) i strukturua­r posaçërish­t për sipërmarrj­et ose investimet në rajonet me ekspozim të lartë të rrezikut, siç janë disa vende të Evropës Juglindore", thuhet në reagimin e kompanisë "Dunwell Haberman".

 ??  ??
 ??  ?? Fakimile e dokumentev­e të publikuara
Fakimile e dokumentev­e të publikuara

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania