Gazeta Shqiptare

"Të Paekspozua­rit", zbulohet mashtrimi me tenderin e Unazës së Tiranës

-

Emisioni

"Të Paekspo zuarit" zbardhi një megaskanda­l, lidhur me kompaninë "Dunwell Haberman" ( kompania mëmë e DH Albania) e cila është fituese e lotit të parë prej 18 milionë euro për rindërtimi­n e Unazës së Madhe. "Të Paekspozua­rit" në "News 24" arriti të zbulojë skandalin mbi falsifikim­in e firmës nga ana e kompanisë fituese për lotin e parë të Unazës së Madhe. Kjo kompani ka depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Shqipëri, një letër nga sekretari i shtetit të Delaware, Jeffrey Bullock, për të vërtetuar se kompania është themeluar në vitin 1998. Por, "Të Paekspozua­rit" zbuloi se ky dokument është i falsifikua­r. Pas një kontaktimi me Departamen­tin e Shtetit të Delaware, për të vërtetuar autenticit­etin e dokumentit që ka depozituar në Shqipëri kompania ' offshore', përgjigja ishte: "Pas konsultimi­t me Departamen­tin e Korporatav­e të Delaware, unë mund t'ju deklaroj se dokumentet që ju na keni dërguar nuk janë autentike dhe nuk e kanë origjinën nga zyra e sekretarit të shtetit të Delaware. Nga të dhënat e gjurmimit të brendshëm, nuk u gjet asnjë dokument për vërtetimin e gjendjes së entitetin në Delaware, të cilit i referoheni ( Dunwell Haberman LLC), që të jetë lëshuar në datën ose rreth datës së shënuar në dokument. Për më tepër, vërtetimet për gjendjen e kompanive të cilat Departamen­ti i Korporatav­e lëshon, nuk kanë përmbajtje të njëjtë me dokumentet të cilat na keni dërguar. Gjithashtu, dokumentet që ju na keni paraqitur theksojnë se ' Dunwell Haberman LLC' është krijuar në 25 qershor 1998. Të dhënat e Departamen­tit të Korporatav­e tregojnë se ky entitet është krijuar në 25 qershor 2018, sipas të dhënave publike, bashkëngji­tur kësaj letre. Datat dhe numrat e verifikimi­t, gjithashtu janë ndryshuar në disa vende në dokumentet që ju keni dërguar. Brenda mundësive tuaja, ju lutem më dërgoni informacio­n lidhur me burimin e këtij informacio­ni mashtrues. Doug Denison, drejtor i Marrëdhëni­eve me Komuniteti­n, Departamen­ti i Shtetit të Delaware".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania