Gazeta Shqiptare

Dhjetori i dytë, mijëra studentë në protestë: Lindita, dil në bulevard

Sot sërish protestë, do mënjanohet çdo përpjekje që përzien kauzën me politikën "Po nuk ra tarifa e shkollës, do bjerë ministria"

- Voltiza Duro

Mijëra studentë kanë protestuar sërish ditën e djeshme për plotësimin e kërkesave të tyre, paraqitur Ministrisë së Arsimit. Ndërkohë, edhe sot në orën 9.30 ata do të marshojnë sërish pranë korpusit universita­r, duke theksuar se do të mënjanohet çdo përpjekje për ta përzier kauzën studentore me politikën. "Dhjetori i dytë! Jo negociata, vetëm plotësim të kushteve. Studentë, maturantë, prindër, të gjithë të bashkuar për të kërkuar me ngulm plotësimin e kushteve. Të gjithë studentët e universite­teve të rretheve të mblidhen dhe të protestojn­ë pranë universite­teve të tyre si dhe të vijë kush ka mundësi në Tiranë. Kjo protestë do të mënjanojë çdo përpjekje për përzierjen e kauzës studentore me politikën",- theksojnë studentët.

PROTESTA E DJESHME

"Studentë kjo është koha jonë. T'u tregojmë pushtetarë­ve. Studentët e bashkuar kanë për ta fituar. Kërkojmë të drejtat tona. Përmirësim të kushteve të konvikteve. Ulni tarifat. Do dalim në rrugë me qindra me mijëra, po nuk ra tarifa do bie ministria. Daullet e orëve të fundit", kanë thirrur në kor studentët, ndërsa më pas disa prej tyre gjuajtën me vezë dhe shishe me ujë në drejtim të godinës së ministrisë. Studentët i kanë bërë thirrje edhe prindërve, pedagogëve dhe gjimnazist­ëve që të bashkohen në protestë. Para se të mbërrinin tek Ministria e Arsimit, studentët nisën marshimin nga kryqëzimi i ' 21 Dhjetorit', dhe u ndalën tek ' Zogu i Zi', ku u ulën në gjunjë. Me ta u solidarizu­an edhe qytetarë të thjeshtë, ndërsa më pas vijuan ecjen përgjatë Rrugës së Durrësit. "Eja mblidhuni këtu, këtu", "Ulni tarifat", "Shqipëria është e jona", "Jo politikë" këto janë disa nga thirrjet që të rinjtë lëshojnë në kor. Studentët i kërkuan presidenti­t të Republikës të mos dekretojë buxhetin e arsim- it me këto kushte, sepse, siç thonë ata një nga kërkesat e tyre është edhe rritje e buxhetit për fushën e arsimit. "Ajo që ne pamë, është një përpjekje për t'i manipuluar studentët. Nëse tregojmë se jemi të vendosur për të gjithë kërkesat tona do të plotësohen, por, nëse nuk "A mundet që taksapague­sve shqiptarë t'u shpëlahet truri fare, meqë duhet të jenë kundër çdo kërkese të studentëve të universite­teve publike, të cilët po përbuzen horizontal­isht dhe vertikalis­ht, sipas një propagande të shfrenuar dhe gati makabre sa që leckamane e madhe mund të quhet çdo ëndërr rinore. Temat për arsimin dhe të drejtat e studentëve janë të shumta dhe jashtëzako­nisht fleksible. Këtu historia gënjeshtër që po thuret për arsimimin e të rinjve shqiptarë mbaron. Por vetëm për sot"- shkruan Natasha Lako. plotësohen, ajo do të përshkallë­zohet. Deri të martën do të vendosim se nëse do të kemi përshkallë­zim. Një pikë na u plotësua dhe kërkojmë edhe tre pika e tjera. Kërkojmë që presidenti të mos dekretojë buxhetin për 2019 në këtë pjesë, rritjen e buxhetit me 20 %. Jemi të informuar me deklaratën e kryeminist­rit, ajo është e dyfytyrshm­e, sepse ai përzuri një nga studentet dhe e quajti ngelëse dhe e largoi me forcë nga salla. Ai po e ndjen se rinia e sotme është e fortë. Ne nuk jemi për negociata dhe grupe pune, sepse manipulohe­n. Negociata nuk ka. Ne jemi të vendosur në kërkesat tona. Duke qenë se ne nuk kemi një administra­tor të dallueshëm, ne nuk mund të kemi as grup pune. Nuk ka përçarje mes studentëve. Nesër nisin sërish lëvizjet. Protesta do të bëhet para ministrisë. Studentët janë një dhe një për të gjithë. Ne jemi të vendosur për të plotësuar kërkesat tona dhe ne do të vijojmë protestat për të plotësuar kërkesat",thanë studentët.

 ??  ?? Protesta e djeshme e studentëve
Protesta e djeshme e studentëve
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania