Gazeta Shqiptare

Nikolla letër studentëve: Ja si do të zgjidhim problemati­kat tuaja

"Grupe pune të posaçme, karta e studentit brenda 2019- ës"

-

Pasi

ka marrë kërkesën prej 8 pikash nga studentët, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, nëpërmjet një shkrese iu ka kthyer përgjigje lidhur me çdo problemati­kë dhe mënyrën e zgjidhjes. "Lidhur me kërkesën, për vlerësimin e tarifave të studimit, vlerësimin e kushteve të rezidencav­e studentore dhe buxhetit për arsimin e lartë edhe sipas kërkesës suaj të datës 06.12.2018 do të ngrihen grupet e posaçme të punës, me përfaqësue­s të këshillave studentore, MASR dhe institucio­neve publike të arsimit të lartë. Lidhur me pikat 2 dhe 3 të kërkesës, konsideroj­më se është e nevojshme të vlerësohen ndryshime ligjore të cilat do të jenë, gjithashtu, pjesë e diskutimev­e, të grupeve të posaçme të punës që do të ngrihen",shkruan Nikolla në letrën drejtuar studentëve. Ajo më tej shton se studentët do të pajisen me kartën e studentit brenda vitit akademik 2018- 2019. "Lidhur me Pikën 4 dhe 5 të kërkesës, sqarojmë se mbështetja studentore për kërkimin shkencor dhe të studentëve të ciklit të lartë të tretë të studimeve përfshirë edhe gradën shkencore ' Doktor' tashmë është e garantuar ligjërisht. Lidhur me pikën 8 të kërkesës, sqarojmë se tashmë nga ana e MASR janë marrë masat e nevojshme dhe brenda vitit akademik 2018- 2019, të gjithë studentët do të jenë të pajisur me kartën e studentit. Ministria e Arsimit Rinisë dhe Sportit është e hapur dhe e gatshme për të diskutuar në institucio­ne, sipas çdo formati të propozuar nga ju të gjitha çështjet e ngritura",- thekson ministrja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania