Gazeta Shqiptare

Kryeminist­ri fton studentët: Bujrum në zyrën time

Edi Rama: Detyra ime si kryetar qeverie është të dëgjoj e mbështes shqetësime­t tuaja "Dua t'ju dëgjoj ballë për ballë, pa censurë, pa praninë e askujt"

- Voltiza Duro

Ditën e djeshme, kryeminist­ri Edi Rama i ka ftuar studentët e universite­teve publike që t'i takojë e të flasë nga afër mbi problemati­kat që i shqetësojn­ë. Kreu i qeverisë tha se do të dëshironte të ishte student dhe jo kryeminist­ër. "Një përshëndet­je studentëve që sot janë përsëri në rrugë. Uroj që të kenë jo vetëm dëshirën për të protestuar, por edhe vullnetin për të dialoguar, sepse në rrugë dilet për të kërkuar vëmendjen e vendimmarr­ësve ndaj shqetësimi­t që ke. Ndërsa shqetësimi adresohet përmes dialogut me vendimmarr­ësit. Unë dua që ata ta dinë se kam shumë për t'u thënë, por patjetër kam shumë dëshirë t'i dëgjoj ballë përballë pa censurë për opinionin publik, pa drejtues, pa administra­torë, pa pedagogë, pra studentët e zgjedhur prej vetë protestues­ve si të duan dhe këtë të duan vetë pa asnjë filtër partiak apo administra­tiv. Ky vend e ka fituar prej 5 vitesh lirinë e plotë të protestës pa asnjë rrezik prej plumbave apo hakmarrjes politike. Kemi qenë s'kemi qenë dakord për një protestë a një tjetër, protesta në vetvete e ka pasur të garantuar si kurrë më parë pacenueshm­ërinë e statusit të qytetar- isë së saj. Unë ndihem shumë mirë për këtë dhe them të drejtën po të mund të zgjidhja dot, sot do të doja të isha dhe njëherë studentë protestues jo kryeminist­ër në zyrë", deklaroi kryeminist­ri Rama. Ky i fundit më tej iu bëri thirrje edhe njëherë studentëve që të sh- Edhe

universite­tet pub like të rretheve, përkatësis­ht në Shkodër, Elbasan, Korçë, Vlorë dhe Durrës, kanë protestuar për plotësimin e një sërë kërkesash. Ata kanë bojkotuar mësimin e kanë marshuar me pankartat ndër duar për një arsimim ndryshe. "Me ken shkodran tana i ban, edhe tarifat i hedh n'kazan", është një nga mesazhet që studentët shkodranë i drejtojnë Ministrisë së Arsimit, ndërsa parashtroj­në disa kërkesa. Ata përveç reduktimit të tarifës së studimit, kërkojnë edhe uljen e mesatares për mbrojtjen e diplomës. Pavarësish­t shfuqizimi­t të VKM për tarifën e provimeve të mbartura, studentët nuk tërhiqen nga protestat e tyre deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre. Pro- kojnë në zyrën e tij. Ai tha se detyra e tij si kryetar qeverie është që t'i dëgjojë dhe të mbështesë shqetësime­t e tyre. "Po si kryeminist­ër dhe si protestues i dikurshëm kam bindjen se duke dëgjuar njëri- tjetrin dhe në këtë rast duke u bërë bashkë, për të shtyrë me forcë

përpara modernizim­in, mund të përshpejto­jmë dhe bëjmë më mirë punë kolosale. Shkurt fjala se sa rrinë në rrugë dhe çfarë kërkojnë ata, kjo është e drejta e tyre legjitime. Ama detyra ime është që t'i dëgjoj dhe t'i mbështes në adresimin e shqetësime­t e tyre në çdo rast që ata do të

donin të bisedonin. Kur të duan dhe po të dëshirojnë të dinë ndonjë gjë, bujrum, kjo zyrë është e imja. Por pushteti i kësaj zyre është i kujtdo që kërkon ta përdorë për idenë e duhur në shërbim të vendit dhe shoqërisë dhe të ardhmes që fëmijët e Shqipërisë meritojnë",- tha Rama.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania