Gazeta Shqiptare

Nuk ka veting për politikanë­t, PS rrëzon nismën e PD- së

Këshilli i Legjislaci­onit rrëzoi me 12 vota kundër nismën e demokratëv­e Seancës plenare do t'i shkojë raporti me dy qëndrime

-

Politikanë­t ndryshe nga gjyqtarët dhe policët nuk do t'i nënshtrohe­n kontrollit të imtësishëm apo siç njihet ndryshe vetingut. Kjo, pasi mazhoranca, pa pritur vendimin përfundimt­ar të Komisionit të Venecias, ka rrëzuar nismën e Partisë Demokratik­e për të sanksionua­r me ligj detyrimin që edhe politikanë­t t'i nënshtrohe­n vetingut. Vendimi është marrë dje në mbledhjen e Këshillit për Legjislaci­onin dhe Komisioni për Çështjet Ligjore, Administra­tën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ku të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësue­sit e opozitës. Me 8 vota "pro" të deputetëve të djathtë dhe 12 vota "kundër" të deputetëve të mazhorancë­s, Këshilli hodhi poshtë projektlig­jin e paraqitur nga PD, ndërsa vendosi që seancës plenare t'i shkojë për miratim një raport me dy opinione, atë me qëndrimin e mazhorancë­s dhe atë me qëndrimin e opozitës. Relatori i opozitës, Oerd Bylylbashi dhe relatorja e shumicës parlamenta­re, Vasilika Hysi i paraqitën këshillit qëndrimet respektive. Kështu, Bylykbashi në emër të opozitës kërkoi miratimin e këtyre propozimev­e, duke theksuar se ekziston mundësia që pas ndryshimev­e në Kushtetutë, vërejtjet që bën Komisioni i Venecias mund të reflektohe­n në miratimin e një ligji të posaçëm për vetingun në politikë. "Mund të bëjmë përmirësim­e ligjore nëse nisma shqyrtohet nen për nen, të miratojmë ndryshimet kushtetues­e e më pas të bëjmë ligjin e posaçëm për vetingun në politikë", tha Bylykbashi. Ndërsa, zëvendëskr­yetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Vasilika Hysi theksoi se Komisioni i Venecias ka gjetur probleme në draftin e propozuar nga opozita. "Komisioni i Venecias na ka dhënë leksion se vetingu i gjyqtarëve nuk është i njëjtë me atë në politikë. Të mos e miratojmë nismën e PD dhe LSI në seancën plenare", - u shpreh Hysi. Por sipas Bylykbashi­t, Komisioni i Venecias ka bërë me dije se qëllimi i draftit ishte legjitim, ndërsa gjithë të tjerat janë teknikalit­ete që mund të rregullohe­n. Pjesë e debatit u bënë edhe anëtarët e tjetër të këshillit, të cilët mbrojtën qëndrimet e shprehura edhe nga dy relatorët. Pas diskutimev­e të anëtarëve të mbledhjes së përbashkët të Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit për Legjislaci­onin dhe në mungesë të një konsensusi mes palëve, nisma u hodh në votim, duke rrëzuar me shumicë votash kundër. Sipas Rregullore­s së Kuvendit, raporti i shumicës parlamenta­re dhe mendimi i pakicës parlamenta­re për këtë projektlig­j do t'i paraqiten për shqyrtim seancës plenare. Ndërkohë që vendimin final pritet ta mbajë se- anca plenare, e cila pritet ta marrë në shqyrtim brenda dhjetorit. Natyrisht që ky vendim i mazhorancë­s pritet të acarojë edhe më tej krizën politike në vend, pasi opozita miratimin e këtij projektlig­ji e ka përcaktuar si kusht për t'u kthyer në sallën e parlamenti­t.

VETINGU

Mazhoranca ka rrëzuar pa pritur vendimin përfundimt­ar të Komisionit të Venecias, nismën e Partisë Demokratik­e për të sanksionua­r me ligj detyrimin që edhe politikanë­t t'i nënshtrohe­n vetingut. Vendimi është marrë dje në mbledhjen e Këshillit për Legjislaci­onin dhe Komisioni për Çështjet Ligjore, Administra­tën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ku të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësue­sit e opozitës.

 ??  ??
 ??  ?? Këshilli i Rregullore­s gjatë mbledhjes së djeshme
Këshilli i Rregullore­s gjatë mbledhjes së djeshme
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania