Gazeta Shqiptare

Spaho: Opozita do jetë në sallën e Kuvendit për votuar vetingun

-

Komisioni e konsideron të drejtë qëllimin e nismës së opozitës për të bërë vetingun në politikë për shkak të situatës aktuale në Shqipëri, por nuk mbështet mekanizmin ligjor që ajo ka zgjedhur për ta arritur këtë gjë. Ekspertët vlerësojnë se propozimi nuk ka qartësi ligjore dhe nuk ofron siguri juridike. Votimi

i projektlig­jin për vetingun në parlament do jetë një mundësi e mirë që opozita të mund të kthehet në parlament dhe për t'u dhënë "jetë" mandateve të deputetëve të saj. Kjo pasi kur nisma e tyre për vetingun e politikanë­ve të shkojë në parlament, demokratët konfirmojn­ë se do jenë aty, duke shmangur në këtë mënyrë edhe djegien e mandateve. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i grupit parlamenta­r demokrat, Edmond Spaho, gjatë një reagimi për "Top Channel", i cili theksoi se opozita do jetë në parlament për të votuar vettingun dhe jo thjesht për të konfirmuar mandatet e deputetëve të saj. "Ne do të jemi në Parlament, pasi është iniciativa jonë dhe do duhet të bisedojnë për modalitete­t e implementi­mit. S'jemi të shqetësuar për mandatet tona, por të miratohet vetingu i politikanë­ve, që të mos ketë më politikanë që flenë me krimin, as në institucio­ne qendrore, as në pushtetin vendor", tha Edmond Spaho. Por nëse nisma rrëzohet nga mazhoranca, numri dy i Partisë Demokratik­e le të kuptohet se opozita do të vijojë të bojkotojë parlamenti­n, duke paralajmër­uar radikalizi­m të qëndrimit. "Nëse vullneti ekziston për ta miratuar, duhet t'i kthehemi normalitet­it, nëse do e rrëzojë, do të vendosim për hapat e tjerë të cilët do të jenë më radikalë", tha më tej Spaho. Ndërkohë, që disa ditë më parë edhe kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi deklaroi se nuk të lejonte që të digjeshin mandatet dhe se opozita do të respektont­e përcaktime­t ligjore në këtë rast. Sipas Kushtetutë­s, mandati i deputetit humbet kur ai nuk paraqitet në Kuvend për më shumë se 6 muaj. Ndërkohë që opozita herën e fundit kur ka qenë në Kuvend ka qenë pikërisht 19 korriku, çka do të thotë që brenda 19 janarit ajo duhet të jetë në parlament. Në të kundërt rrezikon të djeg mandatet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania