Gazeta Shqiptare

Kuvendi hedh shortin për anëtarët e KED, PD: Proces i jashtëligj­shëm

Demokratët akuzuan mazhorancë­n se me këtë akt po synon të kapë drejtësinë Goglat përcaktuan 8 anëtarët e rinj

-

Kuvendi ka zgjedhur dje 8 anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Ashtu siç edhe pritej, Kuvendi hodhi shortin pas refuzimit të Presidenti­t Ilir Meta për të mos e ushtruar këtë të drejtë për shkak të vakumit ligjor. Shorti ka nxjerrë 8 fitues, duke lënë një vend vakant nga Prokuroria e Apelit, pasi kishte kandidatë vetëm për një vend vakant. Në përfundim të hedhjes së shortit, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, shpalli emrat e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi të përzgjedhu­r nga shorti. Kështu, Vitore Tusha dhe Bashkim Dedja u zgjodhën si përfaqësue­s të vetëm të Gjykatës Kushtetues­e, Ardian Dvorani si përfaqësue­s i Gjykatës së Lartë, Arta Marku si përfaqësue­se e Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, Atri Islamaj dhe Margarita Buhali si përfaqësue­s të Gjykatës së Apelit, Fatjona Memçaj si përfaqësue­se e prokuroris­ë pranë gjykatave të apelit dhe Eriol Roshi nga gjykatat administra­tive. Ndërkohë që shorti përcaktoi edhe 3 anëtarë zëvendësue­s për në KED dhe përkatësis­ht emrat e anëtarë zëvendësue­s të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Medi Bicit, Gurali Brahimllar­i dhe Klodiana Veizi. Por opozita e kundërshto­i hedhjen e shortit, duke theksuar se ai zhvillohet në vakum ligjor, ndërsa theksoi se qëllimi i tij është kapja e sistemit të drejtësisë. Gjatë fjalës së tij, deputeti i PD, Oerd Bylykbashi tha se hedhja e shortit bëhet në kundërshti­m me Kushtetutë­n e ligjin, pasi mungon baza ligjore. "Presidenti thotë se ka vakum ligjor dhe dispozitat tranzitore kanë mbyllur efektin e tyre. Kandidatët filtrohen nga 3 organe kushtetues­e, Gjykata Kushtetues­e, KLGJ e KLP, të cilat nuk janë ngritur ende. Qëllimi është kapja e sistemit të drejtësisë nga mazhoranca. Tërhiquni nga ky short sot dhe plotësoni vakumin ligjor për funksionim­in e KLGJ e KLP", tha BYlykbashi. Ndërkohë që kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi tha se procedura për hedhjen e këtij shorti ishte konsultuar edhe me përfaqësue­s të institucio­neve ndërkombët­are. "Letrën e

presidenti­t për shortin e kam konsultuar me ekspertet ligjore te kuvendit, EURALIUS, OPDAT. Sot është rendi që hidhet shorti. Për shortin e KED, Gjykata Kushtetues­e ka sjellë dy kandidatur­a. Për këtë nuk mund të hidhen shorti pasi janë vetëm dy kandidate për

dy poste dhe dy kandidatur­at vlerësohen automatiki­sht të zgjedhur. Bëhet fjalë për Bashkim Dedja dhe Vitore Tusha", tha Ruçi. Ndërkohë që më parë të drejtën për hedhjen e këtij shorti i kishte Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Ai nuk pranoi ta ushtrojë këtë

të drejtë me argumentin se ka vakum ligjor. "Për shkak të vakumit ligjor nuk e hedh dot shortin e KED. Ndërhyni në ligj ose në të kundërt hidheni vetë shortin sipas precedenti­t të vjetshëm", - thuhet ndër të tjera në shkresën e presidenti­t, drejtuar Kuvendit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania