Gazeta Shqiptare

BE dhe SHBA përshëndes­in krijimin e KED: Tani zgjidhni KLGJ dhe KLP

"Tani, hapin tjetër madhor drejt drejtësisë së vërtetë"

-

Bashkimi

Europian ka p ë r s h ë n d e t u r zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kreu i përfaqësis­ë së BE- së në vendin tonë, Luigi Soreca shprehet se zgjedhja e anëtarëve të KED është një hap i rëndësishë­m për reformën në drejtësi. Ambasadori i ri i Bashkimit Europian thekson faktin se po pret me padurim që javën e ardhshme të nisë procesi për ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, institucio­ne këto, të cilat do i japin garanci zbatimit të Reformës në Drejtësi. "Sot, Kuvendi ka zgjedhur anëtarët e KED. Ky është një hap i rëndësishë­m për zbatimin e reformës në drejtësi. Ne presim me padurim javën e ardhshme, kur Asambleja e Përgjithsh­me e Gjyqtarëve dhe Prokurorëv­e do të takohet për të ngritur KLP dhe KLGJ", thuhet në reagim. Po gjatë mbrëmjes së djeshme ka reaguar edhe ambasada amerikane, e cila nëpërmjet një statusi po në rrjetet sociale ka kërkuar që tani të bëhet zgjedhja e KLGJ dhe KLP. "Këtë vit, Ambasada e SHBA iu ka bërë thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëv­e të ndershëm, patriotë dhe me integritet për t'i shërbyer vendit të tyre në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë. Me formimin e këtyre dy institucio­neve të drejtësisë në horizont, Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie, që u shërben vërtet interesave të qytetarëve të saj. Javën e ardhshme presim me kënaqësi përzgjedhj­en e anëtarëve, të cilët kanë kaluar tashmë vetingun, duke shënuar kështu hapin tjetër madhor drejt drejtësisë së vërtetë", thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA- ve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania