Gazeta Shqiptare

Trafik kokaine me çantë "Guçi", përfundojn­ë në pranga 4 persona

Operacioni i koduar "FLEX", sekuestroh­et drogë, pranga dhe armë të ftohta

-

Katër persona kanë përfunduar në pran gat e policisë së Tiranës, ndërsa është sekuestrua­r 1 kg kokainë brenda një çante ' Guçi'. Mësohet se Seksioni për Hetimin e Narkotikëv­e në bashkëpuni­m me Seksionin e Forcës së Posaçme të Operacione­ve Speciale dhe Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacioni­t policor të koduar "FLEX", arrestuan në flagrancë shtetasit: Julian Zela, 36 vjeç; Sajmir Hoxha, 44 vjeç; Besnik Mansaku, 43 vjeç dhe Rezart Hoxholli, 36 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Sipas bluve, për këta persona disponohej informacio­n se në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin merreshin me aktiviteti­n e kundërligj­shëm të shitjes së lëndës narkotike të llojit "kokainë". "Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e policisë në rrugën "Janko Theodhosi" dhe gjatë kontrollit të ushtruar, shtetasit J. Z., i është gjetur brenda një çante dore një qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit "kokainë". Gjithashtu, janë ushtruar kontrolle në banesat e këtyre shtetasve ku janë sekuestrua­r një palë pranga dhe një mjet prerës",thuhet ndër të tjera në njoftimin zyrtar të policisë. Ndërkaq, po të njëjtat burime bënë me dije se gjatë operacioni­t në fjalë është sekuestrua­r në total ( nga kontrolli fizik dhe kontrolli i ushtruar në banesat e shtetasve të mësipërm): 1 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit "kokainë"; mjet prerës ( thikë); 4 aparate celular dhe pranga. Materialet në ngarkim të katër shtetasve të arrestuar iu referuan për hetime të mëtejshme Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Ti- ranë për veprat penale: "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike e kryer në bashkëpuni­m", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta" dhe "Mbajtja pa të drejtë e uniformës".

PERSONAT E ARRESTUAR

 ??  ?? Kokaina e sekuestrua­r
Kokaina e sekuestrua­r
 ??  ?? Një nga të arrestuari­t gjatë operacioni­t të koduar "FLEX"
Një nga të arrestuari­t gjatë operacioni­t të koduar "FLEX"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania