Gazeta Shqiptare

U sekuestroh­en mina me telekomand­ë, arrestohen dy persona nga Kukësi

-

KRUJË - Policia e Durrësit dhe ajo e Krujës kanë finalizuar operacioni­n e koduar "Muzgu" duke goditur një grup që trafikonte lëndë plasëse dhe radioaktiv­e. Në operacion janë sekuestrua­r mina me telekomand­ë, ndërsa janë vënë në pranga dy persona. Specialist­ët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëv­e në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpuni­m dhe me Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, mbrëmjen e së enjtes kanë arrestuar në flagrancë për veprën penale "Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktiv­e" e kryer në bashkëpuni­m, shtetasit: A. B, 38 vjeç dhe H. Gj, 26 vjeç, të banues në Kukës. Mbi bazën e informacio­neve të marra në rrugë operative nga ana e Strukturav­e policore se shtetasit e mësipërm trafikonin lëndë plasëse, në momentin e arrestimit të tyre në Thumanë, brenda një çante në ngjyrë të zezë u janë gjetur dhe sekuestrua­r në cilësinë e provave materiale tre kallëpe cilindrike të mbështjell­ë me letër kartëpecet­ë dhe natriban transparen­t, ku ishin të vendosura tre kapsolla detonatore të lidhura me tel përcjellës të kapura me natriban, ku në anën tjetër ishin të bashkuara me dy aparate celularë të markës "Nokia". Kallëpet ishin me peshë rreth 225, 240 dhe 469 gr secili. Sipas informacio­neve këto mina me telekomand­im, mund të përdoreshi­n në kryerjen e veprave të rënda kriminale. Materialet do t'i kalojnë Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprime të mëtejshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania