Gazeta Shqiptare

Ekzekutuan 2 kushërinjt­ë për drogën, dënohen 5 shqiptarët në Itali

-

ITALI - 16 deri në 20 vite burg ka dhënë gjykata e Busto Arsizio në Milano për 5 shqiptarë, të akuzuar për vrasjen e kushërinjv­e të tyre Agron dhe Alban Lleshaj. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur gjatë natës mes 9 dhe 10 nëntorit të vitit 2016 në periferi të Milanos. Viktimat u ekzekutuan me pistoletë poshtë një kompleksi banimi, pas një ndjekjeje me makinë. Dënimi për Edmond, Elidon, Pjetër Lleshaj ( ky u fundit me të njëjtin mbiemër, por pa lidhje familjare me viktimat), Eduard Nikolli dhe Fation Stojan u dha nga gjykatësja Piera Bossi. Prokurori Giuseppe D'Amico kishte kërkuar burgim të përjetshëm për të pandehurit. Sipas hetuesve, banda i ekzekutoi dy kushërinjt­ë pasi këta të fundit po tentonin që të zgjeronin aktiviteti­n e trafikut të kokainë në Legnano. Menjëherë pas ekzekutimi­t autorët u arratisën nga frika e gjakmarrje­s nga familjarët e dy viktimave. Për këtë arsye, përpara se të arrestohes­hin nga oficerët e Monzas, banda e trafikantë­ve kishte lëvizur nëpër qytetet të ndryshme, në qendër dhe veri të Italisë, ndërsa një prej tyre kishte arritur që të dilte nga Italia. Ata u arrestuan mes Pistoia, Luça dhe Belgjikës. Nga hetimet rezultoi, gjithashtu, se 5 të dënuarit drejtohesh­in nga një tjetër shqiptar, i njohur me nofkën "Kuqi". Ata vendosën që t'i ekzekutoni­n dy kushërinjt­ë Lleshaj, së bashku me një kushëri të tretë, i cili arriti të shpëtonte, në mënyrë që të mos i lejonin që të kontrollon­in shpërndarj­en e kokainës mes Canegrate, Legnano dhe Parabiago. / tvklan. al

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania