Gazeta Shqiptare

Udhëtoi 1 orë me kalë nga fshati, gruaja 5 muajshe shtatzënë humb trinjakët në spital

Nëna e 31- vjeçares: Vajza mund të humbte jetën, në Bulqizë s'ka mjek gjinekolog Drejtori i spitalit, Hazis Jella: Ishte abort, fetuset ishin në papajtuesh­mëri me jetën

-

Një 31- vjeçare nga një fshat i thellë i Bul qizës dhe që ishte në muajin e pestë të shtatzënis­ë pasditen e djeshme ka humbur trinjakët e saj. Bëhet fjalë për Enkeleda Rexhepin, që udhëtoi për një orë në kalë e më pas me makinë nga Ostreni për në spitalin e Bulqizës, ku nuk ka mjekë gjinekolog­ë. Ajo ka lindur para kohe fëmijën e parë me asistencën e mjekëve dhe infermierë­ve të këtij spitali, por ka hasur vështirësi për dy të tjerët. Nisur nga situata tejet emergjente, drejtuesit e spitalit të Bulqizës kanë kërkuar ndihmë nga maternitet­i "Mbretëresh­a Geraldinë" në Tiranë. 35 minuta pas njoftimit dhe ndihmës së kërkuar, një ekip mjekësor nga kryeqyteti ka shkuar me helikopter nga Tirana në Bulqizë. Falë asistencës mjekësore të mjekëve specialist­ë nga Tirana si dhe stafit mjekësor të spitalit të Bulqizës, 31vjeçares i është shpëtuar jeta. Ndërkaq, mësohet se gjendja e 31- vjeçares është e stabilizua­r dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas dëshmive të para, gruaja ka thënë se ka qenë duke kryer punë bujqësie të rënda deri kur i kanë nisur dhimbjet dhe është nisur për në spital. Pas humbjes së trinjakëve, nëna e Enkeleda Rexhepit u shpreh për "Gazeta Shqiptare", se stafi mjekësor i spitalit të Bulqizës dhe ekipi që mbërriti nga Tirana bënë të pamundurën dhe i shpëtuan jetën vajzës së saj. Ndërsa, tha se i vjen shumë keq për trinjakët dhe se është e trishtuesh­me që Bulqiza nuk ka mjek gjinekolog. Ndërkaq, drejtori i spitalit të Bulqizës, Hazis Jella deklaroi se në institucio­nin që ai drejton ka staf mjekësor, sallë operacioni dhe sallë lindjeje. Sipas tij, gruaja shtatzënë humbi trinjakët për shkak të një aborti.

DREJTORI I SPITALIT

Drejtori Hazis Jella sqaroi se gruaja ka qenë 24 javëshe shtatzënë, ndërsa sipas kontrollev­e, gjendja e tri fetuseve ishte e papajtuesh­me me jetën. "Gruaja erdhi në spital në orën 12: 00, me membrane të plasura dhe me komplikaci­one. Ajo ishte 24 javëshe shtatzënë. Gjendja e fetuseve ishte e papajtuesh­me me jetën. Pas 10 minutash me ndihmën e stafit tonë, mjekë dhe infermierë i është dhënë ndihma e parë. Pra u bë i mundur ekspulsion­i i fetuesit të parë. Pas 35 minutash nga njoftimi ka ardhur ekipi mjekësor i specializu­ar terciar nga maternitet­i "Mbre- Nëna e Enkeleda Rexhepit, Zenepe Grana dje falënderoi stafin mjekësor të spitalit të Bulqizës, që i shpëtuan jetën vajzës së saj. "Rëndësi ka që më ka shpëtuar vajza, por keq më erdhi dhe për trinjakët që ishin të moshës 5 muajshe për 6- të. Mjekët dhe mamitë e spitalit bënë gjithçka, bënë të pamundurën që të më shpëtonin time bijë", tha Grana. Ndërkaq, ajo u shpreh se mungesa e mjekut gjinekolog në Bulqizë mund t'i kushtonte jetën vajzës së saj. "Është e domosdoshm­e që në Bulqizë të ketë mjek gjinekolog. Nëse nuk do të kishin ardhur mjekët nga Tirana, vajza ime mund të rrezikonte jetën", pohoi Grana. tëresha Geraldinë" nga Tiratueshm­e për jetën", sqaroi na, i cili ka bërë ndërhyrjen drejtori i spitalit të Bulqizës. për dy fetuset e tjera. Gjatë gjithë kohës, gruas i është dhënë ndihmë si nga stafi ynë dhe nga ekipi mjekësor i ardhur me helikopter nga Tirana. Me koordinimi­n e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, që bëri të mundur këtë koordinim në kohë reale dhe për rrjedhojë i është shpëtuar jeta gruas 31- vjeçare. Dua të theksoj se ishte abort dhe fetuset kishin një peshë 300- 400 gramë të papaj-

DËSHMIA E NËNËS SË 31- VJEÇARES

Nëna e Enkeleda Rexhepit, Zenepe Grana dje falënderoi stafin mjekësor të spitalit të Bulqizës që i shpëtuan jetën vajzës së saj. "Rëndësi ka që më ka shpëtuar vajza. Por keq më erdhi edhe për trinjakët që ishin të moshës 5 muajshe për 6- të. Mjekët dhe mamitë e spitalit bënë gjithçka, bënë të pamundurën që të më shpëtonin time bijë. Unë e

kam takuar vajzën dy ditë radhazi, erdha e takova dhe nuk kishte asnjë lloj dhimbjeje. Edhe sot ( dje) ajo nuk kishte dhimbje deri në orën 10. Më pas nuk ka mundur të ngrihej. Vajza ka tentuar të komunikont­e me mjekët e Tiranës, pasi para një muaji ka qenë për vizitë Nisur nga situata tejet emergjente, drejtuesit e spitalit të Bulqizës kanë kërkuar ndihmë nga maternitet­i "Mbretëresh­a Geraldinë" në Tiranë. 35 minuta pas njoftimit dhe ndihmës së kërkuar, një ekip mjekësor nga kryeqyteti ka shkuar me helikopter nga Tirana në Bulqizë. Falë asistencës mjekësore të mjekëve specialist­ë nga Tirana si dhe stafi mjekësor të spitalit të Bulqizës, 31- vjeçares i është shpëtuar jeta.

në Tiranë, por nuk i kanë hapur telefonin. Më pas ajo është lidhur me spitalin e Bulqizës dhe ka ardhur në këtë spital, por këtu nuk ka mjek gjinekolog. E përsëris, stafi mjekësor bëri të pamundurën. Ata ishin më në siklet se unë që e kisha fëmijë. Është e domosdoshm­e që

në Bulqizë të ketë mjek gjinekolog. Nëse nuk do të kishin ardhur mjekët nga Tirana, vajza ime mund të rrezikonte jetën", tha e ëma e Enkeledës. Ndërkaq, edhe vetë kjo e fundi ka falënderua­r stafin e spitalit të Bulqizës dhe ekipin nga Tirana që i shpëtuan jetën.

 ??  ?? Nëna e 31- vjeçares, Zenepe Grana, duke folur për “GSH”
Nëna e 31- vjeçares, Zenepe Grana, duke folur për “GSH”
 ??  ?? 31- vjeçarja Enkelejda Rexhepi
31- vjeçarja Enkelejda Rexhepi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania