Gazeta Shqiptare

Reagon Ministria e Shëndetësi­së: Ekipi i mjekëve nga Tirana shpëtoi nënën e re

"Për 20 minuta helikopter­i mbërriti në Bulqizë"

-

TIRANË - Ministria e Shëndetësi­së ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Bulqizë, ku një grua e re ka kryer abort për shkak të komplikaci­oneve. Sipas MSH, për shkak të moshës së vogël të barrës ( 24 javë është e papajtuesh­me me jetën), trinjakët nuk kanë mundur të mbijetojnë, ndërsa nëna tashmë është jashtë rrezikut për jetën dhe në këto momente është nën kujdesin e mjekëve. "Lidhur me ngjarjen e ndodhur në spitalin e Bulqizës, sqarojmë opinionin publik si më poshtë: Nëna me inicialet E. R. 31 vjeç është paraqitur në spitalin e Bulqizës në orën 12: 00 të ditës së sotme. Nëna e re është asistuar për lindjen e trenjakëve me moshë barre të parakohshm­e, 24 javëshe. 31- vjeçarja është asistuar për lindjen e fëmijës së parë nga mjeku i përgjithsh­ëm Fatos Hoxha dhe dy mami të maternitet­it të Bulqizës. Për shkak të komplikaci­oneve, menjëherë është njoftuar ekipi i urgjencës kombëtare mjekësore dhe është nisur nga Ti- rana një ekip i specializu­ar nga Maternitet­i ' Mbretëresh­a Geraldinë' me helikopter­in e Urgjencës Kombëtare. Brenda 20 minutash, helikopter­i me ekipin e specializu­ar nga Tirana ka mbërritur në spitalin e Bulqizës. Mjekët e specializu­ar të maternitet­it të Tiranës kanë asistuar dy lindjet e tjera dhe kanë shpëtuar nënën e re, e cila rrezikonte jetën. Për shkak të moshës së vogël të barrës ( 24 javë është e papajtuesh­me me jetën), trenjakët nuk kanë mundur të mbijetojnë, ndërsa nëna tashmë është jashtë rrezikut për jetën dhe në këto momente është nën kujdesin e mjekëve", ka deklaruar Ministria e Shëndetësi­së.

 ??  ?? Drejtori i spitalit, Hazis Jella, duke folur për “GSH”
Drejtori i spitalit, Hazis Jella, duke folur për “GSH”
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania