Gazeta Shqiptare

Taksa 100% ndaj Serbisë, sa ka rënë importi që nga 6 nëntori

-

Dikur

vlera e impor tit nga Serbia vetëm brenda një dite ka qenë 1.2 milionë euro, ndërsa që prej 6 nëntorit, kur është marrë vendimi nga Qeveria e Kosovës për rritjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave me origjinë nga Serbia, importi është vetëm 140 mijë euro. Që prej marrjes së vendimit për rritjen e tarifës, efekti i saj është se ka rënë vlera e importit për 20 milionë euro. Nga këto masa, zyrtarë të Doganës së Kosovës

IMPORTET

"Pas aplikimit të masës së dytë prej 100 për qind më 21 nëntor, ne kemi vërejtur stagnim total të importit nga Serbia. Nëse dikur brenda një dite janë importuar nga Serbia rreth 1.2 milionë euro produkte, tani kjo ka rënë në disa qindra euro.

thonë se vlera e importit nga Serbia është mjaft e ulët. Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, thotë për "KosovaPres­s" se 2 deri 3 mijë euro kanë qenë rreth 48 dërgesa për import të lëndës së parë. "Krahasimi mes dy periudhave, në mes të nëntorit 2017 dhe të vitit 2018, ku qeveria ka ndër-

marrë masat mbrojtëse tregon që rënia e vlerës së importit prej Serbisë është 20 milionë euro deri në këtë moment", ka thënë Stavileci. Ai ka treguar se importi nga Serbia ka rënë vetëm pas masës 100 për qind. Zëdhënësi i Doganës ka treguar se më datën 6 nëntor ka filluar aplikimi i masës mbrojtëse prej 10 për qind, e cila ka qenë rreth dy javë dhe në javën e parë me 10 për qind taksë, ka pasur një vazhdimësi të importit të rregullt edhe përkundër masës prej 10 për qind, ndërsa në javën e dytë ka pasur një ulje të importit. "Pas aplikimit të masës së dytë prej 100 për qind më 21 nëntor, ne kemi vërejtur stagnim total të importit nga Serbia. Nëse dikur brenda një dite janë importuar nga Serbia rreth 1.2 milionë euro produkte, tani kjo ka rënë në disa qindra euro. Për arsye se në këto dy javët e para të aplikimit të masës prej 100 për qind, ne kemi vërejtur që kemi pasur vetëm 140 mijë euro importe prej Serbisë. Kjo është një vlerë shumë minimale. Të gjitha këto importe kanë qenë me vlera shumë të ulëta, 2- 3 mijë euro kanë qenë rreth 48 dërgesa, të cilat kanë paguar këtë taksë, pasi ka qenë edhe lëndë e parë", tha Stavileci. Mirëpo, pas këtij vendimi për mallrat serbe, ka pasur disa produkte ushqimore të kontraband­uara. "Deri tani gjatë këtyre dy jave kemi pasur kapje të rasteve të kontraband­imit me disa produkte si me vezë, me produkte ushqimore, por sidoqoftë nuk ka qenë në nivelin shqetësues", theksoi ai. Ai ndër të tjera ka thënë se pas vendimit të ministrit të MTI- së, rreth 17 kamionë janë kthyer mbrapsht në Serbi, me produkte të cilat kanë pasur mbishkrime "Kosovo i Metohija".

 ??  ?? Adriatik Stavileci
Adriatik Stavileci

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania