Gazeta Shqiptare

Paralelet e Sigurimit të Shtetit me STAS- in gjerman

Ekspozita "Mbikëqyr! Terrorizo! Përndiq!" prezantohe­t për të rinjtë e gjimnazeve

- Fatmira Nikolli

Fate individësh të përzgjedhu­r qartësojnë se çfarë do të thoshte për njerëzit e prekur ' përpunim' nga STASI, përmes prezantimi­t të çështjeve specifike operative". Marenglen Kasmi, anëtar i Autoriteti­t, shprehet se "nëpërmjet ekspozitës ' Mbikëqyr! Terrorizo! Përndiq!' jo vetëm hedhim dritë mbi veprimtari­në e STASI- t, por tregojmë edhe ngjashmëri­të e STASI- t me Sigurimin e Shtetit".

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit, në bashkëpuni­m me "Inner Wheel Club" Tirana mundëson për gjimnazet e Tiranës ekspozitën e veprimtari­së së STASI- t në Gjermaninë Lindore, realizuar me Autoriteti­n Gjerman të Hapjes së Dosjeve, BSTU.

Ekspozita titullohet "Mbikëqyr! Terrorizo! Përndiq" dhe zhvillohet në kuadër të edukimit qytetar, një ndër shtyllat e veprimtari­së së institucio­nit. Veç prezantimi­t të ekspozitës për të rinjtë e shkollës së mesme "Petro Nini Luarasi", aktiviteti vijon me bashkëbise­dimin me një të mbijetuar të përndjekje­s, ish- i dënuar i burgut të Burrelit, Saimir Maloku. Materialet e ekspozitës janë organizuar në tematika, të përkthyera në shqip. Ata i informojnë të interesuar­it për strategjit­ë e survejimit dhe përndjekje­s në Gjermaninë Lindore, duke ofruar paralele të qarta me realitetin shqiptar. "Shokë, duhet të dimë gjithçka", ishte motoja që ministri i Sigurimit të Shtetit, Erih Milke u jepte punonjësve të tij. "Me këto informacio­ne duhet të zbuloni dhe të bëni të padëmshëm ' armiqtë' e Partisë së Bashkuar Socialiste Gjermane, për të siguruar pushtetin e saj në DDR". Për të përmbushur këtë mision, Ministria e Sigurimit të Shtetit ( MfS) kishte kompetenca të zgjeruara: ajo ishte në të njëjtën kohë policia e fshehtë shtetërore, hetuesi dhe shërbimi i zbulimit të jashtëm. Në vitin 1989 STASI kishte rreth 91.000 punonjës, që ndihmohesh­in prej rreth 189.000 bashkëpunë­torëve, të cilët jepnin informacio­ne nga të gjitha fushat e jetës. Ekspozita përmban të dhëna themelore mbi aktiviteti­n e MfSsë. E bazuar mbi pesë tematika: rinia, udhëtimet, kultura, kisha dhe sporti - ajo tregon se si STASI e mbikëqyrte dhe kontrollon­te jetën e përditshme të popullsisë. Ai i referohet përvojës gjermane si model ballafaqim­i të një shoqërie demokratik­e me të kaluarën diktatoria­le të vendit. Autoriteti e mbështet punën e vet dhe vijimësinë e projekteve të ndërmarra në parimet e rëndësishm­e të kujtesës, që e vënë memorien historike në themel të identiteti­t dhe trashëgi- misë së individëve e bashkësive, si paraqitja e këndvështr­imeve të ndryshme; evitimi i shprehjeve determinis­te: shmangia e përgjithës­imeve, trajtimi i figurave historike si individë, sigurimi i një baze gjenuine historike, përdorimi i njohurive të nivelit akademik si burime, ku çdo përmbajtje duhet të ballafaqoh­et e të diskutohet me akademikë të njohur dhe certifikua­r për njohuritë specifike e të duhura për këtë punë. Mbështetur në këto parime, në kërkimin shkencor dhe përballjen profesiona­le të fakteve, Autoriteti vijon të ndërmarrë projekte ambicioze e komplekse, që kanë në fokus rishqyrtim­in e historisë, rivlerësim­in e saj, rehabiliti­min e viktimave, rezistencë­n në personalit­ete e komunitete dhe inkurajojn­ë dialogun social, në emër të transparen­cës dhe konsolidim­it të demokracis­ë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania