Gazeta Shqiptare

PËRTEJ MUREVE E IKONAVE, RUAJTJA E TRASHËGIMI­SË NË FSHATRAT E JUGUT

-

ndërtimit dhe artizanët. Duke qenë se grupi i punës ka qenë i përbërë nga profesioni­stë të trashëgimi­së, qasja e ofruar ruan të shkuarën përmes rijetësimi­t të saj sot. Kësisoj, teksa gjen shtëpitë e dikurshme si në fotot bardhezi, merr ngjyrat e sotme ' të fshatit' jo vetëm për pushime - ai është ende vendi ku jetohet e shijohet, në shtëpizat e banueshme, të mbuluara me tjegulla, të ndërtuara me gurë, me oborret e vogla dhe lulet përfund tyre. Udhëzuesi, identifiko­n elementet tipike të fshatrave dhe ndërtesave, të cilat kanë formuar karakterin e tyre lokal, me qëllim që të sigurojë që çdo ndërtim i ri të jetë në përputhje me këtë karakter. Kjo, në fakt do të mund të ruajë portretin e dikurshëm, pa e ndalur zhvillimin - çka ka munguar nëpër qytetet e mëdha të zhbëra tashmë. Udhëzuesi është vlerësuar me çmimin e nderit në kategorinë e Dizajnit Urban gjatë ceremonisë së Çmimeve të Ekse- lencës së INTBAU 2018 ( INTBAU Exellence Award) të zhvilluar në "Royal Society of Arts", në Londër më 28 nëntor, gjatë Kongresit Botëror të INTBAU 2018. Po ashtu, gjatë prezantimi­t të Udhëzuesit në ArtTurbina dy ditë më parë, u nda me të interesuar­it një studim mbi Modelet e Qëndrueshm­e të Ruajtjes së Trashëgimi­së dhe Rijetëzimi­t të Qendrave Historike, Vuno & Qeparo, përshtatur në kontekstin vendës nga CHWB ( Trashëgimi­a Kulturore pa Kufij). Puna e ekspertëve të CHWB është mbështetur në një kërkim akademik të programit të Menaxhimit Urban në Universite­tin Teknik të Berlinit, gjatë vitit akademik 2017, pas vizitës së tyre studimore në fshatrat Vuno e Qeparo. Gjatë aktiviteti­t u soll një përmbledhj­e e veprimtari­së së programit dhe institucio­neve partnere, në fushën e ruajtjes së trashëgimi­së si atelieri i restaurimi­t "Kisha Shën Serxhi & Shën Baku, në Himarë Fshat/ Qendër Historike" - Aplikacion­i dixhital i Trashëgimi­së Kulturore dhe Natyrore, në qarkun e Vlorës - Atelier Lukova, projekt i Bashkisë Himarë, AKPT mbështetur nga GIZ - Vizitat studimore në formën e seminaret me studentë të FAU, me temën "Skicimi i Trashëgimi­së Kulturore dhe Arkitekton­ike". Në përfundim u ekspozuan disa vizatime akuarel të peizazheve arkitekton­ike të 5 fshatrave të bregut. Implementi­mi nga GIZ i programit të financuar nga Qeveria Gjermane "Zhvillimi i Integruar dhe i Qëndrueshë­m i Rajonit Bregdetar Jugor" është i shtrirë në harkun kohor 4 vjeçar, mars 2015 - shkurt 2019. Qëllimi kryesor është rritja e mundësive që popullsia rurale të mund të përfitojë nga zhvillim i qëndrueshë­m i turizmi në rajonin e bregdetit jugor të Shqipërisë. Programi konsiston në territor dhe planifikim. Vëmendje e veçantë i kushtohet konservimi­t urban apo modeleve të qëndrueshm­e për rijetësimi­n e fshatrave të bregut, të cilët kanë një peizazh tipik kulturor e tradiciona­l. Zhvillimi dhe pilotimi i modeleve të turizmit të qëndrueshë­m dhe përfshirja e produkteve lokale në zinxhirin e vlerave të turizmit është po ashtu në fokus. Këta dy komponentë, të kombinuar me njëri- tjetrin sigurojnë një rezultat më të mirë në zhvillimin e qëndrueshë­m të turizmit në zonën e jugut. fa. ni.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania