Gazeta Shqiptare

Jo arsimit të lartë publik bankomat

- Nga Fatos Çoçoli

( vijon nga faqja 1)

... të larta. Ato duhet të rishikohen. Tarifat për provimet e mbartura janë absurde në kushtet tona dhe qeveria veproi drejt kur bëri prapaktheh­u. Tani ia vlen të rishikohet vetë ligji mbi arsimin e lartë. Ai nuk përmban qoftë edhe një fjali për shërbimet studentore, edhe pse është relativish­t i ri( ripunuar në vitin 2015). Universite­tet publike duhet të marrin në konsiderat­ë të gjitha çështjet në funksion të studentit. Studentët në universite­tet publike duhet te ndjejnë se kanë shanse të njëjta dhe të barabarta për të zhvilluar potenciali­n e tyre. Universite­tet duhet të sigurojnë që të gjithë studentët të trajtohen në mënyrë të barabartë. Këtë mund ta japë vetëm një ligj i rishikuar si duhet, me strukturat përkatëse kontrollue­se e llogarikër­kuese shtetërore( ndoshta në vartësi të Kuvendit, njëlloj si KLSH). Kampuset universita­re duhet të shërbejnë si burime reference për shërbime shëndetëso­re të specializu­ara, nëse ato kërkohen. Stafi duhet të jetë i përkushtua­r dhe me përvojë në punën me studentët. Duke qenë se studentët kanë orare të papërcaktu­ara dhe zhvillojnë një jetë komplekse dhe shpesh stresuese, ata kanë nevoja dhe kërkesa specifike të kujdesit shëndetë- sor. Duhet të shihet mundësia e futjes së shërbimit të kartave të shëndetit për studentët. Universite­tet publike duhet të jenë të përkushtua­ra për të ndihmuar studentët me probleme personale, emocionale dhe psikologji­ke. Duhet të ketë një shërbim psikologji­k që t'ju ofrohet studentëve pa kosto financiare. Shërbimi psikologji­k du- het të synojë të ofrojë këshillime afatshkurt­ra, terapi njohëse të sjelljes, mbështetje psikologji­ke dhe grupe psikoeduka­tive për t'ju ndihmuar të përballoni një sërë shqetësime­sh personale, emocionale dhe psikologji­ke. Studentët kërkojnë staf të kualifikua­r, mundësisht të trajnuar edhe jashtë, jo sekretare të marra nga dekanët për të plotë- suar qoka miqsh apo me pagesë nën dorë! Përballimi i burimeve të kufizuara financiare është një problem i përbashkët me të cilin ballafaqoh­en studentët. Kampuset universita­re dhe universite­tet publike në tërësi duhet të ofrojnë shërbime mbështetës­e ndihmuese në këtë drejtim, si këshilla financiare në menaxhimin e parave të studentëve, ap- likimet për bursa si ndihmë financiare ndaj studentëve, bursat e ndryshme, gjetjen e burimeve të komuniteti­t dhe të universite­tit për ndihmë financiare, si dhe punë sezonale dhe me orare të kufizuara gjatë kohës së studimeve. Shërbimi për këshillim ligjor duhet të mbështetet nga studentë të Fakultetit të Drejtësisë në universite­tet publike, si dhe profesorë të këtyre departamen­teve. Të gjitha këto deri tani për shumicën e universite­teve tona publike janë thjesht dhe vetëm një listë dëshirash. Për sa kohë nuk ka një strukturë që t'u kërkojë llogari drejtuesve dhe menaxherëv­e të universite­teve publike, të gjitha këto shërbime ndaj studentëve tanë të arsimit të larte publik do të funksionoj­në si bankomate për t'u shtrydhur abuzivisht studentëve edhe pikën e fundit të kursimeve të prindërve të tyre. Një studim i para disa muajsh i një organizate jo- qeveritare po studentësh, nxori se një pjesë e mirë e fondeve të ardhura nga tarifat e paguara prej tyre, që duhej të shkonte për kërkim shkencor dhe kushte më të mira studimi, në universite­te tona publike shpenzohej për automjete dekanësh apo mobilie të shtrenjta të zyrave të tyre dhe të kancelarëv­e! Ja përse protesta e studentëve të arsimit tonë të lartë publik është më se e drejtë, edhe pse të gjitha paudhësitë e sistemit nuk ka arritur t'i vërë në pah.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania