Gazeta Shqiptare

Kukësi thyen Skënderbeu­n, Cungu: Jemi ekip me karakter

Gafa e portierit Aldo Teqja u shfrytëzua më së miri nga Kordeiro, që shënoi nga pika e penalltisë Verilindor­ët mposhtin kampionët me rezultatin 1- 0

- Jeton Selimi JAVA E 16- TË Të premten Të shtunën Të dielën RENDITJA

Kukësi

mban fjalën! Thy en Skënderbeu­n dhe rikthehet fuqishëm në valle për titull. Verilindor­ët e Armando Cungut kanë arritur të triumfojnë në këtë përballje me rezultatin 1- 0, ndërsa sfidën e vendosi penalltia e shndërruar në gol nga braziliani Kordeiro, një penallti që u shkaktua nga gafat e njëpasnjës­hme të portierit Aldo Teqja. Mjaftoi ky episod, që skuadra që drejtohet nga Armando Cungu të merrte maksimumin e pikëve ndaj një rivali direkt, duke barazuar pikërisht në kuotën e 30 pikëve Skënderbeu­n, që vetëm falë golaverazh­it më të mirë ruan vendin e dytë.

Që Tejqa nuk ishte në një ditë të mirë u pa që në minutën e 28- të, kur në tentativë për pasuar me shokët e skuadrës ia dha topin kundërshta­rit, por në këtë rast goditja e Et'hemit ishte e pasaktë. Nuk munguan as momentet e tensionit, si në minutën e 57- të, kur pas një ndërhyrjej­e të gabuar ndaj Dzarias, tifozët e Kukësit u irrituan, duke tentuar madje edhe të kapërcenin rrethimin mbrojtës.

Nuk ndryshoi asgjë në pjesën e mbetur të lojës, madje Cungu hodhi në fushë edhe Reginaldon, që kishte munguar në disa seanca stërvitore pas mosmarrëve­shjeve me drejtuesit. Fitoja e Kukësit i jep mundësi Partizanit që ta thellojë në 7 pikë diferencën me ndjekësit më të afërt, sigurisht nëse do të mund të mposhtë Teutën në "Niko Dovana".

CUNGU I LUMTUR

"Jemi në moment të mirë dhe kemi një shpirt gare dhe karakter. Nëse nuk ke karakter mungojnë shumë gjëra. Karakteri e bën edhe sistemin e lojës. Në 3 javët e fundit po bëjmë mirë. Një sulmues duhet të shtyjë para dhe Rexhinaldo mund të dilte i vetëm para portës, por ka qenë i dëmtuar dhe prandaj nuk e futa titullar. Shpehar harxhoi shumë energji. Ka pasur shqetësime dhe ka luajtur me Kamzën në terren të vështirë, 90 minuta me Luftëtarin dhe të bën të kesh trauma muskulore. Në mëngjes vendosa mos ta sakrifikoj Rexhinaldo­n. Nuk kemi hyrë për t'i bërë presion askujt. I marrim ndeshjet një nga një dhe nuk shohim se çfarë ndodh pas 7 javësh", u shpreh ndër të tjera trajneri i Kukësit, Armando Cungu.

"Është një moment i vështirë. Për herë të parë në këtë kampionat vijmë pas tri ndeshjeve pa fitore. Nuk duhet të humbim besimin, duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të luftojmë. Nuk është skuadër si vitet e mëparshme, por duhet të reagojmë. Penalltia? Një moment i evitueshëm, por unë e di mirë çfarë ndodh në ato raste, sepse kam luajtur edhe vetë portier. Kur humb topin dhe kundërshta­ri të vë nën presion, e humb disi toruan. Nuk duhet ta kryqëzojmë Aldon për këtë ndeshje, për mua ai është portieri më i mirë në Shqipëri. Duhet të punojmë menjëherë për ndeshjen e radhës. Duhet çdo gjë me masë, duhet ta kthejmë dhimbjen në forcë për të reaguar dhe do të nisim punën pa bërë pushim",- deklaroi trajneri i Skënderbeu­t në përfundim të ndeshjes. Kukësi- Skënderbeu­14: 00 Tirana - Kastrioti 14: 00 Teuta - Partizani 17: 00

Kamza - Luftëtari 14: 00 Flamurtari - Laçi 17: 00 Skuadra Partizani Skënderbeu Kukësi Teuta Laçi Flamurtari Luftëtari Tirana Kastrioti Kamza N 15 16 16 15 15 15 15 15 15 15 P 34 30 30 28 26 22 13 11 10 9

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania