Gazeta Shqiptare

Berisha: Dhjetor i dytë, studentët në betejë kundër regjimit të Ramës

PD kujton lëvizjen studentore ' 90. Basha: Ose veting, ose rrëzojmë parlamenti­n Rudina Hajdari: Lë mandatin për t'iu bashkuar studentëve…

-

8 vite pas protestës stu dentore që rrezoi regjimin komunist, drejtuesit e PD- së kanë bindjen se ka ardhur koha që ajo të përsëritet. Kur protesta e studentëve ka hyrë në ditën e saj të 5 përpara Ministrisë se Arsimit, për ish- kryeminist­rin Sali Berisha dhe kryetarin e PD, Lulzim Basha shihet si shpresa për të risjellë ndryshimin që mori rrugë 8 dhjetorin e ' 90- ës. Tetë dhjetorin Ditën Kombëtare të Rinisë, Partia Demokratik­e dhe FRPD e përkujtuan dje në Qytetin Studenti, aty ku 28 vite më parë filloi edhe lëvizja studentore, që solli edhe rrëzimin e diktaturës komuniste e pluralizmi­n në Shqipëri. Një nga figurat kryesore të dala në atë kohë, ishkryemin­istri Sali Berisha, risolli në kujtesë emocionet e atyre ditëve, ndërsa i quajti studentët e ' 90- ës heronj të pamposhtur. Me të njëjtat nota vlerësoi dhe protestat aktuale të studentëve. Berisha u bëri thirrje studentëve të vijojnë rezistencë­n dhe të mos dëgjojnë manipulato­rët. Gjithashtu, u bëri thirrje shqiptarëv­e t'i mbështesin në të drejtat e tyre legjitime. "Sot kemi një dhjetor të dytë. Si asnjëherë tjetër universite­tet e vendit kanë nisur një betejë të vendosur kundër një regjimi që quhet kakistokra­ci, një nga regjimet më të këqija dhe ky regjim është ai i Edi Ramës, i cili ka përqendrua­r të gjitha pushtetet në duart e veta. Ky regjim ka varfëruar dhe largon shqiptarët nga Shqipëria. Studentët në lëvizjen e tyre po ngjallin shpresat shqiptarëv­e dhe unë duke u shprehur atyre mbështetje­n më të fuqishme, u bëj thirrje shqiptarëv­e t'i mbështesin me të gjitha mundësitë e tyre. Mos dëgjoni ata manipulato­rë që kërkojnë t'ju shkëpusin", theksoi z. Berisha. Ndërsa kreu i opozitës, Lulzim Basha, deklaroi se kjo është dita ku ne nderojmë studentët e dhjetorit, për kurajën për të sjellë lirinë politike për shqiptarët, ndërsa vlerësoi lart figurën e Azem Hajdarit, që siç thotë Basha, u bë shpirti i protestës. Lulzim Basha kishte një ultimatum për qeverinë e Ramës. "Mësimi i bashkimit të tyre është i qartë. E keqja sprapset, e keqja mposhtet sa herë që shqiptarët e ndershëm janë bashkë. Këtë bënë qytetarët tek Unaza e Re, këtë bënë studentët sot. Le të bashkohemi të gjithë për të pastruar "Ky dhjetor po shndrit më i bukur se asnjëherë tjetër pas atij të vitit 1990. Ky dhjetor u tregoi edhe njëherë shqiptarëv­e se rinia është këtu, e fortë dhe e vendosur për të ndalur çdo padrejtësi që u bëhet atyre dhe vendit tonë. Ky dhjetor tregoi se vendi ynë ka shpresë!", tha kreu i FRPD.

 ??  ?? Aktiviteti i PD- së me rastin e 8- dhjetorit në Qytetin Studenti
Aktiviteti i PD- së me rastin e 8- dhjetorit në Qytetin Studenti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania