Gazeta Shqiptare

“Pikëllim në një foto të vjetër”

- NGA AGIM JANINA*

Titulli “Pikëllim në një foto të vjetër” është një gjetje artistike, shpreh brendinë e librit të studi uesit të pasionuar dhe serioz Qerim Vrioni. Është libri i radhës. Pikëllimi si ndjenjë emocionale, mbart në vetvete dhimbjen. Është dhimbja nga humbja. Humbja është thelbi i saj. Humbjet janë të shumta dhe të shumëllojt­a.

Nga kjo dhimbje vjen edhe krijimtari­a e autorit. Si e tillë ardhja e librit nuk është një rastësi. Çfarë e lidh autorin me fotografin­ë? Ku janë zanafilla dhe rrënjët e tij?

Fëmijëria e njeriut është laboratori më i madh, ku mbrunjten e gjakohen dëshirat dhe ëndrrat më të mëdha dhe më të bukura.

I vogël, Qerim Vrioni ka parë në arkivin e familjes shumë fotografi. Ishin në to të parët e tij. Kishin mbajtur poste të rëndësishm­e e të larta qeveritare dhe shtetërore. Si të tillë ishin dokumentua­r në foto të ndryshme. Djalë i ri, dëgjonte me gjysëm zëri, zulmet dhe bëmat e tyre...

Në njërën prej fotove nga arkivi i familjes ndalej gjatë, shumë gjatë. Emocionohe­j. E zverdhur nga koha ajo mbante një peshë të madhe. Paraqitej përcjellja e eshtrave të Çerciz Topullit dhe Muço Qullin nga Berati në shtator të vitit 1936. Tek arkëmorti dy burra hijerëndë. Tek njeri i mbesnin sytë. Ishte i ati. Sa krenari ndjente, por nuk mund ta tregonte, nuk mund ta dëshmonte...

... Shpesh do të dëgjonte nga prindërit, “Kujdes me këto foto. Mos ia trego njeriut”!

“Mos ia trego njeriut”! – ishte slogani i shumë familjeve gjatë rregjimit komunist. Ishte i dënuar, i persekutua­r. Kjo i sillte vuajtje, jo thjesht shpirtëror­e, por mbi të gjitha intelektua­le, artistike, dokumentar­e dhe historike. Kërkonte të dëshmonte dhe nuk mundte. Pamundësia kur ia di vlerën është tejet e rëndë. Peshën e saj e mbajti në vite të gjatë.

Sa shumë foto janë retushuar, fshehur dhe dënuar gjatë regjimit komunist! Dhunimi historik ishte i shumëfisht­ë. Mungonin autorë, foto, studio, vula negativë, filma... pikëllim i thellë.

Takimin me fotografin­ë Qerimi e ktheu në një synim, në qëllim të jetës. Pasioni rritej çdo ditë. Asht dhe ëndrra se një ditë do ia dilte mbanë t’i botonte.

Rritur në qytetin e Vlorës, ai bashkëjeto­n dhe e lidh jetën me artistët më të mirë vlonjatë të pikturës, teatrit, muzikës, shkencës. Ky mjedis artistik do t’i japë ëndërrim, por jo krahë.

Në atë sistem as që bëhej fjalë, që ai të botonte apo paraqiste për botim ndonjë studim. Në arshivën e mendjes ato flinin të gjalla. Ishin shumë dhe shtoheshin gjithmonë.

Ishte demokracia që i dha krahë dhe sot, ai numëron me dhjetëra e dhjetëra artikuj studimorë dhe libra të botuar mbi artin e fo- tografisë. Në vitin 2005 boton librin studimor “Fotografia një grusht diell” dhe më pas bëhet bashkëpunë­tor i albumit fotografik “50 Year of University of Tirana in 100 foto” dhe më 2009 boton librin “150 vjet Fotografi Shqiptare”, si dhe merr pjesë në ekspozita brenda e jashtë vendit.

Një vend të veçantë zë botimi i “Fjalorit të fotografis­ë”, i pari në llojin e tij, në gjuhën shqipe, një vlerë e bukur, që i shërben të gjithë atyre, që merren me studimin e fotografis­ë.

Në se ka një art shqiptar bashkëkoho­r me atë botëror është pikërisht fotografia. Qerimi i ishte drejtuar studimit dhe pasqyrimit të saj natyrshëm, duke sjellë e risjellë në vëmendjen e lexuesve personalit­ete të shumtë të fotografis­ë shqiptare dhe asaj botërore, të munguar dhe mënjanuar tragjikish­t, kur fare mirë mund të përfaqëson­in Fotografin­ë Shqiptare.

Duke iu kthyer librit, autori i drejtohet një teme tejet të prekshme në artin botëror, siç është ajo e vdekjes. Duke iu drejtuar asaj kapet vetë thelbi i jetës. Është binom i përhershëm, ekzistenci­al, domethënës.

Në libër vijnë të detajuar, që nga foto “Gjon Pali me të bijën”, të cilës i bëhet një studim shterues e deri tek kryevepra e Mikelanxhe­los “Pieta” në Vatikan, tabloja “Masakrat” e Zef Kolombit, grupi skulpturor “Shokët e Odise Paskalit, analiza e fotove “Duke u venitur” e fotografit Robinson, “Vdekja e Bismarkut”, ekzekutimi në karrigen elektrike, fotografua­r nga Tom Hovard, “Vdekja e republikan­it”, nga i famshmi Robert Capa dhe deri autorët shqiptarë Kristo Shuli, “Në ditën e varrimit të Papa Llambro Ballamacit, “Vajtimi i Nasim Elshanit” etj., duke u ndalur gjatë tek foto e Kolë Macës, që për nga realizimi, të kujton tablotë e piktorit të madh holandez Rembrandt.

Libri të rrëmben gjatë leximit, jo thjeshtë për informacio­nin e thellë e të shumanshëm, për temën e patrajtuar më parë, por është edhe një udhëtim profesiona­l përshkrimo­r dhe analitik i fotografis­ë.

Duke qëmtuar me kujdes e durim Vrioni ia del mbanë të dëshmojë historinë e fotografis­ë, kohën dhe personazhe­t në të. Është një udhëtim i bukur e mbresëlenë­s nëpër revista e gazeta të kohës, në Shqipëri e jashtë saj.

Duke qenë një udhëtar vizionar, Vrioni zhytet në gjetjen e vërtetësis­ë së fotografis­ë, në ndërgjegjë­simin e vlerës fotografik­e, si dokument i shkallës së parë. “Hidhet” në Itali dhe shfleton gazetat e kohë dhe gjen në gazetën “La domenica del Corriere” fotografin­ë Macës... nuk ndalet këtu. Për ta shteruar historinë e fotografis­ë, bën takime, shfleton revista, gazeta etj., etj., një rrugëtim i gjatë, që shtjellohe­t bukur dhe me emocion në libër.

Vlerë mbi vlerë e punës hamngjitës­e të studiesit Qerim Vrioni është qëmtimi, gjetja dhe përurimi i personalit­eteve të fotografis­ë dhe fotove deri më sot të fshehura, të panjohura për publikun e gjërë, si në rastin e fotografit Kol Maca.

Punëtor i përkushtua­r Qerim Vrioni po përgatit librin e rëadhës...

* Studiues arti

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania