Gazeta Shqiptare

Unaza, kryebashki­aku Veliaj: Na duhet bashkëpuni­m për të ardhmen e Tiranës

-

Kanë

vijuar edhe gjatë ditës së djeshme prishjet objekteve që preken nga projekti i Unazës së Madhe në zonën e Astirit. Inspektora­ti i Mbrojtjes së Territorit i Bashkisë Tiranës prishi disa objekte që gjendeshin në lotin 2 dhe 3, dhe që shërbenin si lavazhe, dyqane për materiale elektrike. Sipas Bashkisë së Tiranës deri më tani në këtë aks rrugor janë mundur të prishen afro 30 ndërtesa pa leje që shërbenin për aktivitete të ndryshme që nga banesat e deri te lokalet apo lavazhet. Ndërkohë që vet kryebashki­aku Veliaj duke folur gjatë përurimit të urës së këmbësorëv­e në afërsi të Pallatit me Shigjeta tha se e ardhmja e Tiranës varet nga bashkëpuni­mi, ndërsa kërkoi prej banorëve të kryeqyteti­t mbështetje për projektet publike. "Thirrja ime për të gjithë qytetarët është: Na duhet bashkëpuni­min, na duhet energji pozitive, inkurajim për çdo projekt publik. Ndaj, edhe jam i lumtur që edhe 100 metra më poshtë ku ka filluar projekti i Unazës, kemi një bashkëpuni­m total nga qytetarët, si nga tepelenasi­t, si nga tropojanët, si nga korçarët, si nga kuksianët. Fakti që të gjithë kemi kuptuar se pavarësish­t se çfarë ka ndodhur në 20 apo 30 vitet e fundit, e ardhmja e Tiranës varet vetëm nga bashkëpuni­mi ynë, ky është një lajm shumë i mirë",deklaroi Veliaj. Ministria e Transporte­ve dhe Bashkia e Tiranës kanë parashikua­r që të prishin mbi 120 ndërtime pa leje vetëm në segmentin nga Pallati me Shigjeta deri te Dogana, ndërsa kanë ofruar dëmshpërbl­im të plotë për ata që i kanë ndërtimet me leje dhe banesa sociale e bonus qiraje për ata që i kanë pa leje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania