Dita e 36 e protestës, Basha: Arta Marku po mbron aferën korruptive
Banorët e Astirit kundërshtuan sërish projektin që i prish shtëpitë "Kush e ka fuqinë politike për një aferë të tillë?"
Banorët e zonës së Astirit janë të vendo sur për t'i shkuar deri në fund protestës së tyre kundër prishjes së shtëpive dhe objekteve të tjera që preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe në segmentin nga Pallati me Shigjeta deri te Dogana. Ashtu si edhe më parë, edhe dje për të 36 ditë me radhë të veshur me jelekë portokalli ata kanë dalë në rrugë, duke kërkuar dëmshpërblim në masën 100 për qind për të gjitha ndërtimet që do të prishi në këtë të dyja krahët e këtij aksi. Me thirrjet "Shtëpia jonë, gjaku jonë", "Poshtë qeveria", "Do të të rrëzojmë në dhjetor, o Edvin kryehorr", "Qeveria e krimit" , "Poshtë projekti", etj., banorët e Astirit kanë bërë thirrje për rezistencë deri sa qeveria të dorëzohet dhe të pranojë kërkesat e tyre. Pjesë e protestës së tyre është bërë edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili duke mbështetur kërkesat e protestuesve, denoncoi edhe një herë skandalin e zbuluar nga emisioni "Të Paekspozuarit" që transmetohet në News24, dhe ku u faktua se një prej kompanive që ka fituar tenderin për ndërtimin e lotit të parë të kësaj rruge ka falsifikuar dokumentacioni, përfshi edhe firmën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Delaware. Ai theksoi se është e pajustifikueshme që ende nuk ka një prononcim nga autoritetet shqiptare për sa i takon projektit "Unaza e Madhe", që e cilëson si një "aferë korruptive". Basha vijoi të insistojë se projekti "Unaza e Madhe" është një skemë pastrimi parash dhe se forca e tij politike do t'i mbështesë deri në fund banorët e ' Unazës së Re' në kauzën e tyre. Sikurse një ditë më parë, ai kërkoi edhe dje arrestimin e kryeministrit Edi Rama, ministrit të Energjetikës dhe Infras- trukturës Damian Gjiknuri, kreut të ARRSH- së Afrim Qëndro dhe të të gjithë atyre që sipas tij janë përfshirë në këtë aferë korruptive. "Investigimi i medias dhe autoriteteve amerikane provuan falsifikimin e dokumenteve për projektin 40 milionë. Arta Marku mbron këtë aferë korruptive. Arta Marku e emëruar nga Rama, po mbron personin e kësaj afere. Edi Rama është ulur këmbëkryq me Salillarin, Viktoria Invest dhe Biba x për të ndarë miliona euro. Por, prokuroria nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të marrë në pyetje pronarët e kompanive. Sot dua të shtroj pyetjen para shqiptarëve, kush e ka fuqinë politike në këtë vend në një aferë ku përfshihet ARRSH, në krye të së cilit qëndron personi më i besueshëm i Ramës, Afrim Qëndro? Kemi të bëjmë me një projekt vjedhje. Këtu nuk ka projekt investimesh, por është plan vjedhjesh. Sot Shqipëria është në këmbë dhe "Unaza" është në këmbë. Është e njëjta skemë e Teatrit Kombëtar", tha Basha. Ndërkohë që banorët theksuan se protesta e tyre ishte për të mbrojtur pasuritë e tyre, ndërsa paralajmëruan edhe kompanitë që kanë afruar makineritë e rënda në këtë zonë që të largohen. "Është detyrë e të gjithë qytetarëve që t'i bëjnë rezistencë krimit, për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe për të ardhmen e popullit", - tha njëra prej banoreve. "Arta Marku mbron këtë aferë korruptive. Arta Marku e emëruar nga Rama, po mbron personin e kësaj afere. Edi Rama është ulur këmbëkryq me Salillarin, Viktoria Invest dhe Biba x për të ndarë miliona euro. Por, prokuroria nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të marrë në pyetje pronarët e kompanive"