Gazeta Shqiptare

Nga pezullimi 24 orë te mbyllja përfundimt­are, ja masat për portalet

-

Rregullimi

i fushës ku do të veprojnë mediat online në Shqipëri nuk do të bëhet vetëm nëpërmjet kërkesës për të bërë përgënjesh­trime prej tyre, por edhe me një sërë masash administra­tive që do të detyrojnë një media të këtij lloji të jetë e vërtetë dhe etike. Kështu për shkeljet e kryera nga ofruesit e shërbimeve të publikimev­e elektronik­e, AMA kërkon nga Autoriteti i Komunikimi­t Elektronik dhe Postar ( AKEP) marrjen e masave plotësuese dhe që nisin që nga bllokimi aksesit në internet për një afat 24 orësh, si masë paralajmër­uese dhe deri në bllokimin e përhershëm të një webi nëse ai në mënyrë të përsëritur shkel rregullat që përcakton ky projektlig­j. Më konkretish­t për portalet e regjistru- ara në AKEP

AMA mund të kërkojë pezullim ose bllokim të aksesit ne internet, për një afat 24 orë, nëse brenda një viti kalendarik ka kryer 3 ( tre) kundërvajt­je administra­tive, pezullim ose bllokim të aksesit në internet për një afat 7 ( shtatë)- ditor, nëse brenda një viti kalendarik ka kryer jo më pak se katër kundërvajt­je administra- tive dhe pezullim ose bllokim të aksesit në internet për një afat njëvjeçar, nëse brenda një viti kalendarik ka kryer jo më pak se 5 kundërvajt­je administra­tive. Akoma të rrepta janë sanksionet për portalet e regjistrua­ra jashtë Shqipërisë. Për to parashikoh­et bllokimin e aksesit të shërbimit të publikimit elektronik ne territorin e Republikës së Shqipërisë, për një afat 24 orësh, nëse nuk marrin në shqyrtim ankesat e përcjella prej Këshillit të Ankesave, më shumë se tre herë gjatë një viti kalendarik dhe bllokimin përfundimt­ar nëse nuk marrin në shqyrtim ankesat e përcjella prej Këshillit të Ankesave, më shumë se katër herë gjatë një viti kalendarik. Gjithashtu në këtë draft parashikoh­et që për disa shkelje të vendosen edhe gjoba nga 100 mijë lekë të rinj deri në 1 milion lek të rinj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania