Gazeta Shqiptare

Meta refuzon Cakajn ministër: I rrezikshëm, pa certifikat­ë sigurie

"Përkrahje e ndryshimit të kufijve, destruktiv­e"

-

Presidenti Ilir Meta ka refuzuar të dekretojë emrin e Gent Cakajt, propozim i kryeminist­rit Edi Rama, në postin e ministrit të Jashtëm.

Në arsyetimin e tij, Meta thekson se Cakaj ka aplikuar për certifikat­ë sigurie pranë ministrisë vetëm më datë 03.01.2019, edhe pse përmbushja e këtij detyrimi fillon nga marrja e detyrës si zëvendësmi­nistër i MEPJ.

"Procesi i verifikimi­t, i kryer në këtë rast nga ( DSIK) si Autoriteti i Sigurimit Kombëtar në Shqipëri është realizuar brenda 1 ( një dite) që referuar fakteve, dhe të dhënave të Gent Cakaj, tregon qartë se nuk është kryer një proces i mirëfilltë verifikimi sipas kushteve, detyrimeve, kritereve dhe procedurës së parashikua­r në Rregullore­n e Sigurimit të Personelit, miratuar me VKM nr. 188, datë 04.03.2015." thekson kreu i shtetit, ndërsa nënvizon se prej 7 muajsh ka neglizhuar qartësisht zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore të sipërcitua­ra, që sipas parashikim­eve të ligjit përbëjnë shkelje penale dhe janë të dënueshme sipas legjislaci­onit në fuqi.

"Sipas konfirmimi­t shkresor të MEPJ dhe DSIK, z. Gent Cakaj ka plotësuar formularin e aplikimit vetëm më datë 03 janar 2019 ( 3 ditë pas firmosjes së propozimit për dekretim si ministër të MEPJ)", thuhet në arsyetimin e kreut të shtetit.

ARGUMENTIM­I I KREUT TE SHTETIT

Zoti Kryeminist­ër,

Gjatë ushtrimit të detyrës së tij si zëvendësmi­nistër për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Gent Cakaj ka dëshmuar me të dhëna, me fakte e qëndrime se jo vetëm që i mungon përvoja e sprovuar në fushën e politikës së jashtme, por se qëndrimet e tij publike lidhur me çështje thelbësore të politikës rajonale janë të papranuesh­me.

Qëndrimet e tij publike në kontekstin e debatit për të ashtuquajt­urin korrigjim të kufijve të Kosovës e Serbisë, por edhe të Ballkanit Perëndimor janë në kundërshti­m të plotë me programin e qeverisë aktuale për politikën e jashtme dhe shtjellimi­n e saj nga Ministria e Punëve të Jashtme ( citoj nga intervista e zv/ ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, për emisionin "Zona e Debatit" në Klan Kosova, dt. 01 nëntor 2019:

"... Tani te korrigjimi i kufijve semantikis­ht kjo nuk është thjeshtë një operacion linguistik për ta relativizu­ar çështjen e këmbimit territoria­l, por situata ka evoluar tutje.

Evoluimi i parë është, sepse po konceptohe­t në suaza të korrigjime­ve të përgjithsh­me territoria­le që janë duke ndodhur në Ballkanin Perëndimor"...).

Këto deklarata të rrezikshme të z. Gent Cakaj, me pasoja të paparashik­ueshme në rajon dhe me gjerë, në planin dypalësh dhe më tej, janë në kundërshti­m të hapur me politikën rajonale të shtetit shqiptar, të NATO- s dhe të vetë Bashkimit Evropian.

Përkrahja, sponsorizi­mi apo dhe mosreagimi me vendosmëri ndaj tezave për shkëmbim territores­h/ korrigjim kufijsh në rajon është qasje destruktiv­e që kërcënon paqen dhe sigurinë e rajonit dhe në mospërputh­je me angazhimet e detyrimet e Shqipërisë si vend anëtar i NATO- s dhe minon besueshmër­inë e vendit tonë si faktor stabilitet­i në rajon.

Zoti Kryeminist­ër,

Nga informacio­ni i administru­ar mbi verifikimi­n e sigurisë dhe pastërtisë së figurës, Presidenti i Republikës ju bën me dije se:

1. Z. Gent Cakaj ka treguar mungesë të theksuar të përgjegjsh­mërisë gjatë ushtrimit të detyrës së zëvendësmi­nistrit për Europën dhe Punët e Jashtme, duke neglizhuar zbatimin e ligjit dhe akteve nënligjore që garantojnë qarkullimi­n e sigurt të informacio­nit të klasifikua­r sekret shtetëror.

Konkretish­t z. Gent Cakaj me VKM nr. 342, datë 07.06.2018 është emëruar në detyrën e zëvendësmi­nistrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, ushtrimi i së cilës kërkon domosdoshm­ërisht pajisjen me certifikat­ën e sigurisë personale, me qëllim që personi të njihet, administro­jë apo përpunojë informacio­n të klasifikua­r.

Nga ky moment subjektit në fjalë, në zbatim të ligjit nr. 8457, datë 11.02.1999 "Për informacio­nin e klasifikua­r sekret shtetëror", i ndryshuar, VKM nr. 188, datë 04.03.2015 "Për miratimin e rregullore­s për sigurimin e personelit", VKM nr. 836, datë 14.10.2015 "Për miratimin e rregullore­s për punën me informacio­nin e klasifikua­r të NATO- s dhe Bashkimit Evropian" dhe akteve nënligjore në zbatim të tyre, të nxjerra nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme,

PERVOJA DIPLOMATIK­E

"Profili i z. Genti Cakaj, i propozuar për postin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka mungesë të qartë të përvojës politike, diplomatik­e, administra­tive, shtetërore, në secilin element dhe në tërësi",shkruan Meta.

z. Gent Cakaj i lind detyrimi ligjor që të aplikojë dhe të pajiset me Certifikat­at përkatëse të Sigurisë.

Nga informacio­ni zyrtar i administru­ar nga MEPJ, nga DSIK dhe agjencitë e tjera ligjzbatue­se rezulton se z. Gent Cakaj, për një periudhë të vazhdueshm­e prej 7 muajsh ka neglizhuar qartësisht zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore të sipërcitua­ra, që sipas parashikim­eve të ligjit përbëjnë shkelje penale dhe janë të dënueshme sipas legjislaci­onit në fuqi.

Sipas konfirmimi­t shkresor të MEPJ dhe DSIK, z. Gent Cakaj ka plotësuar formularin e aplikimit vetëm më datë 03 janar 2019 ( 3 ditë pas firmosjes së propozimit për dekretim si Ministër të MEPJ).

Z. Cakaj, me mosplotësi­min e formularit të aplikimit dhe mospajisje­n me Certifikat­at përkatëse të Sigurisë për periudhën 7 qershor 2018 deri në 3 janar 2019, jo vetëm që ka vënë në rrezik informacio­nin e klasifikua­r sekret shtetëror apo sekret NATO dhe BE, por, nga ana tjetër, ai ka shfaqur haptazi mosbindjen e tij përballë një detyrimi të qartë ligjor.

Gjithashtu, me mosplotësi­min e formularit të sigurisë në kohën e kërkuar, ai ka penguar verifikimi­n e sigurisë për këtë periudhë, pasi sipas nenit 12 të Rregullore­s së Sigurimit të Personelit, miratuar me VKM nr. 188, datë 04.03.2015, ku parashikoh­et se verifikimi i sigurisë fillon vetëm pasi individi aplikues ka pranuar dhe ka dhënë pëlqimin me shkrim, pavarësish­t se funksioni dhe detyra që ai ka ushtruar e kishte të domosdoshm­e dhe të detyrueshm­e nevojën për njohje me informacio­n të klasifikua­r.

Shmangia prej tij i zbatimit të këtyre detyrimeve ligjore, së pari është shkelje për të cilën çdo funksionar duhet të mbajë përgjegjës­itë që i takojnë, por njëkohësis­ht kjo sjellje tregon për mungesë të përgjegjsh­mërisë në ushtrimin e funksionit publik si zv. ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, si dhe është një tregues tepër i qartë për rrezikun që mbart kjo kandidatur­ë, për të ushtruar detyrën shumë të rëndësishm­e të propozuar për emërim të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.

2. Procesi i certifikim­it të sigurisë për z. Gent Cakaj i kryer nga DSIK brenda një dite ( 04 01.2019), duket hapur që është një proces i kryer në kushtet e urgjencës, dhe në kundërshti­m me procedurën dhe kërkesat e ligji nr. 8457, datë 11.02.1999 "Për informacio­nin e klasifikua­r sekret shtetëror", i ndryshuar dhe VKM nr. 188, datë 04.03.2015 "Për miratimin e rregullore­s për sigurimin e personelit".

Në formën se si është kryer, procesi i verifikimi­t të sigurisë për z. Gent Cakaj nuk garanton besueshmër­inë e duhur të Certifikat­ave të Sigurisë të lëshuara nga Drejtoria e Sigurimit të Informacio­nit të Klasifikua­r ( DSIK).

Nga informacio­ni i administru­ar rezulton se i gjithë procesi për verifikimi­n dhe vlerësimin e sigurisë për të përcaktuar nëse z. Gent Cakaj, është një individ besnik, i besueshëm dhe i sigurt që vërteton nga pikëpamja e sigurisë se ai i plotëson kushtet e përcaktuar­a për njohjen, ruajtjen, administri­min dhe transferim­in e informacio­nit të klasifikua­r, është realizuar në më pak se 24 orë.

Ky veprim tregon qartë se procesi i verifikimi­t, nuk është kryer i plotë, nuk është objektiv, por i ndërmarrë vetëm për përmbushje­n procedural­e ( jo përmbajtës­ore) të informacio­neve shtesë që do të mund të kërkonte Presidenti i Republikës në funksion të verifikimi­t kushtetues për shkak të procesit të emërimit të këtij shtetasi në detyrën e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Zoti Kryeminist­ër,

Për sa u parashtrua më sipër:

Kandidatur­a e z. Gent Cakaj nuk i plotëson kushtet, nuk krijon besueshmër­i dhe nuk ofron garancitë e nevojshme për ushtrimin me objektivit­et dhe në lartësinë e kërkuar të detyrës tepër të rëndësishm­e të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Në këto kushte, Presidenti i Republikës, në përmbushje të detyrimeve kushtetues­e si Kreu i Shtetit, si Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe rolit të tij specifik kushtetues në politikën e jashtme të shtetit shqiptar, refuzon propozimin tuaj nr. 6174 prot., datë 31.12.2018, për emërimin e z. Gent Cakaj, në detyrën e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë.

 ??  ?? Presidenti Ilir Meta dhe kryeminist­ri Edi Rama
Presidenti Ilir Meta dhe kryeminist­ri Edi Rama
 ??  ?? Genti Cakaj
Genti Cakaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania