Gazeta Shqiptare

Cakaj, sërish te Meta për ministër. Rama: E sulmojnë se është i pastër

Kreu i qeverisë ka sulmuar ashpër presidenti­n: Genti, 1 mijë herë më i ditur se ti “Refuzimi, jo vetëm antikushte­tues, po edhe i turpshëm”

-

Gent Cakaj do jetë sër ish propozimi i kryeminist­rit Edi Rama për të qenë ministër i Europës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Pavarësish­t refuzimit që i bëri dje Presidenti i Republikës, Ilir Meta, Rama pritet t'i çojë sërish Cakajn si kandidat për ministër. Këtë e la të kuptojë dje në mbrëmje vetë kryeminist­ri gjatë takimit të përvitshëm me diplomatët e huaj të akredituar në Tiranë, ku nuk iu shmang as debatit për kandidatur­ën e Cakajt. "Më vjen keq që i ardhuri ynë nga Prishtina e ka nisur rrugëtimin e tij si ministër në pazakonshm­ëri. Paragjykim­et, balta dhe mllefi i injorantëv­e kanë bërë që të gjykohet pa e hapur ende gojën", - u shpreh në fjalën e tij. Ndërkohë që ka sulmuar presidenti­n se iu kthye avazit të vjetër, ai ka mbrojtur propozimin e tij për ministër të Jashtëm, ndërsa ka theksuar se ai sulmohet vetëm sepse është i pastër. Rama sqaroi edhe njëherë se argumenti që ka përdorur kreu i shtetit se Cakaj ka mbrojtur idenë e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë nuk qëndron. "E kanë sulmuar dhe shkelur dinjitetin e tij, sepse është i pastër dhe nuk i përket llumit tonë të vjetër. Sepse nuk mund të akuzohet për asgjë. Sepse është shumë i pastër, se si kosovar nuk mund të bëhet ministër. Unë nuk kam zgjedhur Gent Cakajn, as si kosovar, as si i ri, por si një shqiptar europian. Fillimisht ia nisi si këshilltar dhe më pas si zv. ministër. Ai kurrë nuk ka shprehur asgjë që bie ndesh me politikën tonë të jashtme. Kush e thotë ose është keqdashës, ose është keqlexues. S'ka predikuar kurrë ndryshime kufijsh në Ballkan e as ka ndërhyrë në një çështje si ajo e Kosovës dhe Serbisë", - tha Rama.

DEBATI

Menjëherë sapo kreu i shtetit publikoi dje vendimin e tij të refuzimit shoqëruar edhe me argumentet përkatëse, kryeminist­ri Edi Rama larg çdo komunikimi etik dhe institucio­nal, siç është përpjekur të jetë deri më sot në raport me Institucio­nin e Presidenti­t, ka bërë një sërë reagimesh të ashpra me objekt pikërisht Presidenti­n e Republikës. Në reagimin e tij të parë, ai e konsideroi si të turpshëm refuzimin e Metës dhe mbi të gjitha, antikushte­tues. Sipas tij, argumentet e dhëna

META

"Pavarësia, integritet­i territoria­l i Kosovës dhe vendimi i Gjykatës Ndërkombët­are të Drejtësisë janë të padiskutue­shme për Republikën e Shqipërisë deri në sekondën e fundit si president i vendit tim".

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama, dje gjatë pritjes me ambasadorë­t e huaj
Kryeminist­ri Edi Rama, dje gjatë pritjes me ambasadorë­t e huaj
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania