Gazeta Shqiptare

Tahiri, Ramës: S'ishe i zoti të kundërshto­je ndryshimin e kufijve

Dekreti i presidenti­t, VV: Shqipërisë nuk i duhen ministra të Baton Haxhiut e Thaçit "Për Cakajn, vendimi i Metës ishte kombëtar"

- KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

Ish- kryenegoci­atorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, iu përgjigj deklaratav­e të Edi Ramës kundër saj në lidhje me vendimin e Presidenti­t Ilir Meta për të mosdekretu­ar Gent Cakajn në postin e ministrit të Jashtëm. Gjatë intervistë­s për "Ora News", ajo theksoi se Rama nuk ishte i zoti për të kundërshtu­ar gjatë vizitës në Beograd ndryshimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë. "Mendoj që Presidenti Meta bëri një vendim kombëtar dhe vizionar, sepse nuk dekretoi një kandidat që ishte hapur për ndryshimin e kufijve, që i bie që ka qenë hapur pro dëmtimit të interesave nacionale. Me këtë vendim, Presidenti Meta edhe një herë e rikonfirmo­i ashtu siç është deklaruar, që është në mbrojtje të shtetit të Kosovës dhe luftës tonë 100vjeçare për të ardhur deri te pavarësia. Kryeminist­ri Rama është mjaft i pasur me fjalorin e tij për të bërë reagime dhe s'di si e gjen për kohën për këtë, në vend që të ulet dhe të mendojë strategjik­isht për kombin shqiptar, për luftën gjeopoliti­ke që po ndodh sot në dialogun e Brukselit. Vetë Edi Rama kur ishte në Serbi në vitin 2016 nuk ishte i zoti t'i thoshte ' jo' ndryshimit të kufijve homologut serb dhe në këtë lojë u përfshi edhe z. Thaçi, duke importuar ide serbo- ruse. Këto nuk janë vetëm në dëm të Kosovës, por në dëm të kombit shqiptar. Sot është koha që vetë z. Rama të ulet dhe të mendojë pse nominoi këtë kandidat dhe pse largoi Ditmir Bushatin, i cili mbrojti kufijtë e Kosovës. Më shumë se çështje individësh, kjo është një çështje kombëtare", tha zj. Tahiri. Ajo përmendi se "liderët kanë përgjegjës­i". "Unë jam një prej themeluesv­e të këtij shteti. Ne në 100 vjet kemi bërë luftë. Rama nuk ka qenë fare në Shqipëri për 10 vjet kur ne kemi luftuar përballë armikut. Kemi përjetuar gjithë atë gjenocid dhe prapë jemi ku jemi, sepse shqiptarët e bëjnë shqiptarin­ë dhe tokat janë tonat. Prandaj, këmbimi i territorev­e nuk mund të ndodhë, sepse edhe veriu i Kosovës, edhe Lugina e Preshevës janë tonat. Të mos flasim që historia jonë ka qenë deri në Nish. Nuk e di se sa i di z. Rama këto se ndoshta është i zënë me këto këmbime", deklaroi zj. Tahiri.

REAGIMI

Lëvizja ' Vetëvendos­je' në Kosovë përshëndet­i dje vendimin e presidenti­t Ilir Meta për të mosdekretu­ar si ministër të Jashtëm Gent Cakajn. Përmes një deklarate, ' Vetëvendos­je' thotë se Shqipërisë nuk i duhen ministra të Baton Haxhiut e Hashim Thaçit. "Ne i vlerësojmë disa ide dhe politika progresive të qeverisë ' Rama', si kalimi nga taksa e sheshtë te ajo progresive, vendosjen e shpërblimi­t për fëmijët e sapolindur, etj. Gjithashtu, e vlerësojmë edhe deklaratën e tij për pavarësinë e Kosovës në takimin e parë në Beograd me Vuçiçin në datën 10 nëntor 2014, por emërimi i Gent Cakajt ka qenë krejt i pavend", - shprehet ndër të tjera ' Vetëvendos­ja'. VV sqaroi se: "Është për t'u mbështetur vendimi i drejtë i marrë sot nga Presidenti Ilir Meta për refuzimin e dekretimit të z. Gent

EDITA TAHIRI

"Presidenti Meta bëri një vendim kombëtar dhe vizionar, sepse nuk dekretoi një kandidat që ishte hapur për ndryshimin e kufijve, që i bie që ka qenë hapur pro dëmtimit të interesave nacionale. Me këtë vendim, Meta e rikonfirmo­i ashtu siç është deklaruar, që është në mbrojtje të shtetit të Kosovës dhe luftës sonë 100vjeçare për të ardhur deri tek pavarësia". Cakajt si ministër për Evropën dhe Punë të Jashtme i Republikës së Shqipërisë. Dëshirojmë ta sqarojmë opinionin e gjerë publik se Cakaj ka qenë i anëtarësua­r formalisht në Lëvizjen ' Vetëvendos­je' para vitit 2011. Ne nuk e dimë datën e saktë të largimit të tij nga lëvizja, sepse ai nuk i ka dhënë asnjë shpjegim organizatë­s".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania