Gazeta Shqiptare

Baton Haxhiu, letër Ilir Metës: Refuzimi i Gent Cakajt, gabim historik

"Po gabon shumë dhe mos shko ma tutje"

-

Pas

vendimit të Presidenti­t të Shqipërisë, Ilir Meta për të mos dekretuar Gent Cakajn në postin e ministrit të Jashtëm, "Klan Kosova" publikon një letër të gazetarit Baton Haxhiu, njëkohësis­ht drejtuesi i këtij televizion­i. Ai thekson në letër se është gabim historik mosdekreti­mi i Cakajt si ministër, megjithëse Presidenti Ilir Meta ka sqaruar me detaje vendimin e tij. Gent Cakaj është thënë gjerësisht në media se është propozuar nga Baton Haxhiu, i cili njihet për miqësinë e tij me Edi Ramën. Pas këtij refuzimi, Haxhiu deklaron se e konsideron aktin e presidenti­t

Meta "një veprim ta padenjë dhe antihistor­ik". "Sipas Kushtetutë­s të Shqipërisë, rrjedhimis­ht, për dekretimin e ministrave të propozuar, roli yt, Ilir, është thjesht ceremonial.

Në rast se do të shfrytëzos­h zbrazëtitë në sistemin gjyqësor të Shqipërisë për llogari ditore politike dhe i ndikuar nga vala e paparë e thashethem­eve të ditëve të fundit, Ilir, jo vetëm që nuk do të mundësoni emërimin në detyrë të një njeriu që përfaqëson shpresë në shoqëri dhe sjell dije në institucio­ne, por në fakt, do të vulosni ndarjen e thellë institucio­nale midis Kosovës dhe Shqipërisë. Midis shqiptarëv­e të Kosovës dhe Shqipërisë", shprehet z. Haxhiu. Ai përmend se: "Duke besuar se emri, të cilin mban mbi tryezë, për ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme paraqet cilësinë më të lartë për këtë detyrë dhe duke mbetur me shpresë se do të ngrihesh përmbi politikat ditore, interesat e ngushta dhe logjikën feudale ku është mbërthyer Shqipëria dhe Kosova, unë, miqësisht, të kërkoj dekretimin sa më të shpejtë të kryediplom­atit më të merituar të Shqipërisë. Ilir! Dëgjoje mirë çka po të thotë Batoni: Po gabon shumë dhe mos shko ma tutjeshëm në këtë gabim historik!".

DEKLARATA

Z. Haxhiu deklaron se e konsideron aktin e Presidenti­t Meta "një veprim ta padenjë dhe antihistor­ik". "Ilir! Dëgjoje mirë çka po të thotë Batoni: Po gabon shumë dhe mos shko ma tutjeshëm në këtë gabim historik!", shprehet z. Haxhiu.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania