Gazeta Shqiptare

Vendimi, qeveria shpërblen komisioner­ët e vetingut në drejtësi

Njerëzit e vetingut do të marrin nga një pagë shpërblim për punën e kryer gjatë 2018- ës Masa financiare e përfitimit, deri në 400 mijë lekë

-

Njerëzit që kanë mar rë përsipër të pas trojnë sistemin e drejtësisë nga të korruptuar­it dhe të inkriminua­rit janë vlerësuar financiari­sht nga qeveria për punën e kryer prej tyre në vitin e parë të zbatimit të vetingut në Shqipëri. Në mbledhjen e fundit Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim të veçantë, që u jep një pagë shpërblim të gjithë komisioner­ëve të vetingut, në dy nivele, si dhe gjithë administra­tës mbështetës­e të tyre. Vendimi është publikuar në faqen zyrtare dhe përcakton në detaje masën e shpërblimi­t për secilën kategori. Kështu, përjashtim­isht për vitin 2018, për institucio­net e rivlerësim­it jepet një shpërblim i ndarë në tri nivele, komisioner­ët, këshilltar­ët dhe administra­ta. Komisioner­ët e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it, Komisioner­ët Publikë dhe gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit do të shpërblehe­n për punën e tyre të bërë gjatë 2018 në masën e një page mujore bruto, që përfshin pagën referuese bazë së bashku me shtesën për pagën në grup. Bëhet fjalë për një shpërblim që varion nga 400 mijë lekë të reja, që është paga bruto e kryetares së Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it në 372 mijë lekë, që është paga bruto e anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it. Ndërkohë që sipas këtij vendimi, këshilltar­ët ligjorë dhe ekonomikë, sipas përkatësis­ë të këtyre dy komisionev­e shpërblehe­n në masën 80% të masës së shpërblimi­t që marrin komi-

SHPËRBLIMI

Komisioner­ët e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it, Komisioner­ët Publikë dhe gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit do të shpërblehe­n për punën e tyre të bërë gjatë 2018 në masën e një page mujore bruto, që përfshin pagën referuese bazë së bashku me shtesën për pagën në grup.

sionerët. Pra, këshilltar­ët marrin një shpërblim në nivelin e afro 300 mijë lekëve të reja secili. Ndërsa nëpunësit e administra­tës shpërblehe­n përkatësis­ht në masën e vlerës së pagës për pozicion dhe punonjësit e tjerë të administra­tës shpërblehe­n përkatësis­ht në masën e vlerës së pagës për klasë. Për efekt të këtij vendimi, përfitues të shpërblimi­t në masën e një page mujore bruto janë punonjësit që kanë punuar jo më pak se 12 muaj në institucio­n. Për punonjësit që kanë punuar jo më pak se 3 muaj në institucio­n, shpërblimi do të jetë i barabartë më gjysmën e pagës mujore bruto. Ndërkohë që efekti financiar i këtij vendimi përballohe­t nga fondi i veçantë i papërdorur nga ministritë dhe institucio­net qendrore për vitin 2018. Në fakt, kjo nuk është hera e parë që qeveria shpërblen komisioner­ët e vetingut, pasi një shpërblim, ndonëse në një masë më të vogël, e ka dhënë edhe në fillim të 2018 për vitin 2017. Në atë kohë atyre iu akordua një shpërblim në masën 100.000 ( njëqind mijë) lekë, në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 821, datë 30.12.2017, për një shtesë në vendimin nr. 929, datë 17.11.2010, të Këshillit të Ministrave, "Për krijimin dhe përdorimin e fondit të veçantë", të ndryshuar. Pavarësish­t vlerësimit që qeveria i ka bërë jo vetëm nëpërmjet një page të mirë, por edhe shpërblime­ve dhe benefiteve të tjera, puna e komisioner­ëve të vetingut ka qenë objekt i kritikave të vazhdueshm­e të opozitës dhe një pjese të mirë të opinionit publik. Shpeshherë opozita ka kritikuar vendimmarr­jet e vetingut, si të ndikuara politikish­t dhe të njëanshme. Gjithsesi deri më tani, këto dy komisione kanë marrë një sërë vendimesh të rëndësishm­e, duke nxjerrë jashtë sistemit të drejtësisë një numër të lartë gjyqtarësh dhe prokurorës­h, si të papërshtat­shëm për të dhënë drejtësi në vend. Rasti më i bujshëm ishte vendimi për të shkarkuar nga detyra kreun e Gjykatës Kushtetues­e, Bashkim Dedja.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania